Laki, veterani i Luftës së Dytë Botërore ka miq, por shpesh është i ashpër dhe i paduruar me ta. Filozofik dhe me humor, ai na tërheq në ditët e tij që vetëm në dukje janë monotone, pasi ndonëse shfaqet në moshë të thyer, ai bën në këtë film, udhëtimin e një jete... Performancë e shkëlqyer e aktorit të njohur hollivudian Harry Dean Stanton, në një rol që do ta dëshironte çdo aktor.
Historia e Majkell Oherit, një djalë i tramautizuar dhe i pastrehë i cili bëhet një lojtar “All American Football” dhe raundi i parë i NFL-së me ndihmen e një gruaje të dashur dhe familjes së tij.
Kjo biografi tregon për jetën e të riut Thërgud Marshall, gjykatësi i parë afro-amerikan i Gjykatës së Lartë, teksa ai përballet me çështje që do t'i përcaktojnë karrierën.
Historia bazohet në ngjarje të vërteta të zhvillluara në Rusi më 1985. Pasi humbën kontaktet me stacionin hapësinor Salyut-7, dy kozmonaut rus nisen në hapësirë dhe e riparojnë stacionin e dëmtuar.
Xhei-ho ka vendosur rregullat e tij për të burgosurit e tjerë në burg. Pasi takon një të burgosur të ri Hyon-so i cili nuk ulet përpara askujt, Xhei-ho ndjek ambicien e tij për tu bërë shefi i organizatës kriminale sapo lirohet nga burgu.
Një familje, me banim në Teksas, duhet të ngrihet mbi konfliktet personale, në mënyrë që të luftojë një krijesë kriptide të rrezikshme, që kërcënon jetën e tyre.
Në orën 15:15, një tren me 118 pasagjerë në bord përplaset me një tren mallrash me 6-të anëtarë të ekuipazhit. Përplasja është e jashtëzakonshme. I vetmi i mbijetuar është Dejvidi, një njeri që ka dalë më shumë se një herë i padëmtuar nga disa incidentet. Elija, një individ i detyruar të jetojë në karrocë për shkak të brishtësisë së kockave, ka bindjen se Dejvidi është super-hero...
Pesë studentë të mjekësisë, të obsesionuar nga ajo që qëndron përtej kufijve të jetës, fillojnë një eksperiment të guximshëm: duke ndaluar zemrat e tyre për periudha të shkurtra, secili prej tyre shkakton një përvojë afër vdekjes - duke u dhënë atyre një pamje të parë të jetës së përtejme.
Historia e Mark Felt i cili nën nofkën ''Informatori'' ndihmoi gazetarët Bob Uduard dhe Karl Bernstein të
zbulonin skandalin e Uatergeit në vitin 1972.
KUJDES! FILMI PËRMBAN DISA SKENA TË FORTA EROTIKE! NDALOHET RREPTESISHT PËR SHIKUES TË MOSHES NËN 18 VJEÇ!
Mund të lidhen dy të huaj? Danila dhe Bruno njihen në një festë dhe më pas përfundojnë në një hotel. Mundet seksi rastësor të bëhet gjithçka më shumë?
Në vitin 2008, gazetari rishtar Xhei Bahadur formon një plan gjysmë të pjekur për t'u futur në mesin e piratëve të Somalisë. Në fund të fundit ai është i pari që arrin të sigurojë vështrimin nga afër se kush janë këta njerëz, si jetojnë dhe gjërat që i shtyjnë ata përpara.
Një film i bazuar mbi ngjarje të vërteta. Erno Blaskoviç humbi gjithçka pas revolucionit hungarez të 1848-ës. Kincsem, një kalë mahnitës, i jep kuptim jetës së tij të shkatërruar. Ernos i jepet mundësia të marrë gjithçka që ka dashur: hakmarrjen, dashurinë dhe famën.
Historia frymëzuese e dashurisë së Robinit dhe Dianës, një çift aventurier që refuzojnë
të heqin dorë përballë një sëmundje shkatërruese. Sfida për të jetuar dhe jo thjesht mbijetuar
e Robinit mundëson një të ardhme të re për të gjithë të sëmurët me aftësi të kufizuara.
Me babain e burgosur nën akuzën e vrasjes, Alisona dhe Brendoni, vëlla e motër, bëhen të dyshuarit e parë, kur qyteti i tyre i vogël preket nga një seri vrasjesh. Atyre u duhet të luftojnë për të pastruar emrin.
Gas, një i ri antikomformist njihet me Rubyn, një bukuroshe që bënte tatuazhe që këmbëngul të mbeten thjesht shokë. Mes shumë kilometrave që bëjnë bashkë, miqve, drogës dhe rok 'n rollit linjat e marrëdhënies së tyre nisin të mjegullohen.
Ebenizer Koprraci i nis festat e Krishtlindjeve me përbuzjen e tij të zakonshme, duke i ulëritur ndihmësit të tij besnik Bob Kraçit dhe nipit të tij të gëzueshëm. Por kur shpirtrat e Krishtlindjeve të Shkuara, të Tashme dhe të Ardhme e marrin në një udhëtim që i hap sytë, duke i zbuluar plakushit Koprrac të vërteta të hidhura, ai duhet ta hapë zemrën e tij për të kompensuar vitet e kaluara me keqdashje në zemër para se të jetë tepër vonë.
Në burgun Laknau, një burg me famë të keqe për shkak të të burgosurve problematikë që vuajnë dënimin aty, përfundon edhe një i pafajshëm, i cili ëndërr ka muzikën. Shansi i tij i vetëm për ta ndjekur këtë ëndërr, është të bindë bashkëvuajtësit e tij të formojnë një grup muzikor për të performuar në një garë mes burgjesh.
Gjatë përgatitjes së një darke luksoze për të ftuar ndërkombëtarë, Ana, zonja e shtëpisë, kupton se ka 13 të ftuar. Që të mos lejojë këtë numër tersi në tavolinën e saj, i lutet shërbyeses besnike Marias, të luajë rolin e një zonje fisnike spanjolle dhe të bëhet pjesë e darkës. U desh pak bisedë dhe pak si shumë verë, që ngjarjet të marrin tjetër rrjedhë.