Pesë vjet pas zhdukjes misterioze të burrit të saj, një grua bien në dashuri me një hotelier të pasur ku së bashku duhet të ballafaqohen me të kaluarën e saj.
Sethi merr një letër misterioze e cila e fton të kaloj fundjavën në një vilë gjigante. Shumë shpejt ai kupton se dy njerëzit që jetojnë aty mund ta njohin më mirë seç njeh ai vetveten.
Krimi i Xheri Lundegardit dështon falë paaftësisë së tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij dhe falë punës së qëndrueshme të polices shtatzënë Marxh Gundersonit.
Gloria zbulon një forcë që s'e dinte ta kishte kur bëhet pjesë e një bote të rrezikshme krimi midis kufijve. Që të mbijetojë, duhet të jetë dinake, kreative dhe e fortë. Bazuar në filmin spanjoll me të njëjtin titull.
Drejtësia e më të dobëtëve: Një njeri misterioz shfaqet nga pyjet argjentinase për të ndihmuar një fermer të varfër dhe vajzën e tij, të cilët kërcënohen nga një bandë mercenarësh të punësuar për t'i detyruar ata të shesin tokën e tyre dhe për t'i marrë pronën.
Një i ri Afrikano-Amerikan që jeton në Çikago hyn në botën joshëse të parasë dhe pushtetit në momentin që punësohet si shofer në një familje me një pozitë shumë të mirë, ekonomike e shoqërore.
Pasi Ham Dae-gil I hyn botës së kumarit, ai përfshihet në një marrëveshje dinake. Për të marrë hak, hyn në lojën e fundit e cila mund të jetë fatale për humbësin.
Një gjykatës konservativ është caktuar nga Presidenti për të drejtuar luftën në rritje kundër drogës në Amerikë, vetëm për të zbuluar se vajza e tij adoleshente ka krijuar varësi ndaj saj. Dy agjentë të D.E.A-s mbrojnë një informues. Gruaja e një mbreti të burgosur të drogës mundohet të vazhdojë biznesin e familjes.
Një burrë i bllokuar në Arktik pas rrëzimit të një aeroplani duhet të vendosë nëse do të rrijë në kampin e tij apo të nisë një udhëtim vdekjeprurës përmes së panjohurës për të shpëtuar nga i ftohti acar.
Historia e vërtet e Ruth Bejdër Ginsburg, mundimet e saj për të drejta të barabarta
dhe rastet e hershme të një karriere historike që çojnë në emërimin dhe konfirmimin
e saj si Kolege e Gjykatës Superiore të Drejtësisë në SH.B.A.
Dr. Rajan Stoun është një inxhiniere mjekësore brilante në misionin e saj të parë hapësinor, me austronautin veteran Mat Koualski në komandë të fluturimit të tij të fundit para se të dalë në pension. Por në një shëtitje hapësinore në dukje rutinë, ndodh katastrofa. Anija hapësinore shkatërrohet, duke e lënë Stounin dhe Koualskin plotësisht vetëm, të lidhur me litar pas njëri-tjetrit dhe duke pluskuar në errësirë.
Sara është një vajzë e re, jeta e të cilës është pak e rrëmujshme. Gjëja e fundit që ka nevojë është që të kujdeset për dikë tjetër. Megjithatë, gjyshja e saj i la trashëgimi një qen shumë të rrëmujshëm - Patrikun. Me siguri ajo duhet të ketë pasur arsyet e saj?
Një vështrim sa komik dhe aq dramatik i marrëdhënies mes Filipit, një pasaniku tetraplegjik dhe Dellit, një i papunë me dosje kriminale që punësohet për të qenë ndihmësi i tij.
KUJDES! FILMI PËRMBAN DISA SKENA NUDITETI TË RËNDA!
NDALOHET PËR SHIKUES NËN 18 VJEÇ!
Luks, dhunë dhe perversitet. E dashura e re e një shpërndarësi droge, ka ngecur përkrah tij në ato që nuk mund të quhen pushime, në qytetin bregdetar të Bodrumit, në rivierën turke.
Migel "Bajoneta" Galindez, një boksier i tërhequr pas një ndodhie tragjike në jetën e tij ndodhet përpara një vendimi shumë të rëndësishëm nëse duhet të kthehet apo jo në karrierën e boksit.
Gjashtë të panjohur e gjejnë veten në një labirint dhomash misterioze dhe vdekjeprurëse. Për të mbijetuar duhet të përdorin aftësitë e tyre, që të jenë fitues edhe të çmimit prej 10 mijë dollarësh.
Pasi rrihet brutalisht nga disa sulmues, Marku, një artist i talentuar, gjen një mënyrë unike për të rimarrë veten nga dhuna fizike dhe psikologjike: përmes fotografisë së kukullave.
Nancy dhe shoqet e saj nisen të zgjidhin misterin shtëpisë së pushtuar nga fantazmat në rezidencën Twin Elms. A do të mundet ajo t'i japë shpjegim dritave që pluskojnë, zhurmave dhe te qarave të çuditshme?
Një vështrim në jetën e dy vajzave adoleshente, mike të pandashme Xhinxher dhe Rosa, që u rritën në vitet 1960 në Londër në kohën e krizës së raketave kubane.