Pas një tragjedie mizore, një mafioz kthehet në shënjestrën e një bande dhe shkon të fshihet në ishullin Jeju, ku fillon të afrohet me një grua që vuan nga demonët e saj.
Një korrier i zakonshëm, Li Yunxiang, megjithëse vjen nga zona e lagjeve të varfëra, bën një jetë të kënaqshme. Por kur djali arrogant i pasur i Shefit e rreh atë, zemërimi i tij i thellë kthehet në shpërthim të Zjarrit të së Vërtetës.
I dërguar për të kaluar verën me babanë e tij, të larguar prej kohësh, një adoleshent rebel, gjen lidhje familjare në një komunitet të vogël në Filadelfia, të kaubojve të zinj.
Në një botë ku të këqijtë janë të zakonshëm, dy mikesha të mirë fëmijërie ribashkohen pasi njëra krijon një trajtim, që u jep atyre fuqi, për të mbrojtur qytetin e tyre.
Një film mbi shoqërinë spanjolle, i veshur si një triller, në lidhje me fatkeqësitë e një bande të vogël kriminelësh, që pasojnë rrëzimin e pasurive të patundshme.
E ve menjëherë pas martesës, një grua e re përballet me paaftësinë për t'u ndjerë e pikëlluar, me të afërm të çuditshëm dhe një zbulim befasues për burrin e saj të ndjerë.
Parisi, fundi i viteve 1960. Madama Klod është në krye të një biznesi prostitucioni të suksesshëm, që i jep asaj pushtet mbi botën franceze politike dhe kriminale. Por fundi i perandorisë së saj është më afër sesa ajo mendon.
Historia e dy vëllezërve, njëri student i shkëlqyer, gati për të ndjekur shkollën mjekësore të zgjedhur prej tij dhe tjetri, një kriminel, të cilin sherri i fundit e fut në një qendër paraburgimi për të mitur.
Hanse dhe Gretel, motër e vëlla që nuk flasin prej vitesh për shkak të vdekjes së prindërve të tyre. Rasti i rrëmbimit të mbretit nga një shtrigë e keqe do t'i bëjë ata të punojnë së bashku edhe pse nuk duan. Gjithçka merr zgjidhje nga një aventurë e paparë.
Një revolucion feminist nis në gjimnazin Rokport, ku vajzat të lodhura nga standartet e dyfishta, ngacmimet dhe gjithmonë të qenit të nënvlerësuara nisin të rebelohen dhe të kërkojnë një ndryshim në botën që i rrethon.
Çfarë ndodh kur një polic entuziast province bashkë me dhinë e tij shoqëruese bashkëpunon me një polic të ndrojtur nga kryeqytetit? Të dy arrijnë të kapin një nga kriminelët më të mëdhenj të drogës në botë në një aventurë mbushur me humor, rrezik dhe karamele.
Një hajdut famëkeq bën aleancë me garuesa rruge për një grabitje të madhe që përfshin një lojë të hollësishme mashtrimi me autoritetet, të cilët kanë sekretet e tyre të ndyra.
Në 93 vitet e jetës së tij, Atenborou ka vizituar çdo kontinent të globit, duke eksploruar vendet e egra të planetit dhe duke dokumentuar botën e gjallë në gjithë larmishmërinë e saj. Por gjatë jetës së tij, Atenborou ka parë me sytë e tij edhe ndikimin monumental të njeriut mbi natyrën. Ky dokumentar është dëshmia e jetës së tij.
Dy prindër, që zakonisht thonë “jo”, vendosin t’u thonë “po”, kërkesave më të çmendura të fëmijëve të tyre, por me disa rregulla themelore, në një ditë të mbushur plot argëtim dhe aventura.
Rikthehet kukulla terrorizuese Çaki, që pushtuar nga shpirti i një vrasësi famëkeq serial! Kur një pako misterioze mbërrin në shtëpinë e Nikës, ajo nuk e vret shumë mendjen. Megjithatë, pas vdekjes misterioze të mamasë së saj, Nika fillon të dyshojë se kukulla kokëkuqe që flet me të cilën ka luajtur mbesa e saj mund të jetë fajtore për gjakderdhjen dhe kaosin. Kthimi i lodrës së preferuar të Amerikës, përsëri me zërin e Brad Dourif, është plot me emocione dhe drithërima të përgjakura.
Kimi Shmit, një shkrimtare e famshme, niset drejt aventurës së saj më të madhe. Tre shtete, shpërthime, një hamburger që kërcen dhe një histori që ndryshon në çdo moment.
Mehmeti është një shok i dashur që drejton një magazinë mbeturinash të ngurta në një lagje të varfër të stambollit. Ai ndihmon të gjithë ata që janë nevojë veçanërisht fëmijët dhe adoleshentët e pastrehë pasi edhe ai vetë është një i tillë.
Kur një narkotik kalon kohën e tij më të mirë, nuk pranon t'i paguajë një borxh një fillestari, vetëm një grumbull parash i fshehtë mund t'i shpëtojë njerëzit e tij.