Një adoleshente agjente që do një adoleshencë normale shtiret sikur vdes dhe regjistrohet në një gjimnaz periferik. Ajo shumë shpejt mëson se t’I mbijetosh ujërave të trazuar të gjimnazit është më sfiduese se spinuazhi ndërkombëtar.
Pas luftës në Hong Kong, mjeshtri legjendar i Wing Chung Ip Man vepron edhe njëherë, kur sfidat qe fillojnë si të thjeshta mes rivalëve të stilit kung fu, e tërheqin atë në botën e krimit dhe të rrezikshëm të Triadës. Perveç nderit qe duhet te mbroj, duhet të mbroj edhe jetën e tij, dhe nuk i mbetet asnjë zgjidhje tjetër përveçse të luftoj deri në fund.
Një shfaqje televizive krijohet për spiunët, me qëllim që t'i nxjerrë transparentë për publikun. Një sërë aktorësh punësohen nga producentët por jo gjithçka është ashtu siç duket.
Një avokat fjalë-shumë shndërrohet në një tjetër njeri kur betohet të mbajë gojën mbyllur, por duke e shkelur atë pasi zbulon kush i ka vrarë gruan dhe vajzën, duke nisur kështu hakmarrjen e tij...
Një burrë që drejton një dyqan pengjesh me një të kaluar të ashpër ngatërrohet me disa trafikantë droge dhe organesh, me shpresën për të shpëtuar një vajzë e cila është mikesha e vetme që ka...
Xhejms Ris, asistenti personal i ambasadorit amerikan të Francës, vepron fshehtasi si operativ i ulët i CIA-së. Duke kërkuar më shumë aksion, Risi pranon një punë që e bashkon me agjentin special shumë të ashpër Çarli Ueks, një njeri gjaknxehtë që dërgohet në Paris me një mision të një rëndësie ndërkombëtare. Tani, Risi e gjen veten në xhiron më të egër të jetës së tij ndërsa partnerët e rinj nuk ndalojnë askund në mënyrë që të ndalojnë armikun në këtë triler shpërthyes të pandalshëm.
Gjatë lejes së fundjavës nga burgu, Mark Rodrigez dëshmon një grabitje të një kamioni sigurie.
Ai vendos t'i marrë paratë për vete për të ndihmuar vëllanë e tij në vështirësi financiare...
Një grup shokësh drejtohen nga një guidë për në xhunglën e Bolivisë, në kërkim të një fshati indian.
Ata shpejt kuptojnë se xhungla është një vend armiqësor dhe plot rreziqe....
Një agjente zbulimi e MI6-ës dërgohet me mision në Berlin gjatë Luftës së Ftohtë për të zbuluar vrasjen e një agjenti dhe për të marrë listën e humbur të agjentëve që bënin lojë të dyfishtë.
Nga rrënojat dalin dy armiq: një ushtar nga një botë tjetër, Keinani dhe një krijesë e etur për gjak e njohur si Muruen. Njeriu dhe përbindëshi kërkojnë të dy hakmarrje për dhunën që u krye kundër tyre. Ndërkohë që Murueni shkatërron botën vikinge, duke vrarë gjithçka që i del përpara, Keinani formon një aleancë me luftëtarët primitivë por të patrembur. Duke kombinuar teknologjinë e tij të përparuar me armët e hekurta të epokës së lashtë, heroi udhëheq një përpjekje të dëshpëruar për të vrarë përbindëshin, përpara se ai të shkatërrojë gjithçka.
Nga rrugicat e egra të qendrës së Mumbait vjen historia mbresëlënëse e Arun Gaulit, një njeri që ndërtoi vetë fatin e tij për tu bërë një nga gangsterët më të frikshëm të Indisë. Sot ai mbetet një figurë enigmatike; një kriminel i etur për fuqi dhe nga ana tjetër një njeri i respektuar, Robin Hud i kohërave moderne për klasën punëtore. Daddy është një ekskursion i paharrueshëm në botën kriminale të Mumbait.
Një film i bazuar mbi ngjarje të vërteta, që vë jetën e një çifti dhe motrës së tyre, nën kërcënimin e një prej kafshëve më të rrezikshme që fshihet në moçalet e Australisë veriore.
Gjatë ditës së saj të parë në punë, një mjeke e ndihmës së shpejtë dhe kolegu i saj ndihmojnë një superhero dhe përfshihen në një mision për të shpëtuar Los Anxhelesin nga një organizatë e keqe...
Një lojtar bejsbolli pasi përfshihet në manipulimet e basteve bie viktimë e një kurthi që i bëhet kreut te organizatës së manipulimit të ndeshjeve. Pas kësaj ai pranohet në një organizatë kriminale huash, në të cilën bëhet pjesë e luftës midis klaneve brenda saj.
Një nuse zgjohet nga koma për katër vjet, foshnja që mbante në bark ka vdekur. Tani asaj i mbetet të hakmerret ndaj skuadrës së vrasësve që e tradhtoi, në të cilën bënte pjesë.
Xhaga Xhasos një detektiv i ri i zoti, së bashku me një shoqëruese gazetare nisen për të gjetur babain e tij.
Midis rrezikut të vendeve të panjohura dhe njerëzve që i ndjekin, do arrijnë të zbulojnë atë që duan?
Në vitin 1942, Rajhu i Tretë është në majën e suksesit. Rezistenca çeke në Londor vendos të planifikojë operacionin më ambicioz të Luftës së Dytë Botërore: Antropoidi. Dy rekrutë të rinj aftër të 30-tave, Jozef Gabkik dhe Jan Kubis, dërgohen në Pragë për të vrarë liderin e pamëshirshëm nazist, mbrojtësin e Rajhut Reinhard Hejdrik, kreu i SS, Gestapo, dhe arkitekti i "Zgjidhjes Finale".
Gjysma e fytyrës së avokatit të Gothamit digjet me acid dhe kryen një sërë krimesh të bazuara në numrin 2.
Të gjitha veprimet e tij bazohen në hedhjen e një monedhe, një dollar argjendi me dy anë.
Në një ishull të vogë në Oqeanin Paqësor, Alan dhe Çarli përpiqen të gjejnë një thesar lufte të lënë pas nga ushtria japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore.