Historia e Vertete e Beri Seal, një pilot amerikan i cili u bë transportues i drogës për CIA-n në vitet 1980 në një operacion klandestin që do të ekspozohej si çështja anti-Irane.
Xhek Karterit i duhet të lëshojë të gjitha potencialet e pistoletës hakmarrëse pasi del nga jeta e tij e vetmuar dhe shkon tek kunata dhe mbesa e tij për të hetuar vdekjen misterioze të vëllait të tij...
Rejçëll, një doktoreshë çifute-amerikane dhe Xhejku, një burokrat qeverie arabo-amerikan, ndërmarrin një mision në Lindjen e Mesme duke u munduar të zgjidhin vdekjen e mistershme të vëllait të Rejçëllit, i cili ishte gjurmues thesaresh.
Një film origjinal i HBO Asia, ku tregohet legjenda klasike e Mjeshtrit Hung Gar, Wong Kei-ying! Me aktorët: Sun Hao-ran, Yang Liao, Jiang Ming Yang, Chen Zhi Hui dhe drejtuar nga Jian Yong Guo.
Një gangster i pamëshirshëm bie në burg, sepse tradhëtohet. I vendosur, ai përgatitet për ditën e daljes, hakmarrjen ndaj armiqve dhe rifitimin e pasurisë.
Për shkak të një komploti, i pasuri So Chan humbet gjithçka por shpëtohet nga Sekti i Lypësve. Ai mëson artin marcial shekullor - Grushti i Dehur, për të mundur një njeri që e futi në kurth.
Diku, në një restorant bëhet një betejë e paparë për të mbijetuar raca njerëzore. Kur Zoti e humbi besimin tek njerëzit, Ai dërgoi një ushtri me engjëj për ta shkatërruar këtë botë. Shpresa e vetme e njerëzimit ishte një grup të panjohurish që ishin të bllokuar në një lokal të vogël dhe të ndihmuar nga engjëlli kryesor Majkëll.
Manxhi një samurai shumë i aftë, dënohet me mallkimin e përjetësisë pas një beteje legjendare. I ndjekur nga vrasja brutale e motrës, Manxhi e kupton se vetëm lufta ndaj të keqes mund t'ia pastronte shpirtin. Ai premton të ndihmojë një vajzë të vogël për tu hakmarrë ndaj personave që i vranë prindërit.
Një forcë e errët kërcënon Alfën, një metropol i stërmadh dhe shtëpi e qenieve të ndryshme nga një mijë planete.
Operativët specialë Valeriani dhe Laurelina duhet të nxitojnë për të identifikuar kërcënimin dhe të ruajnë jo vetëm Alfën, por të gjithë universin...
Profesori Kim, një gjeolog marine, kupton rrezikun e një mega-cunami që po i drejtohet Haeundaes, një vend turistik i
njohur në bregun jugor të Koresë. Ai përpiqet dëshpërimisht të lajmërojë autoritetet dhe pushuesit të cilët nuk janë
në dijeni të forcës shkatërrimtare natyrore që po vjen drejt tyre.
Ikona e filmave aksion të Hong kongut Michelle Yeoh luan së bashku me yllin amerikan të aksionit Vin Diesel në këtë thrilet fantastiko-shkencor që tregon për një murgeshë që ka për detyrë të kujdeset për një vajzë të re e cila mund të jetë mbartëse e një virusi vdekjeprurës. Një veteran i kthyer në mercenar (Vin Diesel) bie dakort ta shoqërojë vajzën nga Rusia në Amerikë, duke mos e ditur që ajo është streha e një organizmi që një kult do ta kthejë në një Profet të modifikuar gjenetikisht.
Një luftëtar i plakur tashmë, ish kampion i MMA, detyrohet të përfshihet në qarkun ndeshjeve të jashtëligjshme për të shpëtuar të dashurën e tij që rrëmbehet nga kreu i një karteli meksikan...
Filmi Lindja e Dragoit është një rikthim modern i filmit klasik të Brus Lisë dhe rolin që ka luajtur në San Francisko në vitet '60. I frymëzuar nga beteja epike mes Brus Lisë dhe mjeshtrit të Kung Fusë Uong Xhek Man, beteja që i dha jetë një legjende.
Kur studenti Xheik Lo bëhet dëshmitar i një vrasjeje, e gjen veten ndërmjet dy bosash droge. Atë e tradhtojnë dhe i ngrenë kurth agjentët e policisë që e mbronin dhe i vetmi person që mund të ketë besim është Rajani, një polic në Çikago. Për të pastruar emrin e tij Xheik bie dakord të ndihmojë Rajanin për të mposhtur bosat e drogës.
Pasi familja e tij rrëmbehet gjatë një udhëtimi në Spanjë, një i ri, tregtar në Wall Street, konfrontohet me disa agjentë të Cia-s për gjetjen e një valixheje misterioze, e cila do shpëtonte familjen e tij.
Një familje Amerikane e gjejnë veten në mes të një trazire në shtëpinë e tyre të re. Ata përpiqen të gjejnë shpëtim në një vend ku të huajt i pret vetëm ekzekutimi.
Një tutor i zënë ngushtë prej parave mbeshtetet në aftësitë e tij si ish detektiv për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me prostitutat e tij të zhdukura...
Një oficer frankofon i Kebekut dhe një anglofon i Ontarios ribashkohen për të hetuar një rreth të madh grabitje automjetesh të drejtuar nga një mafioz italian...