Një armik i lashtë lirohet nga qelia e tij dhe niset në një mision për të rifituar fuqitë e tij duke shkaktuar vështirësi dhe rreziqe për BoBoiBoin dhe skuadrën e tij.
Një dokumentar që eksploron se sa të rrezikshme janë rrjetet sociale për njeriun. Nga ekspertë të teknologjisë që japin alarmin rreth krijimeve të tyre.
Pas ndarjes së grupit të tij, një kërcimtar hip-hopi i talentuar, por i pasigurt, nis të japë mësim në një shkollë të lartë baleti në Paris, ku bie në dashuri me një balerinë.
Angel punon në shërbimin e ndihmës së shpejtë. Pas një aksidenti tragjik, jeta e tij personale fillon të keqësohet, ndërsa ai bëhet gjithnjë e më i dyshimtë ndaj partneres së tij Vane.
Kur një motër dhe vëlla, zbulojnë se nëna e tyre, në dukje normale, është një ish-hajdute në mbrojtjen e dëshmitarit, e detyruar të bëjë një punë të fundit, bashkohen për ta shpëtuar atë gjatë një nate të mbushur me aksion.
Një ish-ushtar bashkëpunon me një polic dhe një vajzë të re për të gjetur burimin e një pilule të rrezikshme, që i siguron superfuqi të përkohshme njerëzve që e pinë.
Një astronaute e re femër, e cila bashkohet me një astronaut të përhershëm në bordin e një anije kozmike, lufton me punën e saj, ndërsa ndërvepron me ngarkesa misteriozë që shfaqen në anije.
Përhapja e shpejtë e një infeksioni të panjohur ka lënë një qytet të tërë në një kaos të paqeverisshëm, por një i mbijetuar mbetet gjallë në izolim, është historia e tij.
Frymëzuar nga jeta e një oficereje të re e cila shkroi historinë duke u bërë gruaja e parë indiane që i bashkohej forcave ajrore indiane në luftën e vitit 1999.
Plot me dyshime, një grua e re udhëton me të dashurin e saj të ri në fermën e veçuar të prindërve të tij. Me të mbërritur, ajo fillon të dyshojë për gjithçka që mendonte se dinte për të dhe veten e saj.
Filmi flet për një polic në një qyteti të vogël i cili është thirrur për të hetuar vdekjen e një politikani. Hetimi komplikohet nga sekretet e familjes së viktimës por edhe nga zemra e tij e ngatërruar.
Një adoleshent i fiksuar pas videolojërave është i detyruar të shndërrohet në dado me kohë të plotë, kur loja e preferuar hedh tre foshnje të fuqishme hapësinore, mu në oborrin e shtëpisë së tij.
Kur një i moshuar i pasur vdes dhe i lë të gjithë pasurinë kujdestares së tij, ajo përfshihet në një rrjetë mashtrimesh dhe vrasjesh. Për të mbijetuar, asaj do t'i duhet të dyshojë te qëllimet e gjithkujt, përfshirë këtu edhe te njerëzit e saj më të afërt.
Kur aplikimi i Kuin Akermenit për fakultetin e ëndrrave të saj varet nga performanca në një garë kërcimi, ajo formon një grup dështak kërcimtarësh për të mundur grupin më të mirë të shkollës. Tani i duhet thjesht të mësojë të kërcejë.
Kur detektivja Salazar përpiqet të zgjidh një çështje që ka përndjekur për vite me radhë qytetin dhe familjen e saj, ajo zbulon të fshehta të errëta që vënë në rrezik njerëzit pranë saj.
Në një univers imagjinar që përfshin dhjetë kombe. Duke parë që vendi fqinj bëhet gjithnjë e më i fuqishëm, një luftëtar organizon një konkurs për të zbuluar luftëtarët më të mirë. Duke dëgjuar këtë lajm, Dong Yilong, një fshatar i ri trim vendos të marrë përsipër sfidën, pavarësisht dyshimeve të fshatit të tij. Kështu fillon udhëtimi.
Tashmë në vit të fundit, Elle ka një marrëdhënie në distancë të gjatë me të dashurin e saj Noah, bën aplikimet për kolegj dhe krijon një miqësi të re me një shok klase simpatik që mund të ndryshojë gjithçka.
Çak, një djalë që ka humbur për disa vite në një ishull, kthehet në shtëpi dhe bisedon me një gazetare për jetën e ishullit si edhe për shokët që njeh aty.