Starr bëhet dëshmitare e vrasjes së shokut të saj Kalil nga një oficer policie.
Me gjithë presionet nga komuniteti ku jeton, ajo duhet të bëhet zëri i Kalilit dhe të kërkojë drejtësi.
Disa dekada pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ku ka vrarë Adolf Hitlerin në një operacion të fshehtë, heroi i panjohur amerikan Kalvin Barr, thirret nga qeveria për të ndjekur Këmbëmadhin, bartësin e një murtaje vdekjeprurëse, që mund të shkatërrojë njerëzimin.
Dy kuzhinierë të talentuar, njëri i shkolluar në Francë, ndërsa tjetri shef kuzhine i një restoranti të thjeshtë, konkurrojnë në Garën Ndërkombëtare të Gatimit në Kinë.
Edhe pse modernja përballet me tradicionalen, ata do të zbulojnë se kanë shumë gjëra të përbashkëta.
Bazuar në histori të vërtetë. Fushata presidenciale e senatorit Amerikan Geri Hart në 1988 merr një rrjedhë tjetër kur ai kapet mat në një lidhje dashuriejashtëmartesore.
Një artist i famshëm që në moshë të re, pasi kish arritur gjithçka dëshironte në jetë, Tomi, udhëton nëpër shkretëtirën e Mojaves. Ajo çfarë pritej të ishte një qetësim dhe kalim i kohës me veten për të kuptuar çfarë dëshironte më tej, kthehet në makthin e tij të vërtetë. Xhek e ndjek kudo. Një psikopat me një të shkuar të vuajtur, xheloz për atë që Tom kishte.
Disa kërcimtarë francezë mblidhen në një ndërtesë të largët, bosh, për të bërë prova në një natë dimri. Festa gjatë gjithë natës shndërrohet në një makth halucinacionesh kur mësojnë se në sangrinë e tyre kanë hedhur LSD.
Buçkoja është vajza adoleshente e mbushur e një ish-mbretëreshe të bukurisë, e cila regjistrohet në paradën e nënës së saj në shenjë proteste, gjë që përshkallëzohet kur konkurrentet e tjera ndjekin hapat e saj,duke revolucionarizuar paradën dhe qytetin e vogël të Teksasit.
Jeta e dy familjeve, daneze dhe suedeze ndërthuret me njëra-tjetrën me gjithë peripecitë e së përditshmes. Kristian, një djalosh që ka humbur të ëmën nga kanceri dhe Elias, një djalë që vuan bullizmin e shokëve të klasës, njihen bashkë për t'u bërë shokë në të mirë e në të keqe.
Një adoleshente e sëmurë me kancer, që është në prag të vdekjes, krijon një lidhje të veçantë me një hipokondriak 19 vjeçar. Të dy ndihmojnë njëri-tjetrin për të arritur ëndrrat dhe për t’u përballur me frikërat e tyre, në aq kohë sa u ka mbetur të kalojnë së bashku...
Një vajzë e re u nis për një udhëtim për ti shpëtuar dhimbjes së një dashurie të humbur. Në trenin që mori u gjend në një kabinë me familjen e re të personit që donte.
Në vitin 1984, në Berlinin Lindor, një agjent i policisë së fshehtë, vë në mbikëqyrje një shkrimtar dhe të dashurën e tij. Me kalimin e ditëve, ai gjen veten duke u përvetësuar gjithnjë e më shumë nga jeta e tyre.
Në luftë bëhen sakrifica të mëdha për fitoren. Pas një vendim të drastik që i siguroi Amerikës fitoren ndaj terrorizmit, doktoresha Elizabet Lam fillon të dyshoj nëse vërtet duhet bërë gjithçka për të fituar luftën. Kur ajo do të tregoj të vërtetën, aleatë të vjetër përpiqen që ta pengojnë dhe të fshehin se çfarë ndodhi atë ditë.
Filmi flet për verën e vitit 1989, pasditen kur presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, përpiqet të bëjë për vete zonjën e tij të parë të ardhshme, Mishel Obama, në takimin e parë të tyre në pjesën jugore të Çikagos.
Djali i një prifti protestant detyrohet të marrë pjesë në një program ndryshimi njerëzish gej të mbështetur nga kisha pasi detyrohet të dalë hapur para prindërve të tij.
Një balerinë e vetë-trajnuar në rrugët e Detroitit bashkë me një grup hip-hopi ekstrem dhe me ndihmën e një ish lojtari hokei të kthyer tashmë në kërcimtar, ka ende mundësinë që ta bëjë ëndrrën e saj realitet, (të arrijë akademinë më prestigjioze të baletit në Nju Jork, etj...).
Lartë në male një nënë vdes, duke i lënë dy fëmijë jetimë. Nga frika që kane fëmijët ata mbajnë nënë e vdekur sekret. Disa fshatar mundohen ti shkatërrojnë, por në ndihme ju vijën vllau duke i mbrojtur motrat.
Një qytetar nderi i cili pastron borën e egër në Norvegji, kur djali i tij vritet gabimisht, Nils vendos të veprojë, ndryshe duke ndezur, një luftë ndërmjet gangsterit vegjetarian “Konti” dhe bosit së mafies serbe, Papa.