Tek filmi "Sabotazhi" Arnold Shvarcenegër drejton një task forcë elitë të Anti-Drogës që merret me kartelet botërore të narkotrafikut. Kur skuadra ekzekuton me sukses një sulm të armatosur në bazën e tyre sekrete, ata mendojnë se mbaruan... derisa një nga një, anëtarët e skuadrës fillojnë të eleminohen. Ndërsa numri i viktimave rritet, ata janë të gjithë të dyshuar.
"Gruaja ime është gangstere" : Kur Ariong, vajza një bosi triade në Hong Kong akuzohet për vrasjen e bosit të një triade kundërshtare, ajo shkon të fshihet në Kore. Atje ajo mbrohet dhe stërvitet nga besniku Gi-çul dhe skuadra e tij...
Në një të ardhme ku ndarja mes robotëve dhe njerëzve është shumë e zbehtë, Majorja është një ushtare e përmirësuar kibernetikisht për të luftuar kriminelët më të rrezikshëm në botë.
Një seancë trajnimi e skuadrës speciale të policisë së Los Anxhelosit
nuk shkon siç ishte planifikuar. Papritur e gjejnë veten të paarmatosur
në mes të një sherri mes dy bandave kriminale. Dalja nga ndërtesa do të jetë
një mision i vështirë.
Maks Wokër, një agjent i agjencisë së sigurimit që mbikëqyr udhëtimin në kohë, duhet të mbrohet nga një politikan i korruptuar që kërkon të jetë sundues i së ardhmes duke ndryshuar të shkuarën.
ZËRI U RREGULLUA! Një ish zjarrfikës lufton kundër një grupi terroristesh që mbajnë peng zëvendës presidentin dhe disa pengje të there gjatë ndeshjes së shtatë të finales së Kupës Stenli.
Tajleri është çmendurisht i dashuruar me të dashurën e tij Alin, por pas një zënke me të, ai bie në krahët e Holit e cila e bën të përjetojë një natë që s'do e harrojë kurrë. Mëngjesin tjetër ai mëson jo vetëm që Ali kërkon të rikthehet me të, por Holi është nxënësja e re në shkollën e tyre dhe është fiksuar keq pas tij.
Detektivi Sherlock Holmes dhe partneri i tij Watson përfshihen në një beteje mes forcës dhe zgjuarsisë me një dyshim se kush është kërcenim për gjithë Anglinë.
Ngjarja fokusohet në historinë e një burri i cili vuan nga ndergjegjësimi nën anestezi dhe e gjen veten zgjuar dhe të ndërgjegjshëm, por nën paralizë gjatë operacionit të zemrës. Së ëmes i duhet të ndeshet me djajtë e saj të brëndshëm kur një kthesë e papritur ngjarjesh ndodh për ta, ndërsa përpiqet të zbërthejë historinë që fshihet pas të shoqes së re të së birit.
NJË E SHTËNË E VETME vërtitet rreth një burri të thjeshtë, Xhon Munit, një aksidenti tragjik, dëshpërimit të tij dhe nevojës së menjëhershme për shpengim. Muni, ndërsa po gjuante një dre jashtë sezonit të gjuetisë, aksidentalisht qëllon dhe vret një vajzë adoleshente. Kur përpiqet ta fshehë trupin e saj në një shpellë, ai gjen një shumë të madhe parash. Kjo nis një aventurë intensive dhe emocionuese dhe një lojë vdekjeprurëse maceje me miun midis gjuetarit Xhon Mun dhe disa kriminelëve të pamëshirshëm që janë në kërkim të gjakut të tij. Xhon Munit do t’i duhet të tregohet më i zgjuar se ata për të shpëtuar veten dhe familjen e tij.
Një agjent i FBI-së dhe një detektive Interpoli vihen në ndjekje të një grupi iluzionistësh, të cilët vjedhin para nëpër banka gjatë performancës së tyre dhe shpërblejnë audiencen me to.
Remi dhe Xhejku janë shokët më të ngushtë dhe konfiskuesit më të rrezikshëm të Unionit, që rikuperojnë organe artificiale nga më të shtrenjtat kur mbartësit e tyre mbeten mbrapa me pagesat. Por pasi një aksident gjatë detyrës e detyron Remin të pajiset me një zemër artificiale, ai e gjen veten në borxhe dhe të paaftë për të paguar. Tani, gjuetari kthehet në pre ndërkohë që Xhejku s’do të ndalojë asgjëkundi derisa ta gjurmojë dhe ta mbarojë punën.
Një oficer fillestar bashkohet me një profesionist në patrullën e Kalifornisë, por së shpejti fillestari mëson se partneri i tij në të vërtetë është i infiltruar nga FBI për të hetuar një grabitje që mund të përfshijë disa policë të korruptuar.