Prej tre gjeneratash familja Cutler jeton nga mashtrimet për fushat e Britanisë së Madhe, duke luajtur me të pasurit e lokalitetit dhe autoritet. Mirëpo Chad-i përfundon t'i japë fund principeve të babait dhe mirëqenies së ardhshme të të birit, ndërkohë që të gjitha autoritetet e gjurmojnë.
Pas kthimit në shtëpinë e tij të fëmijërisë, një aktor kukullash për fëmijë i poshtëruar, detyrohet të përballet me njerkun e tij të ligë dhe sekretet që e kanë torturuar gjatë gjithë jetës.
Një grup forcash speciale ushtarake, drejtuar nga rreshteri Vik Mosbi me një snajper ekspert, rreshterin Xheik Shandler, gjatë një misioni special dërgohen në një fshat të largët të Afganit për të shpëtuar një deputet amerikan që mbahet peng nga talebanët.
Strehimi i Emës në plazh merr një kthesë shqetësuese me mbërritjen e një artisti enigmatik nga e shkuara e nënës së saj. Ai e sfidon, e magjeps dhe e tmerron ndërkohë që ajo dyshon se ky i fundit është autori i një krimi të tmerrshëm.
Një shkencëtar ngrin fëmijët e tij në përpjekje për të kuruar sëmundjen e tyre vdekjeprurëse gjenetike duke koduar ADN-në e kandilit të detit, Turritopsis.
Robert De Niro dhe Sylvester Stallone luajnë si dy rivalë të vjetër boksi të cilët dalin nga pensioni për një ndeshje të fundit. Në përballjen e tyre të parë pas shumë vitesh, armiqësia e tyre shpërthen në një përleshje pa dashje gazmore e cila bëhet jashtëzakonisht publike. Furia e papritur e mediave sociale e transformon ndeshjen e tyre lokale të inatit në një ngjarje televizive që nuk duhet humbur. Tani, nëse ata arrijnë t’i mbijetojnë stërvitjes, mund të dalin të gjallë për t’u ndeshur përsëri.
Historia e Dick Cheney, një burokrat i Uashingtonit, i cili në heshtje mori një fuqi të jashtëzakonshme si zëvendës president i George W. Bush, duke riorganizuar vendin dhe globin me pasoja që ende i ndjejmë edhe sot...
Një grup i pazakontë rrethanash sjellin suksesin e papritur të Çelestes, e cilia e gjen veten në betejat personale dhe grackat e famës që kërcënojnë karrierën e saj.
Në vitin 1982 në rrethinën e Blackeberg, Stokholm, 12-vjeçari Oskar është një i huaj i vetmuar, i cili ngacmohet në shkollë nga shokët e klasës. Në shtëpi, Oskari ëndërron për hakmarrje kundër treshes dhunuese. Dhe ndërkohë ai fillon të shoqërohet me fqinjën e tij 12-vjeçare, Elin, një vajzë e bukur por e veçantë, e cila shfaqet vetëm natën...
Bazuar në katastrofën e vitit 2000, kur në nëndetësen “Kursk” K-141 vdiqën 118 marinarë rusë. Nëndetësja u mbyt gjatë një stërvitjeje detare ruse në Detin Barent, pas shpërthimeve brenda saj. Njëzet e tre marinarë mbijetuan pas përplasjes dhe pritën me dëshpërim ndihmë, ndërsa oksigjeni i tyre shteronte minutë pas minute.
Në Alpet e Ötzit, para më shume se 5300 vitesh, një klan i periudhës së Neolitit vendoset pranë një përroi. Kelabi si lider i grupit, ka përgjegjësinë të ruajë të shenjtën Tineka. Por kur Kelabi shkon për gjueti, vendi sulmohet. Pjesëtarët e tribusë vriten brutalisht së bashku me gruan dhe djalin e Kelabit. Vetëm një i sapo lindur ka mbijetuar dhe Tineka është zhdukur. I verbuar nga dhimbja dhe urrejtja Kelabi kërkon vetëm hakmarrje...
Një studiues i mësimeve budiste është i bindur që njeriu duhet të jetoj që të plotësoj dëshirat e tij fizike dhe niset në udhëtim me qëllim që të josh gratë e familjeve të ndryshme. Ai i mbivlerëson aftësitë e tij dhe shkakton telashe për njerëzit që e rrethojnë.
Ngjarjet e vërteta në jetën e Francisko Bosit, një fotograf i shtypit spanjoll, i cili në fillim të Luftës së Dytë Botërore u dërgua në kampin famëkeq të përqendrimit Mauthauzen. Nëpërmjet një kthese të çuditshme ngjarjesh, Bosi bëhet i besuari i një oficeri SS i cili po dokumenton vdekjen e të burgosurve në kamp...
Kur Foni akuzohet padrejtësisht për një krim që nuk e ka kryer, tërë familja e tij i qëndron pranë dhe përpiqet ta shpëtoj nga një system gjyqësor dhe polici e korruptuar dhe diskriminuese. Kjo është historia e dashurisë e dy të rinjve me ngjyrë që përballen me vështirësitë dhe racizmin në Amerikë, por që pavarësisht gjithçkaje nuk reshtin së luftuari për një familje të lumtur.
Një djalë nga Amerika e mesme, i dëshpëruar pë të shkuar në Çikago, i bashkohet skuadrës së volejbollit për të fituar një bursë. Kleçka e vetme është që shkolla e mesme ka vetëm një skuadër vajzash.
Chen Zhen kthehet në kompleksin ndërkombëtar të Kinës vetëm për të mësuar vdekjen e mësuesit të tij të dashur. Kjo është e përbërë nga ngacmimi i vazhdueshëm racist nga popullata japoneze në zonë…
Një baba i papunë detyrohet të punojë për të rrimarë shtëpinë
që ka kaluar në pronësi të bankës nga mos pagimi i kredisë.
Personi për të cilin do punojë është ndërmjetësi që e dëboi nga shtëpia.