Qing Ming, Mjeshtri Jin-Jang, mori dëshirën e fundit të zotit të tij dhe shkoi në Qytetin Perandorak për të marrë pjesë në ceremoninë e adhurimit të qiejve.
Një hetim i vrasjes e çon policinë në një foto të një të dyshuari, por kur dy burra gjenden me fytyra që përputhen me foton, çështja bëhet dyfish e ndërlikuar.
E transferuar në shtëpi pas një misioni luftarak traumatizues, një ushtare francez e trajnuar përdor aftësitë e saj vdekjeprurëse për të ndjekur njeriun që lëndoi motrën e saj.
Katër shokë që nga shkolla e mesme, tashmë në të dyzetat e tyre kanë humbur esencën kohës. Jeta do sprovojë miqësinë e tyre duke i dhënë dikujt pushtet dhe dikujt vështirësi.
Një detyrë rutinë policie kthehet në një situatë jetë a vdekje, kur dikush i etur për drejtësi dhe hakmarje, sulmon kamionin e policisë dhe bën ç’mos që të zbuloj të vërtetën, duke treguar që jo gjithçka është bardhë e zi, por që shpesh rregullat thyhen në emër të dashurisë.
Roja i Parkut Pablo Silva (Rodrigo De la Serna) e rindërton jetën e tij në destinacionin e ri, një vend i harruar dhe problematik që vetëm disa duan ta vizitojnë, Parku Pereyra Iraola. Shkurtimisht, nën qetësisë së dukshme, ai zbulon jë grup gjuetarësh të paligjshëm. Insitikti i tij prej gjuetari do ta vej atë në lëvizje. Ai do mund të fshihet prej të gjithëve, përveç vetes së tij.
Një kujdestare ligjore e ligë zbraz kursimet e pacientëve të saj të moshuar por
has në probleme kur një grua që po përpiqet ta mashtrojë
rezulton të jetë më shumë sesa duket në pamje të parë.
Gjatë një seance regjistrimi këngësh në Çikago, 1927, krijohet një situatë tensionuese mes Ma Reinit, muzikantit të saj ambicioz të trombës dhe menaxherit të bardhë, i cili është i vendosur për ta mbajtur nën kontroll "Nënën e Bluzit". Bazuar në dramën e fituesit të Çmimit Pulitzer, August Wilson.
Hollivudi i viteve 1930 rivlerësohet nga syri kritik i skenaristit Herman J. Menkuic kur ai nxiton për të mbaruar skenarin e filmit "Qytetari Kein" i vitin 1941.
Një vajzë, qeni i saj dhe shoku i saj i ngushtë nisen në një rrugëtim të vështirë për të shpëtuar malin e shenjtë nga shkatërrimi. Qeni i saj me sa duket nuk është aspak një qen i zakonshëm.
Në Italinë e viteve 1950, një shpirt i lirë ëndërron për dashuri dhe drejtësi. Por një lidhje dashurie e ndaluar shkatërron gjithçka. Bazuar në një histori të vërtet.
Kur Nadja mbetet shtatzënë, çifti bën një përpjekje për të rindezur marrëdhëniet e tyre duke udhëtuar në veri të Suedisë për një udhëtim malor por shpejt udhëtimi i tyre romantik kthehet në një makth.
Gjatë luftës me kancerin, duke u përballur me të vërtetën e hidhur por të pashmangshme, Maria sigurohet të lërë pas një varg këshillash për djalin e saj 3-vjeçar, si dhe një sërë kujtimesh për këdo që pati fatin ta njohë shpirtin e saj të guximshëm e humoristik.
Një grua e talentuar, por e pasigurt në vetvete, do të nisë një përvojë transformuese kur një mashtrues enigmatik e ndihmon atë të marrë mbrapsht makinën e saj të vjedhur nga një bandit nga Mumbai.
Një verë në O'ahu rurale merr një kthesë emocionuese për dy fëmijë të rritur në Bruklin. Një ditar që tregon për një thesar të humbur prej kohësh, i vendos ata në një aventurë epike me miq të rinj dhe i çon ata të
lidhen përsëri me trashëgiminë e tyre, Hauajin.
Gjatë kohës që mamaja e saj është jashtë shtetit, një vajzë 18-vjeçare e cila ka jetuar në një komunitet hippie gjatë gjithë jetës së saj, del vjedhurazi në botën e vërtetë për ta gjetur babain e saj biologjik.