Pas vdekjes së babait, Brit Reid, trashëgimtar i një pasurie të madhe, bashkon forcat me asistentin e të atit Katon për t'u bërë skuadra e maskuar në ndjekje të krimit...
Kapitali i madh dhe bisedat e shpejta janë lojërat e kësaj kapele krimi që bashkon aleatë të pamundur nga anë të ndryshme të ligjit. Secili prej tyre ka motivet e veta, por do të duhet të punojnë së bashku për të arritur qëllimin e përbashkët – të zënë në grackë mashtruesin më legjendar në botë.
Kur rrjeti i satelitëve të projektuar për të kontrolluar klimën globale nis të sulmojë Tokën, do të kemi një luftë me kohën për të zbuluar rrezikun e vërtetë, përpara se stuhia të zhdukë nga faqja e dheut gjithçka dhe këdo.
Historia bazohet në ngjarje të vërteta të zhvillluara në Rusi më 1985. Pasi humbën kontaktet me stacionin hapësinor Salyut-7, dy kozmonaut rus nisen në hapësirë dhe e riparojnë stacionin e dëmtuar.
Thellë në zemër të Afrikës është një vend
ku askush nuk ka hyrë ndonjëherë... një vend që i përket luanit,
elefantit dhe majmunit, një vend ku Xhorxhi i xhungël bie në dashuri me një trashëgimtare amerikane...
Një kampion botëror i MMA që ka hequr dorë nga ndeshjet përfshihet në një klub sekret ndeshjesh që quhet "Cirku i Gjakut"
dhe i duhet të ndeshet që të mbijetojë dhe të shpëtojë familjen e tij.
Me moshën e vjetër që u rëndon në kurriz dhe problemet e tyre në jetën e përditshme, oficerët e policisë, Mërtof dhe Rigs, duhet të përballen me Triadat kineze që po përpiqen të nxjerrin nga burgu shefat e tyre, për t’I sjellë në tokën amerikane.
Martin Rigs dhe Roxher Murtazh ndjekin një ish polic i cili përdor njohuritë e tij policore për të vjedhur dhe shitur armë dhe municione për bandat vendase.
Në një botë ku krijesat mistike jetojnë krah për krah me njerëzit... Një polic detyrohet të punojë me një ork për të gjetur një armë për të cilën gjithë janë të gatshëm për të vrarë.
Rigsi dhe Murtagu vihen në ndjekje të disa diplomatëve që përdorin imunitetin e tyre
për t'u marrë me aktivitete kriminale. Rigsi zbulon të vërtetën mbi vdekjen e gruas së tij.
Një polic veteran, Murtagu, ka partner oficerin më të ri, vetëvrasës, Rigsin.
Ata kanë një gjë të përbashkët: urrejnë të punojnë në grup.
Tani ata duhet të mësojnë të punojnë me njëri-tjetrin për të ndaluar një
bandë kontrabandistësh droge.
Në burgun Laknau, një burg me famë të keqe për shkak të të burgosurve problematikë që vuajnë dënimin aty, përfundon edhe një i pafajshëm, i cili ëndërr ka muzikën. Shansi i tij i vetëm për ta ndjekur këtë ëndërr, është të bindë bashkëvuajtësit e tij të formojnë një grup muzikor për të performuar në një garë mes burgjesh.
Pasi avioni i tyre rrëzohet në vendin e shkretë dhe të izoluar të Alaskës, një grup punonjësish nafte detyrohet të gjejë një rrugë për t’u kthyer në civilizim. Ndërsa Otuej i udhëheq të mbijetuarit e plagosur përmes dëborës dhe akullit të vrazhdë, ata gjurmohen pa mëshirë nga një kope ujqish që do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur territorin e tyre.
Dy studentë të Universitetit të Policisë në Kore, bëhen dëshmitarë të rrëmbimit të një vajze. Me sinqeritetin, kurajën, dëshirën për të bërë detyrën e tyre, por edhe me shumë pengesa që hasin, ata arrijnë të zbulojnë një rrjet të frikshëm trafikimi… Tension, të papritura, por edhe humor, në misionin e vrapuesve të mesnatës…
Pasi kthehen nga lufta civile në qytetin e tyre, disa djem përballen
me kërcënimet e pronarit të hekurudhës që kërkon t'i shpronësojë për
tokat e tyre.
SPL3: Paradox (2017): Negociatori i policisë Li Çung Çi mëson se vajza e tij Uing Çi ka humbur teksa udhëton në Tajlandë. Ai udhëton në Tajlandë dhe bashkohet me oficerin Tsui Kit dhe Tak, të cilët luftojnë kundër mafiozit Saka që merret me trafikimin e organeve në tregun e zi...
A e dimë vërtet prejardhjen tonë? Zoti, majmuni apo jemi krijuar nga alienët? Fillon të besosh vetëm kur një ditë papritur sulmohesh nga ta. Deri ku arrin njeriu për të mbrojtur njerëzit më të afërt?
Me krimin në rritje, shtatë ish kriminelë formojnë grupin për vënien e drejtësisë në vend '7 Të Egrit'. Ata do të vihen pas kriminelëve që policia s'mund t'i prekë...