Në një qytet të vogël të Kebekut në Kanada, po ndodhin ndryshime të mëdha. Banorët po shndërrohen dhe po sulmojnë njëri tjetrin. Të mbijetuarit fshihen në pyje për të shpëtuar.
Frymëzuar nga modernia klasike, Krahët e Dëshirës, Qyteti përfshin një engjëll (Cage) i cili shikohet nga një doktoreshë në dhomën e operimit...
Mund të lindë diçka mes një engjëlli dhe një njeriu?
Një biologe bën një marrëveshje të shkojë në ekspeditë në një vend të rrezikshëm, ku ligjet e natyrës tashmë nuk aplikohen më, për të zbuluar një të vërtetë të madhe.
Teksa investuesi Endi Brjuster është gati për t’u nisur në udhëtimin e planifikuar të jetës së tij, një ndalesë e shkurtër në shtëpinë e së ëmës shndërrohet në një rrugë të gjatë në anën tjetër të vendit, së bashku me të.
Në mënyrë që të paguaj tarifën e shkolles, një vajzë e re gjen shpëtim në industrinë e filmave për të rritur. Ajo përballet me sfidën e balancimit të jetës personale me jetën e Bela Knox.
Pasi nëna që i kishte adoptuar vritet në grabitjen e një ushqimoreje, vëllezërit Merser, gjaknxehte Bobi, i mprehti Ejnxhëll, biznesmeni familjar Xheremaja, dhe fansi i rokut Xhek ribashkohen për ta marrë çështjen e vdekjes së saj në duart e tyre. Sapo gjejnë vrasësin, kuptojnë menjëherë që mënyra e tyre e vjetër se si i bëjnë punët ka pasoja të reja. Në këtë aksion-dramë nga regjizori i shumë duartrokitur John Singleton dhe producenti Lorenzo di Boneventura, katër vëllezër bashkohen për të zbuluar që i lidh diçka më e fortë se gjaku.
Një vajzë e turpshme e cila adhuron filmat por jo realitetin përballet me realitetin e çuditshëm të filmave të regjisorit Federiko Felini. Ajo niset në një udhëtim nëpër Itali në kërkim të tij dhe përgjigjeve të pyetjeve të saj. A do ta gjejë ajo atë që kërkon?
Xhejk dhe Mati janë dy të huaj në Porto që kanë përjetuar një lidhje delikate. Momentet e përjetuara nga ata mbeten një mister, teksa ata rijetojnë natën e tyre më të bukur duke u përballur me pasojat e kohës.
BAZUAR NË NJË HISTORI TË VËRTETË! Një djalë nga Harlemi, i detyruar të përballet me skenën e drogës në vitin 1980, ndërton një perandori të paligjshme, vetëm duke u treguar i ndërgjegjshëm. Por sa vështirë do të jetë për ta krijuar dhe për ta mbajtur këtë perandori dhe a do të zgjasë shumë kjo?
Pas një vdekjeje të papritur, zjarrfikësi Ja-hong dërgohet në jetën e përtejme nga tre mbrojtësit e tij. Vetëm pasi të kalojë 7 gjykime në 49 ditë dhe të provojë pafajësinë e tij në botën e të gjallëve, do mund të rimishërohet dhe tre mbrojtësit e tij do i qëndrojnë pranë gjatë gjithë gjykimeve.
Onoff është një shkrimtar i njohur i cili nuk ka publikuar ndonjë libër të ri për mjaft kohë dhe është bërë një i vetmuar. Kur ai kapet nga policia në një natë të stuhishme, pa identifikim...
Nik është një nga të burgosurit amerikanë në burgjet japoneze. Falë ndihmës që i dha djalit të një prej familjeve më të forta, ai i siguroi vetes një vend të mirë atje. Megjithatë, armiqtë tani janë më te rrezikshëm.
Një satirë shoqërore në të cilën një njeri kupton se do të kishte një jetë më të mirë nëse do të zvogëlohej, duke u bërë pesë centimetra i gjatë, duke e lejuar atë të jetojë jetën midis pasurisë dhe shkëlqimit.
Pasi kalon shumë vite në Kaliforni, Amiri kthehet në atdheun e tij në Afganistan. E ndërmerr këtë udhëtim për të ndihmuar djalin e mikut të tij të fëmijërisë, i cili është në telashe...
Kreu i një bande që punon për të kryer dhunë të çdo lloji, pasi lihet nga shokët e tij në duart e policisë, ai dënohet dhe burgoset, ndërkohë atij i ofrohet dhe një mundësi për liri: në këmbim që ai t'i nënshtrohet një terapie eksperimentale, por plani nuk shkon siç duhet...
Viti 1991 Madrid, pas një seance në shkollë, një vajzë adoleshente që kujdeset për vëllezërit e motrat e saj më të vegjël në shtëpi, dyshon se një forcë e keqe ka hyrë në banesën e tyre.
Kjo është historia e një burri dhe një gruaje që fillojnë të rikonstruktojnë një shtëpi të vjetër. Por, ata nuk e dinë akoma se ky qytet ka një histori të frikshme.
Historia e një mësuese filozofie, që me pasion ndikon tek studentët e saj ndonëse në jetën personale i ka vdekur e ëma, e kanë pushuar nga puna dhe ka zbuluar se i shoqi e tradhtonte.
Një film që feston lindjen e spektaklit. Historia e jetës së një vizionari i cili vjen nga një familje e varfër, dhe krijon një shfaqje, që bëhet e famshme në mbarë botën.