KUJDES, FILMI NDALOHET PËR SHIKUES NËN MOSHEN 18 VJEÇ! PËRMBAN SKENA TË FORTA EROTIKE!
Një instruktore në një punishte argjili ka ndjenja për mësuesen e saj, të cilës i ka premtuar se do pranojë çdo gjë.
Por kur një djalë i pashëm jeton me ta, lidhja e tyre do të trazohet...
Një grup ushtarësh amerikanë të kthyer nga Iraku në shtëpinë e tyre, përballen me përshtatjen e vështirë në jetën familjare dhe atë civile. Duke jetuar me kujtimet e luftës, rrezikojnë të shkatërrohen, edhe pse janë shumë larg prej fushave të betejës. Bazuar mbi ngjarje reale.
Në Prill të vitit 1945, Gjermania qëndron në prag të humbjes kundër ushtrise Sovjetike, dhe është drejt izolimit nga perëndimi dhe në jug. Berlini, kryeqyteti i Rajhut të Tretë, po bie në duar të Sovjetikëve, Adolf Hitler, këmbëngul se Gjermania do të vazhdojë të korrë fitore, dhe urdhëron gjeneralët e tij të luftojnë deri në ushtarin e fundit. "Downfall - Der Untergang" zbulon ditët e fundit të Rahjut, ku krerët e lartë Gjermanë fillojnë të dezertojnë nga Fyhreri i tyre i dashur, në një përpjekje për të shpëtuar jetën e tyre, ndërkohë të tjerët në heshtje zotohen se do të vdesin përkrah Hitlerit. Hitleri vetë, kalon në formën e një njeriu me paranoja, plot optimizëm në një moment dhe në depresion vetvrasës në një tjetër. Kur fundi vjen, dhe Hitleri vret veten, ajo çfarë ngelet nga ushtria e tij duhet të gjejë një rrugë, për t'i dhënë fund luftës, e cila u quajt dhe Beteja e Berlinit, të ulin armët dhe të dorëzohen.
Kur e fejuara e tij rrëmbehet nga një trafikant femrash, Romani dhe vëllezërisht e tij ish-ushtarakë vendosin ta gjejnë atë dhe ta shpëtojnë para se të jetë tepër vonë. Gjatë rrugës, Romani bashkohet me Ejvërin, një polic që po heton trafikimin e femrave dhe që lufton burokracinë e cila ka qëllime të dëmshme.
Tridhjete vite pasi kane sherbyer se bashku ne Vietnam, Leri Sheperd(Dok) bashkohet me miqte e tij te vjeter nga marina, Sal Nealon dhe Reverand Richard Mueller per te varrosur djalin e tij, nje marins i ri qe u vra ne luften ne Irak.
I mashtruar duke menduar se ai vrau babain e tij, me fajin ne kurriz luani këlysh ikën merë arratinë dhe braktis identitetin e tij si mbreti i ardhshëm.
Historia flet për psikologun Uilliam Molton Marson dhe marrëdhënien e tij shumëpalëshe me gruan dhe të dashurën e tij që frymëzojnë krijimin e super heroinës Gruaja e Mrekullive.
Me sfond Anglinë Elizabetiane të mbushur me gjarpërinj politikanë, ANONIMI spekulon mbi një çështje që ka intriguar për shekuj me radhë akademikët dhe mendjet e ndritura... kush ishte autori i pjesëve të akredituara Uilliam Shekspirit? ANONIMI parashtron një përgjigje të mundshme, duke u fokusuar në një kohë kur intrigat politike, romancat e ndaluara në Oborrin Mbretëror dhe komplotet e fisnikëve lakmitarë të uritur për pushtet ekspozoheshin në vendin më të pa pritur: skenën e Londrës.
Një marrëdhënie tabu e një mësuesi drame me një studente të paqëndrueshme
acaron një shoqe klase xheloze, duke shkaktuar një zinxhir hakmarrës
brenda shkollës së tyre të mesme periferike, që krijon ngjarje paralele
me dramën 'The Crucible'.
Një detektiv, që po vuan thellësisht humbjen tragjike të gruas dhe së bijës, caktohet kryehetues për gjetjen e vajzës së rrëmbyer të ambasadorit të SHBA-së në Kanada. Vendosmëria për ta gjetur me çdo kusht adoleshenten e humbur në mënyrë misterioze, do ta vërë përballë të papriturave të paparashikueshme...
Kur vajza e një regjizori të famshëm televizioni kthehet në interes për një regjizor filmash në moshë të madhe me një të shkuar të tmerrshme, ai shqetësohet për mënyrën se si do e përballojë situatën.
Ndërkohë që një çift punon në shfaqjen "Vdekja e shitësit" gruaja e një mësuesi sulmohet në shtëpinë e saj të re. Burri është i vendosur të kërkojë dhe gjejë autorin e krimit për traumën e gruas.
Ushtria e SHBA-ve i bën një ofertë një njeriu me shenjë në fytyrë, në shkembim të lirisë së tij, ai duhet të vrasë një terrorist që i dogji familjen...
Dy udhëtarë, përshkruajnë një rrugë të gjatë përmes Amerikës, për të arritur në kabinën e tyre. Ato, që në pamjen e parë duken si pushime normale, vijnë dhe errësohen, ndërkohë që sekretet e tyre dalin në shesh dhe fusin këdo, në një botë të errët.
Nje çift me probleme martesore gjejne nje meteor, duke u perballur me nje krijese misterioze. Jetet e tyre permbysen nga zbulimi i kesaj krijese qe eshte burim i kenaqesise por dhe i shkaterrimit.
Tregtari ndërkombëtar i arteve Ron Holl duhet të miqësohet një burrë të pastrehë të rrezikshëm në mënyrë që të shpëtojë martesën me gruan e tij, ëndrra e së cilës i çon të tre në një rrugëtim të paimagjinueshëm.
Jeta e një vajze shumë serioze Naina, ndryshoi pas mbërritjes së fqinjit të saj të ri Amanit, i cili i mësoi asaj një mënyrë të re sesi të jeto, si të buzëqesh dhe si te dashurohet.
Kapitali i madh dhe bisedat e shpejta janë lojërat e kësaj kapele krimi që bashkon aleatë të pamundur nga anë të ndryshme të ligjit. Secili prej tyre ka motivet e veta, por do të duhet të punojnë së bashku për të arritur qëllimin e përbashkët – të zënë në grackë mashtruesin më legjendar në botë.
Për të njohur të birin e të dashurës së tij,
një djalë i mirë i klasës punëtore del vullnetar
për ta marrë atë nga një shkollë përgatitore,
vetëm për të mësuar se djali i saj nuk është fëmija më i mirë i mundshëm.
Një familje amerikane pasi vendosin t'i kalojnë pushimet verore në Afrikë e egër gjinden në një fushe beteje vdekjeprurëse në mes ndjekjeve nga luanët.