Një trupë yjesh teatri narcistë, mblidhen në një qytet të vogël konservator në Indiana në mbështetje të një vajze gjimnazi që dëshiron të marrë të dashurën në mbrëmjen e maturës.
Një histori e dhimbshme e një familjeje jo perfekte, jo normale, por shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Mes të shkuarës dhe të ardhmes, Xheidi, student juridiku në Jeill, merr një telefonatë që e detyron të kthehet në vendlindje, atje ku i bien barrë përgjegjësie problemet e familjes.
Një inxhinier idealist ndërton ishullin e tij në brigjet italiane dhe e shpall atë një komb, duke tërhequr vëmendjen e botës. Vlerat testohen kur Qeveria Italiane e shpall atë armik, por për të ndryshuar botën duhet të ndërmerren rreziqe.
Pasi e pushojnë papritur nga puna,
një DJ i njohur radioje shkon të jetojë me hallën e tij,
duke sjellë me vete edhe katër fëmijët e tij të llastuar dhe një plan për tu rikthyer në transmetim.
Leonida Riva është një veteran i zymtë, i vetmuar i luftës, dikur Kapiten i forcave speciale të Ushtrisë. Jeta dhe puna e kanë larguar Rivan nga familja e tij. Djali i tij i madh, Matia, nuk e ka falur kurrë ndërsa vajza e tij, Teresa, e do atë pa kushte. Sidoqoftë, një ngjarje tragjike do ta detyrojë Leonidën të shndërrohet në diçka që ai mendonte se e kishte varrosur prej kohësh në të kaluarën.
Bill Murray shqetësohet se askush nuk do t'i vijë në shfaqjen speciale që ai organizon me rastin e festës së Krishtlindjeve, por gjatë një stuhie të fuqishme në Nju Jork.
Ngecur në një hark kohor kur janë gjithmonë Krishtlindjet , një familjar që I urren Krishtlindjet
fillon të mësojë se çfarë është vërtet e rëndësishme në jetë.
Dy vajza jetojnë në kohë të ndryshme.
Seo Jeoni jeton në të tashmen dhe Jong Suku jeton në të kaluarën.
Një telefonatë i lidh të dyja, dhe jeta e tyre ndryshon në mënyrë të pakthyeshme.
Ndihmësja e Kongresmenes Erica, heq dorë nga Krishtlindjet me familjen për të udhëtuar sipas urdhrit të shefes së saj. Në një bazë të Forcave Ajrore buzë plazhit, ajo njihet me Kapiten Andre, i cili e di se puna e saj do të jetë fundosja e bazës së tyre.
Një çift së bashku me djalin e tyre 9-vjeçar, shpërngulen në një shtëpi të re pa e ditur që vendasit e quajnë atë "shtëpia e zërave". Djali i tyre, Eriku, është i pari që fillon të dëgjojë zhurmat e çuditshme në çdo vend të shtëpisë.
Në një fshat të vogël malor jeton një burrë me një emër sfidues, Giuseppe Garibaldi, por të gjithë e quajnë atë me pseudonimin Peppino. Një ditë, për shkak të një rrëmuje politikanësh, ndodh një gjë e mahnitshme: Peppino zgjidhet gabimisht President i Republikës Italiane. Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme, jofleksibël dhe magjepsëse, Janis Clementi, është e shqetësuar dhe përpiqet për të rregulluar veprimet e paparashikueshme të Presidentit...
Kejt Pirsi, e cila është tashmë një adoleshente cinike, ribashkohet papritur me Santa Klausin, kur një ngatërrestar misterioz kërcënon të anulojë Krishtlindjet - përgjithmonë.
Vajza nga Delhi, Xhini, jeton me mamanë e saj që merret me mblesëri-ra. Kjo e fundit mblesëron vajzën e saj me Sanin, i cili ka hequr dorë nga dashuria. Ai thjesht do që të martohet dhe të rehatohet. Por lidhja nuk është aq e lehtë. Ndërsa Xhini takohet me Sanin, dalin në pah shumë gjëra të pa imagjinueshme, në këtë përrallë dashurie, jete, dasmash dhe muzike.
Kur Dukesha Margaret papritur trashëgon fronin në Montenaro dhe kalon një periudhë të keqe me të dashurin, Kevinin, i takon Princeshës Stacy të kthejë bashkë me të dashuruarit.
Bjeshkë madhështore, një liqen i qetë dhe tradhëti helmuese gllabërojnë një çift femrash të martuaraqë përpiqen të festojnë përvjetorin e tyre të parë.
Disa dekada pasi nxënësi i tij e tradhton atë, një prodhues lodrash dikur i lumtur gjen shpresë të re kur mbesa e tij e talentuar shfaqet në pragun e tij.
Mamaja e Blankës e ndalon atë të ngasë biçikletën e saj BMX pasi babai i saj vdes në një aksident. Kështu që, pasi lexoi për një garë që do të mbahet së shpejti, ajo përpiqet të rregjistrohet në të pa dijeninë e së ëmës. Problemi i vetëm? Një prind duhet ta identifikojë atë.
Nga një video seksi e publikuar në internet e deri tek një valixhe e humbur me para, katër histori shumë të ndryshme ndërthuren nëpërmjet tekave të fatit, rastësisë dhe një krimineli të paparashikueshëm.