Pasi avioni i tyre rrëzohet në vendin e shkretë dhe të izoluar të Alaskës, një grup punonjësish nafte detyrohet të gjejë një rrugë për t’u kthyer në civilizim. Ndërsa Otuej i udhëheq të mbijetuarit e plagosur përmes dëborës dhe akullit të vrazhdë, ata gjurmohen pa mëshirë nga një kope ujqish që do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur territorin e tyre.
Një shkrimtare nga Nju Jorku për seksin dhe dashurin më në fund është duke u martuar me Z. Big. Por tre të dashurat e saj më të mira duhet ta ngushëllojnë atë pasi njëra prej tyre pa dashje çon zotin Big që ta braktis atë.
Sara Tomas është tipi i femrës që preferon të qëndrojë jashtë vëmendjes në punë, por kur ideja e saj e madhe për iniciativën e Krishtlindjeve vidhet, ajo i shpreh një dëshirë Babagjyshit që më në fund të ketë kurajë të ngrihet për veten e saj. Babagjyshi ia plotëson dëshirën, por vetëm për 48 orë. Teksa minutat kalojnë, Sara duhet të zbulojë se si të fokusohet te magjia e Krishtlindjeve dhe të shprehë atë që mendon në të njëjtën kohë.
Bazuar në një ngjarje të vërtetë. Abdul Karimi vjen nga India për të marrë pjesë në jubileun e artë të Mbretëreshës Viktoria. Çuditërisht, të dy krijojnë një marrëdhënie të ngrohtë dhe aleancë të fortë, që familja mbretërore përpiqet ta shkatërrojë. Ndërsa miqësia e tyre thellohet, mbretëresha fillon ta shohë botën me sytë e gëzimit, që e kishte humbur prej kohësh…
Një psikopat japonez ndez aksidentalisht 'anën e errët' vrasëse të një gazetari. Ata fillojnë të ndajnë krimet e tyre nëpërmjet internet, por pasojat e këtyre krimeve do të jenë fatale.
"Bekeri është një ish-polic gjerman që përpiqet të mbajë një punë si një roje nate, por një takim i rastësishëm me njeriun, familjen e të cilit Bekeri e kishte vrarë 18 vjet më parë, bën që jeta e tij të fillojë të dalë jashtë kontrollit."
Një kërcimtare këmbëngulëse fiton një rol kryesor në prodhimin e Tçaikovskit, "Liqeni i Mjellmave", por do të jetë aq perfekte saqë ngatërron realitetin me imagjinatën...
Bazuar në një ngjarje të vërtetë
Revolta për demokraci e qytetit të Guang-Zhusë së Koresë së Veriut parë nga këndvështrimi i gazetarit gjerman Hinzpiter dhe taksistit të tij.
Stronger është një film frymëzues me jetën e vërtetë të Xhef Boumën, një njeri i zakonshëm që preku zemrat e banorëve të qytetit të tij dhe u bë simbol botëror i shpresës pasi i mbijetoi shpërthimeve në maratonën e Bostonit në 2013.
Një histori ndërthurur e marrëdhënieve të dashurisë, protagonistet e kësaj historie janë çifte shume të ndryshëm nga njeri tjetri: këto histori kane të përbashkëte faktin qe zhvillohen njëkohësisht, duke nisur 5 jave para krishtlindjeve.
Në vitin 1940 Gjermania pushtoi Holandën dhe së shpejti filluan të aplikojnë ligje anti-hebrenjve. Ana Frank shkruajti në ditarin e saj çdo gjë që i ndodhi familjes së saj gjatë dy viteve të fshehur në errësirë.
Një tragjedi moderne, që flet për një grup nxënësish 14 vjeçarë, jeta e të cilëve ndikohet rrënjësisht nga rrjetet sociale dhe seksualiteti masiv në internet.
Nëna e re, e sapodivorcuar, Alisë Kinei, vendos të kthehet në Los Anxhelos me dy vajzat e saj. Duke festuar ditëlindjen e 40-ë, njihet me tre djem që bëjnë filma dhe kanë nevojë për një shtëpi. Tani, jeta e saj merr kthesë tjetër.
Kur rreperja Koko (Azealia Banks) pranohet në një klasë poezie, ajo mendon se rimat e saj do t'i bëjnë përshtypje profesorit Dikson.
Por e ai e sfidon Kokon që të gjejë kuptimin e vërtetë në rimat e saj, duke e çuar në një shteg zbulimi në klubet e rapit dhe sfidat e poezive, ku dhe gjen dashurinë e vërtetë...
Në përrallën më të përdredhur të Agata Kristit, një detektiv privat tundohet nga ish e dashura e tij për të kapur vrasësin e gjyshit të saj, përpara se oborri i Skocisë të ekspozojë sekretet e errëta familjare.