Ish i dënuari O2 (Tyrese Gibson) përfshihet papritmas në një situatë jetë a vdekje. Edhe pse përpiqet të qëndrojë larg telasheve për hir të djalit të tij Xhunior, O2 detyrohet t’i kthehet jetës si i jashtëligjshëm kur djali i tij rrëmbehet në një grabitje makine. Djali i tij është tani në duart e një krimineli të lig, Mishit.
Në botën e trafikut të armëve, besnikëria, nderi dhe maturia janë shumë të vlefshme, por s'ka asgjë më të rëndësishme se lidhja e familjes. Fuqia sjell armiq dhe një tradhëtia e një njeriu të dashur të pret si thikë. Anë do të mbahen, luftra do të luftohen, në fund vetëm një Mbret do të ketë...
Adam Lang, është një ish- kryeministër britanik dhe gjen strehë në një ishull në bregun lindor të SHBA gjatë një dimri, ku ai shkroi autobiografinë e tij. Kur këshilltari i tij vdes, një shkrimtar i dërgohet në ishull për ta ndihmuar atë për të përfunduar librin e tij.Shkrimtari “Anonim” hyn në një botë ku asgjë nuk është ashtu si duket dhe përfshihet në vorbullën e intrigave seksuale, politike dhe letrare.
Ndërmjet problemeve të tij me taksat dhe betejën gjyqësore me gruan e tij për kujdestarinë e vajzës së tij, Jean-Claude Van Damme kthehet në vendin e lindjes së tij për të gjetur paqe dhe qetësi.
Një qitës që jeton larg njerëzve në një shtëpi në mal është thirur përsëri në veprim pasi mësohet për një komplot për të vrarë presidentin. Por zbulon se i kanë ngritur kurth që ta fahësojnë për atë atentat. Ai shkon në kërkim për të gjetur vrasësin e vërtetë dhe për të gjetur se kush saktësisht e kishte futur në kurth, dhe pse…
Aleks, një hajdute misterioze, kthehet për të bërë një vjedhje të fundit. Por pasi ortaku që e solli në punë vdes, ajo e kupton që kjo vjedhje nuk bëhej fjalë për diamantët, por për diçka tjetër. Tani asaj do i duhet që të luftojë që të zbulojë sekretet që fshihen pas kësaj vjedhje.
Një ish-polic i cili zotëron një lokal krijon miqësi me një femër në orët e mbylljes dhe e gjen veten të ndjekur nga ish i dashuri i saj dhe kriminelët që ai paguan. Ndjekja kthehet në vdekjeprurëse kur vëllai i ish-policit rrihet për vdekje dhe kur në këtë histori përfshihet një valixhe me para.
Gu, një gangster i famshëm, sapo është arratisur nga burgu. E gjithë policia franceze është pas tij. Para se të largohet nga vendi me Manushin, gruaja që ai dashuron, Gu do një punë të fundit për fituar disa para. Puna funksionon, por një kurth i planifikuar nga policia, bën që Gu të duket si tradhtar përpara bashkëpunëtorëve të tij. Gu do bëjë çfarëdo të jetë e mundur për të pastruar nderin e tij.
Dy detektive të Nju Jorkit kanë mundësin të jenë në krye të detyrës por pas një gabimi që bëjnë, ata duhet të zbulojnë një planë tjetër që gjërat e tyre të rrjedhin ashtu siç kishin planifikuar.
Jeta për Malkomin, një djalë i pazakontë i cili po mbijeton në një lagje të rrezikshme, ndryshon pasi ftesa në një festë e nis atë dhe shokët e tij në një aventurë.
Xheniferi kthehet te punoje te kompania e telefonise ku nje vrases serial po e perdor per te shenjestruar perdhunuesit. E shkuara e Xheniferit e sjell policine ne gjurmet e saj, por a eshte ajo vrasesja?
Një lojë pokeri ngatërruese zë në kurth katër shokë, banditë, kultivues të barit, fajdexhinj dhe mbledhës të borxheve dhe i përplas përballë njëri-tjetrit në ndodhi të papritura, gjithçka për hir të parave, barit dhe dy shotganëve antikë.
Kur një adoleshente ruse që jeton në Londër vdes, një infermiere e cila gjeti ditarin e saj do të fillojë të kërkojë për të vërtetën, e cila mund të shkatërrojë një familje mafiozësh ruse.
Kur një terrorist arratiset gjatë një dorëzimi rutinë, Uill Hollouei duhet të bashkëpunojë me shefin e çnderuar të MI5 Herri Pirs për ta gjurmuar dhe për të ndaluar një sulm terrorist në Londër.
Vazhdimi i sagës së familjes Korleone tregon historinë e Vito Korleones kur ka qenë i ri në Nju Jorkun e 1920-ës dhe më pas ndjek Majkëll Korleonen në 1950-ën i cili po përhapte biznesin ne familjes në Las Vegas, Hollivud dhe Kubë.
Leni Kol, një bos në Londër ka në zotërim të gjitha transaksionet e ndërtesave. Tani ai po ndihmon Juri Omoviç, një ndërtues miliarder nga Rusia. Si shenjë besimi Juri i jep Lenit një pikturë të tij me shumë vlerë e cila më pas iu vodh Lenit në shtëpinë e tij. Tani ai po kërkon pikturën e ortakut të tij para se Juri ta marrë vesh që piktura është vjedhur.