Dy mutantë rekrutohen në një akademi private për llojin e tyre skuadra e superheronjve e të cilës duhet të përballet me një grup terrorist me të njëjtat aftësi si të tyret...
Një film mbi ngjarjet e 11 shtatorit. "United 93" falë shpirtit heroik të pasagjerëve ishte i vetmi nga katër avionët e rrëmbyer që nuk e goditi shënjestrën.
Ushtari i Federatës, Xhoni Riko, ka urdhër të punojë me një grup rekrutësh të rinj, në një stacion satelitor në Mars, vend të cilin Buburrecat gjigande e kanë shenjestër për sulmin e tyre të ardhshëm.
Filmi ka të beje rreth qëndrimit të zyrtareve të larte të qeverise mbi një çështje serioze qe vonesa e marrjes se një vendimi çon në përkeqësimin e gjendjes.
Gjatë një vere të gjatë në fillim të viteve '80, dy djelmosha shkolle nga mjedise të ndryshme bashkohen për të bërë një film bazuar tek filmi 'Rambo: First Blood'.
Autobotët dhe Deseptikonët janë në luftë ndërkohë që fati i njerëzimit varet në fije të perit. Optimus Praimi është zhdukur. Çelësi për të shpëtuar Tokën ndodhet i groposur thellë nën dhe bashkë me historinë e Transformuesve në Tokë...
Xhon, është një ish oficer policie, zbulon se vëllai i tij të cilin nuk e kishte parë prej 29 vjetësh Yeang, është një kriminel i kërkuar nga policia. Kur vajza e Yeang, Champi merret peng nga disa mafiozë të cilët punojnë që të prodhojnë një virus të detajuar të lisë, dy vëllezërit do të bashkojnë forcat e tyre për ta shpëtuar atë...
Gjatë shekullit të 16, piratët japonezë zbarkuan në vijën bregdetare kineze. Më 1557, piratët pushtuan Cengang në Zhejiang. Pas shumë muajve me përpjekje të kota, Komandant Yu i mund nën udhëheqjen e Gjeneralit të famshëm Ki. Megjithatë, piratët ia dalin të arratisen.
Pilotët e Marinës, Ben Ganon, Henri Pursell dhe Kara Uejd ngarkohen me detyrën të trajnojnë një avion të ri
pa pilot që bazohet në inteligjencën artificiale për të sulmuar objektiva jashtë territorit të Sh.B.A-ve.
Ben është mosbesues ndaj teknologjisë së inteligjencës artificiale dhe kur Marina vendos ta vërë avionin në punë
edhe pas disa defekteve dhe mos-bindjeve, ai e di se duhet ta ndalojë atë në mënyrë që të shmangë një luftë të re
botërore.
Kapiten Xhek Sparrou (Harabeli) me një tjetër aventurë. Një ushtri të vdekurish kërkon hakmarrje dhe i vetmi shpëtim për të është Tridhëmbëshi i Poseidonit.
Dy fëmijë me imagjinatë të madhe Xhorxhi dhe Haroldi hipnotizojnë drejtorin e shkollës së tyre duke e bërë të mendojë se është një super hero gazmor, Kapiten Mbathja.
Viti 2030. 3 milion refugjatë jetojnë në Japoni, të ftuar për të plotësuar mungesën e fuqisë punëtore. Megjithatë, prania emergjente e refugjatëve shkaktoi rritjen e incidenteve terroriste. Një grup i quajtur Individi 11 kryen vetëvrasje ku njëri prej anëtarëve i mbijeton planit. Ky incident shkakton një rrjedhë ngjarjesh të panumërta dhe hetimi i tyre fillon për t'i dhënë një shpjegim situatës emergjente.
Pas hekurave të brugut, një njeri ka planifikuar vetëm një gjë... të hakmerret për vrasjen e vëllait të tij. Tani i lirë dhe vetëm me një qëllim në jetë, ai po eliminon një nga një të gjithë fajtorët. Por sa më shumë i afrohet fundit të “listës”, aq më në rrezik vihet jeta e tij dhe pas i janë vënë, një polic në prag të pensionit dhe një vrasës me pagesë shumë i zoti.
Pesë burra të maskuar futen në një bankë dhe mbajnë peng klientët dhe punonjësit. Shefi i policisë Lorenz detyrohet të thërrasë inspektorin Keuntin Koners i pezulluar kohët e fundit nga shërbimi për një gabim serioz. Koners pranon me padurim detyrën, veçanërisht pasi merr vesh se ai do të punojë së bashku me inspektorin e ri Deker...
Një grup elitar ushtarak mëson për një komplot të drejtuar nga një njeri i maniak. Ndërkohë që koha kalon, është në dorë të grupit që të gjej tentakulat ndërkombëtare të terroristëve dhe të mos i lejoj ata që të sulmojnë Indinë. Kush prej kundërshtarëve do t'ia arrijë qëllimit final?!