Një djalë 9 vjeçar, shpikës amator, shkon në Nju Jork për të kërkuar drynin të cilin hap një çelës misterioz që i la babai, i cili vdiq në sulmet ndaj Kullave Binjake më 11 shtator 2001.
Xhon merr përsipër të shoqërojë për tek shtëpia e gjyshërve Luisin të cilit sapo i ka vdekur mamaja. Gjatë udhëtimit Luis do kalojë shumë aventura dhe do zbulojë shumë të vërteta.
Në një Britani të pushtuar nga Romakët, një ushtar i ri romak kërkon të nderojë kujtimin e babait të tij duke gjetur emblemën e shqiponjës së legjionit të tij të dikurshëm.
Gazetari amerikan Paul Kemp merr një punë të pavarur në Porto Riko për një gazetë lokale gjatë viteve 1960 dhe lufton për të gjetur një ekuilibër në mes të kulturës së ishullit dhe emigrantëve që jetojnë atje.
Në botën e trafikut të armëve, besnikëria, nderi dhe maturia janë shumë të vlefshme, por s'ka asgjë më të rëndësishme se lidhja e familjes. Fuqia sjell armiq dhe një tradhëtia e një njeriu të dashur të pret si thikë. Anë do të mbahen, luftra do të luftohen, në fund vetëm një Mbret do të ketë...
Shkëndijat fluturojnë kur Elizabeta Bennet takon, të pasurin, dhe krenarin z. Darsi. Por zoti Darsi me gjysmë zemre e gjen veten duke rënë në dashuri me një grua nën klasën e tij. Ç'ë çdo kush mund të kapërcej krenarinë dhe paragjykimet e tyre?
Dhjetë vjet pas filmit të parë, dr.Arthur Neuman është duke dhënë një fjalim në sallën e mitologjisë skandinave në Edge Muzeun e Qytetit. Një burrë, me të zeza vjen për të parë muzeun. Kur dr.Neuman arrin në pjesën lidhur me burgimin e Loki-t, dr.Neuman përmend se Loki e krijoi maskën dhe e lëshoi atë në Tokë.
Adam Lang, është një ish- kryeministër britanik dhe gjen strehë në një ishull në bregun lindor të SHBA gjatë një dimri, ku ai shkroi autobiografinë e tij. Kur këshilltari i tij vdes, një shkrimtar i dërgohet në ishull për ta ndihmuar atë për të përfunduar librin e tij.Shkrimtari “Anonim” hyn në një botë ku asgjë nuk është ashtu si duket dhe përfshihet në vorbullën e intrigave seksuale, politike dhe letrare.
Një dirigjent orkestre i dalë në pension është me pushime në Alpe me vajzën dhe me shokun e tij të ngushtë, drejtues filmi, kur atij i vjen një ftesë nga Mbretëresha Elizabeta II për të performuar në ditëlindjen e Princit Filip.
KUJDES: FILMI KESHILLOHET PËR SHIKUES TË MOSHES MBI 16 VJEÇ!
Të gjendur midis një romancë të ndaluar dhe pritshmrrive të miqve te tij, Dj Kol Karteri, tenton të gjejë rrugën që do ta çojë drejt famës dhe pasurisë.
Si pasojë e rëndë e një humbjeje të paimagjinueshme, Sarah dhe Phil humbasin mendjet duke mos pranuar të kaluarën. Phil fillon të humbas moralin e tij; Sara përballet me një udhëtim katastrofik, duke u harruar thellë në ëndrrën e saj të sëmurë.
Ngjarjet ndodhin në luftën e vitit 1944, nga Blue Hills te gadishulli Sõrve, e parë përmes syve të një ushtari estonez i cili po lufton kundër ish-vëllezërve të tij. Zgjedhjet s'duhet të merren vetëm nga ushtarët, por edhe nga familjarët e tyre...
Një qitës që jeton larg njerëzve në një shtëpi në mal është thirur përsëri në veprim pasi mësohet për një komplot për të vrarë presidentin. Por zbulon se i kanë ngritur kurth që ta fahësojnë për atë atentat. Ai shkon në kërkim për të gjetur vrasësin e vërtetë dhe për të gjetur se kush saktësisht e kishte futur në kurth, dhe pse…
" Shamikuqja " : Iliazi është njeri i vetëm nga Stambolli që vjen në një fshat të largët duke punuar si një shofer kamioni. Ai dhe vajza e bukur nga fshati, Asia, bien në dashuri dhe martohen. Djalit të tyre ia vënë emrin Samet. Shpesh herë Iliazi lë fshatin për shkak të punës, por një ditë ai nuk kthehet më.....
Në Verona Beach nis një histori dashurie e përjetshme me Romeo dhe Zhulietën. Familjet e dy të rinjve që e urrejnë hapur njëri-tjetrin, vetëm se babai i vajzës është një bos mafioz. Por edhe njerëzit e Romeos janë gjithashtu një grup mafiozësh. Edhe pse përballen me shumë pengesa, historia e dashurisë vazhdon derisa Romeo beson se Zhulieta ka vdekur.
Të mbajtur me forcë dhe përballë vdekjes së tyre, 50 të njerëz pa njohje me njeri-tjetrin detyrohen të zgjedhin njërin prej tyre i cili mund të jetojë.
Gu, një gangster i famshëm, sapo është arratisur nga burgu. E gjithë policia franceze është pas tij. Para se të largohet nga vendi me Manushin, gruaja që ai dashuron, Gu do një punë të fundit për fituar disa para. Puna funksionon, por një kurth i planifikuar nga policia, bën që Gu të duket si tradhtar përpara bashkëpunëtorëve të tij. Gu do bëjë çfarëdo të jetë e mundur për të pastruar nderin e tij.