Me krimin në rritje, shtatë ish kriminelë formojnë grupin për vënien e drejtësisë në vend '7 Të Egrit'. Ata do të vihen pas kriminelëve që policia s'mund t'i prekë...
Dy vëllezër, tani në anët e kundërta të ligjit, vihen përballë njëri-tjetrit pas një kohe të gjatë. Të dy janë të motivuar për të bërë atë që është e drejtë dhe të hakmerren ndaj njerëzve që u morën gjithçka që kishin.
I shmangur nga të gjithë prej faktit se është djali i një kryekomandanti të ligë, një adoleshent kërkon ta mundë bashkë me ndihmën e miqve të tij ninxha.
Run (Vrapo) është një aksion/triller me ritëm të shpejt, i cili ka në qendër një djalosh 17 vjeçar të quajtur Daniel që merret me Parkun dhe është njëkohësisht hero dhe hajdut.
Ndryshimet globale të motit bëjnë një ekip shkencëtarësh, të modifikojnë gjenetikisht disa arinj polarë të Alaskës. Nga ky veprim, merren rezultate të rrezikshme dhe tmerruese, që vënë në rrezik jetën e banorëve.
Bazuar në një ngjarje të vërtetë
Revolta për demokraci e qytetit të Guang-Zhusë së Koresë së Veriut parë nga këndvështrimi i gazetarit gjerman Hinzpiter dhe taksistit të tij.
Një ushtar prezantohet në familjen Piterson, si një shok i djalit të tyre i cili vdiq në detyrë. Pasi është i pritur në shtëpinë e tyre si një mysafir, dalë-ngadalë fillon të zbulohet se ai është si një makineri vrasëse.
Një roje që sapo ka filluar punë në një kompani sigurie për transportim parash shtyhet nga kolegët e tij me eksperiencë për të grabitur kamionin me 42 milion dollarë...
Por lakmia për para e përçan grupin dhe ballafaqimi do të jetë vdekjeprurës...
Një drejtor i korruptuar bëhet gjithnjë e më shumë paranojak.
Ai po ndiqet nga viktimat e tij të mëparshme dhe një psikiatër
i cili i shpërblen pacientët e tij me çorape rozë.
"ISHIM USHTARE" : Historia e betejës së parë masive ne fazën amerikane te Luftës së Vietnamit dhe e ushtarëve që e luftuan në të dy anët. Ndërkohë, gratë e tyre prisnin me ankth në shtëpi per lajmin e mire apo lajmin e keq.
Një ish-prostitutë ia del të bëhet numri dy i bandave. Por, në kushtet ku, i besuari i saj i hershëm fillon të ndjehet i përdorur dhe një prokuror shantazhohet për të mbyllur marrëveshjet e biznesit të sindikatës, atëherë zbulimi i djalit të fshehur të kësaj ish-prostitute, kthehet në dobësi dhe rrezik për të.
Një bandit misterioz, Amani, është i biri i një murgeshe e cila thyen betimin e saj ndaj Zotit për të siguruar mbijetesën e tij. Ky veprim sjell një mallkim mbi Amanin - të gjithë ata që do të vdesin nga pistoleta e tij do të rikthehen. Shumë shpejt, ai po përndiqet nga një bandë e përbërë nga ish-viktimat e tij të ringjallura, të udhëhequr nga mizori Kansa. Amani rekruton Fabulosin, një luftëtar të ri, për të luftuar përkrah tij.
Një marins në zotërim të një informacioni sekret qeveritar, i shpallur në kërkim, ndiqet nga forcat speciale ruse, policia e Los Anxhelesit dhe nga një vrasës i rrezikshëm...
Rusi, fundi i shekullit të 10-të. Pas vdekjes së të atit, princi i ri, Vladimiri i Novgorodit, detyrohet të mërgojë larg shtëpisë së tij, nëpër Detin e Ngrirë.
Pasi zyrat e tyre qendrore janë shkatërruar dhe bota po mbahet peng, udhëtimi i tyre i shpie ata në zbulimin e një organizate aleate spiunësh, në Mbretërinë e Bashkuar. Këto dy organizata elitë ndërkombëtare duhet të bashkohen për të mposhtur armikun e përbashkët.
Bazuar në ngjarjet e vërteta që ndodhën në 2007-ën, i quajtur ndryshe edhe "Incidenti Heuksapa". Historia ka të bëjë me një luftë territoresh që zhvillohet midis një bande vendase e cila drejton në Garibong-dong në qarkun Guro të Seulit dhe bandës Heuksapa nga Jambiani i Kinës. Policia përfshihet me qëllim që të rikthejë paqen në vend.
Një djalë i ri merr një telefonatë në celularin e tij nga një grua më e madhe. Çfarë është interesante? Gruaja pretendon se e kanë rrëmbyer; dhe rrëmbyesit do të marrin dhe djalin dhe burrin e saj.
Një shoferi taksie në një provincë të Kinës, të mbytur në borxhe kumari dhe gruaja e të cilit ka humbur duke punuar jashtë shtetit, i ofrohet një marrëveshje nga një gangster: pagimin e borxheve të tij dhe një shans për të gjetur gruan e tij me kusht që të vrasë dikë në Korenë e Jugut.