Pumpkin e Honey Bunny vendosin të grabisin tavolinën në të cilën po hanin. Vinsent e Jules janë dy gangësterë që duhet të kryjnë një punë. Vinsent është i shqetësuar sepse duhet t’i bëjë shoqëri Mias, gruas së droguar të shefit të tij. Butch një boksier në shërbim të Marselusit, nuk e zbatoi urdhërin e shefit për të humbur në një ndeshje të tij. Vinsent dhe Jules janë në apartamentin që ishin në fillim, vranë dy banditë dhe mbajnë nën shënjestër një të tretë.
Dejvid Klarku një shpërndarës i vogel droge grabitet nga disa të panjohur. Më pas ai kërcënohet nga shefi i tij për paratë e mallit. Për ti dhënë zgjidhje gjithë kësaj rrëmuje, ai krijon një familje false, si pjesë për planin e tij për të lëvizur një sasi të “vogël” marihuane nga Meksika në SHBA….
Jeta e rojeve në burgun e të dënuarve me vdekje ndryshon kur vi një i burgosur i ri me ngjyre, i cili akuzohet për vrasjen e fëmijëve, por sidoqoftë ka ne vete një dhurate misterioze.
Mark Duval, një emigrant francez në Gjibraltar punon si agjent i fshehtë për doganën franceze. Pak nga pak fiton besimin e Klaudio Lanfredi, një trafikanti të madh të kokainës kolumbiane. Sa më thellë në botën e trafikut të drogës, aq më i madh rreziku, por edhe gjen luksin, pushtetin dhe para të lehta.
Bota e një profesori kthehet përmbys kur gruaja dhe fëmijët e tij vriten egërisht nga duart e një grupi mafiozësh. Ai e merr këtë çështje në duart e tij dhe endet rrugëve në kërkim të drejtësisë...
Një japonez gangster shkon në Los Anxhelos ku vëllai i tij jeton me një grup të vogël rracash të ndryshmë por të respektuar,të cilin ai i frymëzon që të zgjerojnë influencën e tyre.
Dy detektivë veteran në Nju Jork City punojnë ne një çështje për kapjen e disa kriminelëve që kishin kryer një seri vrasjesh dhe që kishin arritur t’i shpëtojnë drejtësisë.
Historia e vërtetë se si gazeta “Globe” në Boston zbuloi skandalin masiv të abuzimit të fëmijëve nga priftërinjtë.Skandal ky i mbuluar prej kohësh nga Kryedioqeza lokale katolike, zbulimi i të cilit lëkundi rrënjët e Kishës Katolike.
Një novelist heton për vetëvrasjen e dukshme të vajzës që ngjasonte me Merilin Monro, e cila besonte se ishte rimishërimi i yllit legjendar të filmave.
“Më kap nëse mundesh” është historia e vërtetë e falsifikatorit Frank Abagnale Jr. i cili lindi më 27 prill të vitit 1948 dhe e shtriu “aktivitetin” e tij të mashtrimit për pesë vjet në vitet ’60. Mashtrimi i tij i parë ishte firmosja e çeqeve mbi llogarinë e tij, por tejet të ekzagjeruar. Ai u maskua si një pilot “Frank Williams” për të bërë xhiro falas rreth e rrotull botës. Më vonë u shtir si pediatër për 11 muaj në spitalin e Georgia-s, nën emrin “Frank Williams”. Falsifikoi diplomën e juristit të Universitetit të Harvardit, mori provimin e avokatit në Lousiana dhe zuri punë në zyrën e prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit të Lousianës. Për 5 vjet ai punoi me 8 identitete të ndryshme, megjithëse përdorte më shumë para të thata se sa çeqe.
Me të mësuar se babai i tij është rrëmbyer, Austin Pauers duhet të udhëtojë në vitin 1975 dhe të mposhti shejtanin e quajtur me vend Goldmember- i cili po punon me Dr. Evil.
Pasi vajza e konsullit kinez rrëmbehet nga kriminelët e FBI-së, një detektiv kinez i përkushtuar pas punës së tij dhe një polic zezak thashethemexhi, merren me ketë çështje për të gjetur vajzën e rrëmbyer e cila ishte e preferuara e detektivit kinez.
Samuel Pierre është një infermier që shpëton personin e gabuar, një hajdut ndihmësit e të cilit i rrëmbejnë gruan shtatëzanë që ta detyrojnë të nxjerrë shefin e tyre nga spitali. A mundet Samueli ta shpëtojë njeriun e tij të zemrës?
Një doktor telepatik, punon me një agjent special të FBI-së, në kërkim të një vrasësi serial. Gjatë hetimeve ata kuptojnë që ai nuk është një vrasës si gjithë të tjerët.
Filmi tregon historinë e gangsterëve binjakë identike Reggie dhe Ronnie Kray, dy nga kriminelët më famëkeqë në historinë e Britanisë, dhe perandorinë e tyre të krimit të organizuar në lindje të Londrës gjatë viteve 1960.