Kur Greg Sestero, një aktor filmash inspirues, njihet me të çuditshmin dhe të mistershmin Tomi Uizou në një kurs aktrimi, krijojnë një miqësi unike dhe udhëtojnë drejt Hollivudit për të realizuar ëndrrat e tyre.
Xhefri Dahmer përballet me jetën e vështirë gjatë viteve të tij të rinisë, gjë që e kthen ngadalë në një psikopat dhe vrasës serial, i cili do të pranohet në rrethin social të njerëzve me të cilët shoqërohet. Histori e bazuar mbi novelën e Dërf Bekdërfit.
Botët përplasen kur Mavela, anëtare e bandës “Bronksi i Zi”, takohet me Marvinin, një anëtar i një bande rivale marokene. Ata nuk munden t'i rezistojnë tërheqjes që kanë për njëri-tjetrit. Vetëm kur ata fillojnë të imagjinojnë një jetë tjetër për veten e tyre, një incident i tmerrshëm i kujton Mavelës se cilës botë i përket.
Një babë e bir ecin vetëm përgjatë Amerikës së djegur. Asgjë nuk lëviz në peisazhin e shkatërruar përveç hirit dhe ujit. Bën aq ftohtë sa për të thyer gurin dhe kur dëbora bie është gri. Qielli është i errët. Destinacioni i tyre është jugu më i ngrohtë, edhe pse nuk e dinë se çfarë, dhe nëse, i pret ata atje. Ata nuk kanë asgjë: vetëm një pistoletë për të mbrojtur veten kundër bandave kanibalistike që përgjojnë rrugën, rrobat që kanë të veshura në trup, një karrocë të ndryshkur pazari... dhe njëri-tjetrin.
Në Italinë Veriore, në vitin 1983, shtatëmbëdhjetëvjeçari Elio fillon një marrëdhënie me Oliverin, ndihmësin e babait të tij, me të cilin ai afrohet prej seksualitetit të tij në zhvillim, trashëgimisë së tyre hebraike dhe peizazhit italian.
Fituesja e Academy Award Charlize Theron luan si Mevis Geri, një ish-mbretëreshë mature 37-vjeçare dhe momentalisht shkrimtare romanesh për adoleshentë, e cila kthehet në qytezën e lindjes për të rijetuar ditët e saj të lavdishme dhe për të rifituar zemrën e ish të dashurit të saj të gjimnazit i cili tani është i martuar. Kur e gjen kthimin e saj në shtëpi më sfidues nga sa e priste, Mevis krijon një lidhje të pazakontë me një ish-shok shkolle - dhe që të dy duhet të përballen me realitetin e hidhur të rritjes në këtë histori brilante që të lë emocione të përziera dhe që kritikët e quajnë një komedi tepër të veçantë.
Një agjente e FBI-së e cila beson në ideale vendoset në një task forcë të emëruar nga qeveria për të luftuar kundër trafikantëve të drogës në kufirin SHBA-Meksikë.
Dy njerëz të mbyllur në vetvete zbulojnë rastësisht se shohin të njëjtën ëndërr përnatë.
Ju duket diçka e pabesueshme dhe paksa e frikshme. Kur arrijnë ta pranojnë këtë rastësi të çuditshme,
mundohen të rikrijojnë ditën atë që shohin në ëndërr.
Kur JV nis të merret me drogë për të përballuar jetën e tij të dyfishtë, fati i tij lidhet me dy burra të tjerë Horhe, nje i arratisur që fshihet nga mafia serbe dhe nga polica dhe Mrado, anëtar i mafias që është në kërkim të Horhes.
Linkoln Hauku (Fajkoi) është një kamionist që bën mundje dore për të fituar para, në mënyrë që të rindërtojë jetën e tij. Pas vdekjes së gruas, të cilën e ka braktisur 10 vjet më parë, ai përpiqet të rregullojë marrëdhëniet me të birin. Mes luftës me gjyshin e djalit dhe përpjekjes për të bërë për vete të birin, do t’i duhet të kalojë shumë sfida...
Leo është 16 vjeç dhe për të jeta ka vetëm dy ngjyra: të bardhën dhe të kuqen. E bardha është zbrazëtia, heshtja, mërzia ndërsa e kuqja gjaku që rrjedh në vena, por edhe ngjyra e flokëve të Beatriçes, vajza e ëndrrave të tij. Kur ai më në fund gjen guximin t’i afrohet asaj mëson se Beatriçe po kalon nëpër një dhimbje të madhe. Por nga ana tjetër është edhe Silvia; mikja e tij më e mirë…
Viti i fundit i gjimnazit një 17 vjeçare që jeton në Sakramento, Kalifornisë fillim të viteve 2000. Problemet me familjen, miqtë, shkollën dhe përpjekjet për të njohur veten dhe vendin që i takon.
Një baba i ri merr djalin e tij nëntëvjeçar, qenin e familjes dhe dy shokë të djalit të tij
për kamping në malet e Kolorados, por që të pestë goditen nga rrufeja.
Gjatë ditëve të para të Luftës së Dytë Botërore, fati i Evropës Perëndimore varet nga Kryeministri britanik të sapoemëruar Uinston Çërçillit, i
cili duhet të vendosë nëse do të negociojë me Hitlerin apo do të luftojë kundër tij.
Një aktor në telashe, një skenarist dhe një dizajner i mirënjohur lojërash kompjuterike i gjejnë jetët e tyre të ndërlidhura në mënyra misterioze dhe shqetësuese.