Një baba i papunë detyrohet të punojë për të rrimarë shtëpinë
që ka kaluar në pronësi të bankës nga mos pagimi i kredisë.
Personi për të cilin do punojë është ndërmjetësi që e dëboi nga shtëpia.
Gangster Origjinal: Luis Menikns është vetëm 5 jave larg lirimit me kusht pasi ka kryer dënimin prej 26 vitesh. Ai ndodhet përballe një vendimi të vështire që do ti kushtoje atij lirimin me kusht, qe te mbroje një djalosh te quajtur Bicer nga bëmat e bangave.
Liga e Kung Fu-se :
Fei Jingxiong, një artist karikaturash është në një rivalitet me menaxherin e kompanisë se tij për të fituar zemrën e Baoer-it. Ai do te kërkoje ndihmen e 4 mjeshtresh legjendare të Kung Fu-se qe do te udhëtojnë nga e kaluara për ta ndihmuar.
Shoferi veteran i garave, Sam Munroe dhe i biri, edhe ky shofer nga një qytet i vogël, kapërcejnë konflikte familjare dhe profesionale, duke balancuar konkurrencën, egon, pakënaqësinë mosmarrëveshjet e garës, për t'u bërë edhe më të fortë.
Katër mikesha të cilat vizitojnë një qytet të vogël rural të Kilit, sulmohen në mënyrë brutale nga një burrë dhe i biri i tij. Pasi nuk gjejnë dot ndihmë në qytezë ato vendosin të përballen vetë me këta burra bashkë me ndihmën e disa policëve. Por në këtë mënyrë ato zbulojnë se agresorët kanë në gjak trashëgiminë e drejtpërdrejtë të periudhës më të errët të Kilit dhe do iu duhet të përballen me armikun më të pashpirt.
Është shekulli 18 në Angli. Mbretëria drejtohet nga një mbretëreshë e brishtë. Intrigat dhe sekretet e tre femrave do të mbizotërojnë pallatin mbretëror duke ndikuar kështu në politikat e vendit në kohë lufte dhe trazirash.
Një punonjëse supermarketi e ndryshon jetën dhe historinë e saj për t'i treguar Medison Avenju-së se ç'mund të bëjë një person i padiplomuar, e cila çdo gjë e ka mësuar me punë.
Mbretëresha e Francës Mary Stuart 18 vjeçe, sfidon presionin për t'u rimartuar. Ajo kthehet në Skoci, në vendlindjen e saj për të kërkuar fronin e saj të ligjshëm. Megjithatë, Skocia dhe Anglia janë në sundimin e Elizabetës I. Rivale në pushtet dhe në dashuri, regjente femra në një botë mashkullore, të dyja duhet të vendosin se si të luajnë ndeshjen e martesës kundrejt pavarësisë.
Kapiteni i një varke peshkimi përballet me të kaluarën e tij misterioze dhe e gjen veten të futur në kurth në një realitet ku asgjë nuk është ashtu siç duket.
Në periferi të Tokios, jeton një "familje" e bashkuar nga besnikëria e fort dhe prirja për të vjedhur. Kur djali i tyre më i vogël arrestohet, dalin në pah sekretet që e mbanin të fshehtë ekzistencën e saj.
Pas një tragjedie që ndodh në një ekip volejbolli vajzash, skuadra duhet të përpiqet të bashkohet përsëri dhe së bashku me trajneren e tyre të luftojnë për kampionatin shtetëror të shkollave.
Një italiano-amerikan i klasës punëtore, bëhet shoferi i një pianisti klasik afrikano-amerikan në një turne koncertesh, gjatë viteve 1960 në SHBA-në jugore.
Në vitet 1970, Omi, një aktor ambicioz, vritet, por menjëherë rimishërohet në ditët e sotme. Mundohet të zbulojë misterin e vdekjes së tij dhe të gjejë Shantin, dashurinë e jetës së tij të kaluar.
Kur Andrea, një ish shkrimtare e njohur, fillon të shoqërohet me Nikun, një mjek i kthyer në shkrimtar, marrëdhënia e tyre merr një formë ndryshe. Ndërkohë Tara, motra e Andreas që bashkëjeton me një ish yll rroku, fiksohet pas predikuesit hebre.
16-vjeçarja Nisha bën një jetë të dyfishtë. Me familjen e saj ajo është vajza e përsosur pakistaneze, por me shoqërinë është thjeshtë një adoleshente normale norvegjeze. Kur babai e kap në shtrat me të dashurin e saj, dy botët e Nishës përplasen...
Në rrugët e vështira të Londrës Lindore, një ish ushtar dhe një djalosh 14-vjeçar thurin një plan për t'u hakmarrë kundër bosit të fuqishëm të kokainës dhe policëve që ka korruptuar ai. Gjatë stërvitjes së tij djaloshi mëson domëthënien e vërtetë të miqësisë, nderin dhe respektin.
Historia e vërtetë e një vajze shurdh-memece dhe të verbër, shpresa e vetme e së cilës ishte mësuesi i saj që e mësoi si të kuptonte botën e të dilte nga errësira. Një histori e ndjerë dhe mallëngjyese që të bën të njohësh kuptimin e vërtetë të dashurisë.
Jinn-Xhindi Summer një vajzë 17 vjeçare e hedhur, të cilës i përmbyset gjithçka kur papritur mamaja e saj një parashikuese e suksesshme moti kthehet ne një besimtare myslimane duke ndikuar kështu edhe ne identitetin e Summer.