Një grup marinsash duhet të mbrojnë Ambasadën e SHBA-ës në Lindje të Mesme kur sulmohen befasisht nga forcat armike.
Në vitin 1947, Dalton Trumbo ishte skenaristi më i mirë i Hollywood-it, deri sa ai dhe artistë të tjerë u burgosën dhe u futën ne listën e zezë për besimet e tyre politike.
Historia e vërtetë se si gazeta “Globe” në Boston zbuloi skandalin masiv të abuzimit të fëmijëve nga priftërinjtë.Skandal ky i mbuluar prej kohësh nga Kryedioqeza lokale katolike, zbulimi i të cilit lëkundi rrënjët e Kishës Katolike.
Stiv Xhobsi na përfshin në prapaskenat e revolucionit dixhital, për të pasur një imazh të njeriut në epiqendrën e tij. Historia shpalos prapaskenat e lançimit të tre produkteve, që përfundojnë në vitin 1998 me zbulimin e iMac-ut.
Jeta e disa të rinjve, të cilët futen në Kolegjin e Ushtarëve dhe më vonë transferohen në Vietnam. Një vëzhgim i një prej ushtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili tregon efektet çnjerëzore që lufta e Vietnamit kishte tek ushtarët e tjerë, që nga stërvitja e tmerrshme deri tek lufta e përgjakshme rrugëve të Vietnamit.
Gjyshja: Një adoleshente, që përballet me një shtatzani të padëshiruar, kërkon ndihmë nga gjyshja e saj e rreptë, një grua e cila prej kohësh i ka ftohur marrëdhëniet me vajzën e saj.
Një gazetar sportiv irlandez është i bindur se performanca e Lens Amstrongut gjatë Turneut të Francës, është e mbushur me substanca të ndaluara. Me bindjen e tij, ai fillon hulumtimin për prova që do të ekspozojnë Armstrongun.
Një shef policie në Florida duhet të zgjidhi një vrasje të dyfishtë dashakeqe, përpara se ai vetë të bjeri në dyshim.
Francë, mezi i viteve 1970. Vanesa, një ish-kërcimtare dhe Roland, një shkrimtar amerikan, bëjnë një udhëtim së bashku. Duket sikur ata po rriten veçmas, por kur ata vendosen në një qytet të vogël , në breg të detit, ata fillojnë të afrohen me banorë gjallërues, si mirëmbajtësi i kafenesë dhe pronari i hotelit.
Makbethi, Baroni i Glamisit, merr një porfeci nga një treshe shtrigash, se një ditë ai do të bëhet mbreti i Skocisë. I etur nga ambicia dhe i nxitur të veprojë nga bashkëshortja e tij, Makbethi vret mbretin e tij dhe arrin të marrë fronin.
Të nisësh diçka nga zero është shumë herë më e thjeshtë se të rinisësh pas një shkatërrimi të madh. Historia e vërtetë e një skuadre të madhe si Manchester United! Skuadra me moshën më të re në histori, të quajtur “Busby Babes”, që kanë fituar ndonjëherë Ligën Angleze. Janë quajtur heronj, luftëtarë dhe mbi të gjitha, frymëzim. Dhe jo vetëm për futbollin! Tragjedia ajrore e vitit 1958 i mori jetën 8 lojtarëve kryesorë të “Busby Babes”. Me punën dhe guximin e trajnerit Xhimi Mërfi, skuadra rindërtohet në një kohë rekord dhe vazhdon rrugën në nder të klubit.
Të mbetura pa burra në ditët e fundit të Luftës Civile Amerikane, tre gra nga jugu, dy motrat dhe një skllave afroamerikane, duhet të luftojë për të mbrojtur shtëpinë e tyre nga dy ushtarë batakçinj.
