Një operativ i CIA-s është marrë peng nga një grup terroristësh. Kur i biri mëson se nuk ka plan për të shpëtuar babanë e tij, ai nis operacionin e tij të shpëtimit.
Si rezultati i një eksperimenti të jashtëzakonshme të mbarësimit artificial, Xhulius dhe Vinsent janë dy burra 35 vjeç, binjakë të cilët kanë jetuar gjithmonë pa dijeninë e ekzistencës së njëri-tjetrit. Xhulius fizikisht i përsosur dhe i pafajshëm si një fëmijë, shkon në kërkim të vëllait të tij Vinsenit, i cili është një hajdut shkurtabiq.
Frenk, një shofer i talentuar, ndihmon katër vajza të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion, që të hakmerren ndaj tutorit të tyre dhe për të shpëtuar babain e tij.
Duke e pasur pothuajse të pamundur t'i largohet grackës së pokerit, Bobi, një djalosh që jeton me nënën e tij të sëmurë, mundohet të gjejë para për të përballuar shpenzimet e së ëmës, me anë të pokerit. Pasi zbulon që i ati ka vdekur për faj të Çips, ai luan një lojë të fundit me të ku dhe vritet nga ortaku i tij Turko.
Karlos negocion me Kadafin. Me sulmin me eksplozivë në trenin ku udhëtonte Kryetari i Bashkisë së Parisit, Karlos kërkon lirimin e kolegëve të tij të arrestuar në Paris. Sulmet vijojnë, këtë herë përpara zyrave të gazetës "Al Vatan al Arabi". Karlos kalon nëpër shumë shtete ku shumica nuk e mirëpresin, përveç Sudanit. Atje spiunohet nga Aliu dhe arrestohet nga autoritetet Franceze.
Rreth Pjesës së Parë: Pas disa akteve terroriste dhe pasi vret "Andre", famëkeqi Karlos thirret nga Uadi Hadad, i cili në emër të Sadam Husenit, i cakton një detyrë që mund të ndihmojë Sadamin për të arritur qëllimin e tij me ministrat e OPEC-ut.
Një polic, një grabitës bankash dhe një komisioner i fuqishëm futen në negociata ku janë të përfshira shumë rreziqe, kjo pas veprimeve fantastike të kriminelit në një situatë pengmarrje.
Një tregtar droge i suksesshëm nga Bronx-i jugor, i cili mallin e tij e quan "Perandoria" i kthen shpinën të gjithë miqve të tij besnik dhe i jep para një ndërmjetësi të pabesë nga Wall Street-i...
Dy planetë gjenden njëri sipër tjetrit dhe e vetmja gjë që i mbetet për të bërë një banori i Botës së Poshtme, është të ngrejë kokën dhe të shohë lart së prapthi një botë të mbushur me gjithë të mirat, të cilat ai vetë nuk i ka. U ngatërruat? Edhe ne pak kur e rilexuam. Kontakti ndërmjet dy botëve është e kufizuar, por Adam-it (Jim Sturgess) i kujtohet akoma dashuria e tij fëmijërore, Eden (Kirsten Dunst). Kur një ditë e sheh rastësisht në televizor, vendos ta ri gjejë dhe asgjë nuk do ti qëndrojë pengesë, as njerëzit, por dhe as ligjet fizike.
Një polici i ashpër duhet të kryejë një detyrë e cila është më e vështira që ka bërë ndonjëherë: Të shtiret si një mësues në kopsht fëmijësh për të gjetur një shpërndarës droge.
Simoni sapo është liruar nga burgu dhe është në liri me kusht. Shoku i tij, Alberti i lutet që të pranojë edhe një punë të fundit. Të vjedhë diamantin e çmuar Florentinin. Por plani i Simonit për të vjedhur diamantin ndryshon. Shumë njerëz i janë vënë pas diamantit, mes tyre edhe gangësterë dhe vrasës të pamëshirshëm.
Pas një grabitje të dështuar në një kazino pranë kufirit të akullt me Kanadanë, një Adisoni me motrën e tij Laisa (Eric Bana – Olivia Wilde) detyrohen të ndahen dhe të mundohen të kalojnë kufirin duke ndjekur secili një rrugë të ndryshme nëpër dëborë, duke patur lënë mbrapa një të vdekur dhe një makinë të shkatërruar. Ditën e Falënderimeve Adisoni do të takojë motrën e tij në një fermë dhe çështja do të ngatërrohet akoma më shumë….
Një vajzë e re Spanjolle e sapo transferuar në Berlin, flirton me një djalë, ku dalja me shokët e tij atë natë rezulton në zbulimin e një sekreti të rrezikshëm.
Beni dhe Çoni janë dy miq të pandarë që fëmijë, ata kanë krijuar një biznes mjaft të mirë me kultivimin e mariuhanës, ata ndajnë sëbashku dhe dashurojnë të njëjtën vajzë, e cila quhet O (Ofelia). Por biznesi i tyre bie në syrin e Ndrikullës së kartelit të drogës Meksikan e cila mundohet pa rezultat të shesë mallin e saj në Kaliforni, dhe kjo për shkak të cilësisë së lartë që kanë dy miqtë tanë. Kështu kur ajo u kërkon që të bashkëpunojnë, dhe ata kundërshtojnë, Meksikanët marrin peng.
Dy vajza amerikane nisen me biçikletat e tyre në një udhëtim në një pjesë të largët të Argjentinës, ku njëra nga ato ndahet dhe humb, tjetra duhet ta gjej atë para se ta kap më e keqja atë.
Kolt një ish ushtarak detyrohet të shpëtojë mbesën e tij kur motra i kërkon ndihmë. Por duke bërë këtë ai duhet të përballet me kartelin Meksikan Balistika që bashkëpunon me sherifin e zonës.
Një kumarxhi i ri është drejtuar për në Vegas që të shlyej borxhin para se mafia Ruse ta vrasë, por ai është i detyruar të ndalojë në një qytet të Arizonës ku gjithçka i shkon keq.
Një stuhi e frikshme lëshon disa specie ne toke, krijesa te cilat janë te etura për gjak. Ngjarja ndodh ne një qytet, ku një grup i vogël i qytetareve mbeten të mbyllur në një supermarket dhe luftojnë për te mbijetuar...