“Më kap nëse mundesh” është historia e vërtetë e falsifikatorit Frank Abagnale Jr. i cili lindi më 27 prill të vitit 1948 dhe e shtriu “aktivitetin” e tij të mashtrimit për pesë vjet në vitet ’60. Mashtrimi i tij i parë ishte firmosja e çeqeve mbi llogarinë e tij, por tejet të ekzagjeruar. Ai u maskua si një pilot “Frank Williams” për të bërë xhiro falas rreth e rrotull botës. Më vonë u shtir si pediatër për 11 muaj në spitalin e Georgia-s, nën emrin “Frank Williams”. Falsifikoi diplomën e juristit të Universitetit të Harvardit, mori provimin e avokatit në Lousiana dhe zuri punë në zyrën e prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit të Lousianës. Për 5 vjet ai punoi me 8 identitete të ndryshme, megjithëse përdorte më shumë para të thata se sa çeqe.
Fei, dikur kampion bote në boks, arratiset në Makau prej borxheve dhe papritmas takohet me një djalë te ri i cili është i vendosur ta fitoj një ndeshje boksi…
‘TOKA E KARTELIT‘: Një fizikant nga Miçoakani i Meksikës udhëheq një kryengritje qytetare kundër kartelës së drogës që ka bërë kërdin në rajon për shumë vite. Përtej kufirit të SHBA, një veteran udhëheq një grup që po punon për të shmangur qasjen e luftës së drogës së Meksikës në territorin e SHBA-së.
Filantropi Franny, përzihet në jetën e çifteve të sapo-martuar duke u përpjekur të ri-jetojë të kaluarën e tij.
Një këshilltare amerikane (Sandra Bullock) e situatave të vështira dërgohet për të ndihmuar presidentin e shumë përfolur i cili është rizgjedhur në Bolivi. Atje ajo do përballet me një rival të vjetër i cili punon për kandidatin tjetër.
I bazuar në romanin shumë të famshëm në të gjithë globin të Arthur Golden, “Kujtimet e një Geishe” është një film epik i vrullshëm dhe romantik që tregon një botë misterioze dhe ekzotike që bën akoma një magji të fortë edhe në ditët e sotme. Historia fillon kur një fëmijë japonez i varfër ndahet nga familja e tij për të punuar si shërbëtore në një shtëpi Geishash. Pavarësisht nga një rivale e pabesë që për pak sa nuk i thyhen shpirtin, vajza lulëzon dhe bëhet Geisha legjendare Sajuri (Ziyi Zhang). E bukur dhe e përkryer. Sajuri magjeps burrin më të fuqishëm të kohërave të saj, por ajo është e përhumbur në dashurinë e saj të fshehtë për të vetmin mashkull që s’mund të ketë (Ken Watanabe).
Një grup policësh francezë përpiqen të ndalojnë një bandë kriminelësh duke vënë në rrezik dhe vetë jetën e tyre.
Një vajzë që po vdiste nga leukemia bën një listë të gjërave që do të donte t’i bënte para se të vdiste. Në fillim të asaj liste ishte dhe humbja e virgjërisë së saj…
Një djalë në telashe arratiset në Meksikë dhe rekrutohet nga një grup paraushtarak adoleshentësh të cilët luftojnë kartelet e drogës. Ai e provon veten se është i denjë, por vë në pikëpyetje motivin e tyre…
Rik, një skenarist në LA, është në kërkim të diçkaje tjetër, diçkaje përtej jetës, por nuk po gjen mënyrën si. Vetëm femrat dukej se dinin më shumë se ai dhe asgjë nuk e kënaqte, as festat, as luksi as karriera por vetëm ato. Dhe çdo femër i shërbente si udhërrëfyese.
Një histori e cuditshme. Historia e një njeriu të quajtur Benxhamin Batten, i cili lindi ndryshe nga të tjerët. Lindi plak me rudha dhe me kalimin e kohës rinohej deria vdiq si një foshnje
Fitues i 4 çmimeve Oskar. Historia e vërtetë e mbretit Xhorxh VI, i cili ishte përndjekur gjithë jetën nga një e metë në të folur dhe problemi më i madh ishin fjalimet në publik. Por me kombin në prag të luftës, gruaja e tij kërkon ndihmën e një terapisti, që me metoda të pazakonta do ta ndihmojë mbretin t’i japë popullit atë që kishte më shumë nevojë… një zë udhëheqës!