Një polic hakmarrës kërkon vrasësin e vëllait të tij dhe bie në dashuri me vajzën e një biznesmeni i cili është i përfshirë në një para-marrëveshje me babain e tij.
Ngjarje misterioze ndodhin përreth një mbikalimi në Bangalor. Një gazetare mundohet të intervistojë familjet e viktimave, por përfundon në telashe të mëdha.
Një ish-polic me probleme burgoset për një aksident rrugor. Ai zbulon se i gjithë burgu kontrollohet nga një i burgosur i cili ka ngritur një organizatë kriminale me ndihmën e rojeve që i sigurojnë alibinë...
Park-Ta-Su lindi në një familje të vështirë. Një ditë ai vendosi të bëhej prokuror. Ai u pranua në një nga universitete më të mira në Korenë e Jugut dhe e arriti ëndrrën e tij. Park-Ta-Su është një nga prokurorët më të mirë edhe pse i ri. Gjithçka ndryshon kur Ta-Su takon Han-Kang-Sikun, prokuror me pushtetin e një mbreti.
Vinsent është një vrasës me kontratë i ftohtë që llogaritë gjithçka: është i jashtëzakonshëm në lojën e tij të tmerrshme. Maks është një shofer taksie me ëndrra të mëdha por pa rezultat. Në këtë natë fatale, Maksi duhet të shëtisi Vinsentin për detyrën e tij të re: një natë, 5 ndalesa, 5 vrasje dhe dalja e tij nga skena. Dhe tani që janë në të njëjtën rrugë, jetët e tyre do të përplasen: askush nga të dy nuk do të jetë më i njëjti. Sepse kjo natë do të ndryshojë gjithçka.
Guo Zhida dhe vëllai i tij plainfikojnë një shpërthim me eksploziv pranë një stadiumi, në mënyrë që të rrëmbenjë paratë e një grupi kumarxhinjsh. Një oficer policie dhe një psikologe bashkëpunojnë që t'i ndalojnë ata.
Një police Sajborg dhe partneri i saj mundohen që të gjurmojnë vendndodhjen e një hakeri të mistershëm dhe të fuqishëm me emrin "Mjeshtri i Kukullave".
Pasi vajza e tyre e adoptuar humbet në qytet, Stiveni dhe Shenoni nuk do të ndalojnë para asgjëje për të zbuluar të vërtetën që fshihet pas saj, dhe sekretin e madh që fshihej pas agjencisë së adoptimit së cilës ata i besuan. Duke rrezikuar jetën e tyre, ata do të zbulojnë se ç’do të thotë të jesh prind dhe se deri ku do të arrije për të rimarrë fëmijën tënd.
Në metropolin e Londrës moderne, të tejmbushur, një rast në dukje i pastër, i një personi të zhdukur çon një hetues privat në një botë të rrezikshme të fanatizmit fetar dhe intrigës politike.
Një gangster i sapo dalë nga burgu detyrohet nga drejtuesit e bandës së tij që të drejtojë një krim kundër bandës se dhunshme kundërshtare në rrugët e Kalifornisë së jugut.
Një mariaçi ndjek rrugën e vrasjes së famëkeqit Buço për t'u hakmarrë për vdekjen e gruas së tij. Gjatë rrugëtimit, takon një vajzë e cila ndryshon rrjedhën e ngjarjeve.
Disa jakuza nga Tokio dërgohen në Okinaua për të shuar një luftë mes bandave. Por lufta përshkallëzohet dhe kapot e Tokios vendosin të shkojnë në plazh për të qetësuar gjendjen...
Një tetëmbëdhjetë vjeçar që kishte lënë shkollën, së bashku me mikun e tij njëzetëeshtatë vjeçar, nisin të trafikojnë marijuanë përtej kufirit të Kanadasë për të fituar para. Jetët e tyre ndryshojnë përgjithmonë.
1997, kapiteni Nascimento duhet të gjejë një zëvendësues për profesionin e tij ndërkohë që përpiqet që të shkatërroj një organizatë kriminale që merret me tregtimin e drogës para se Papa të shkoj në Rio de Janeiro, Brazil
Kabali, historia e një udhëheqësi të lindur. Drogë, pushtet, para, hakmarrje... A do marr hak Kabali për familjen e tij? Çfarë u ndodhi me të vërtetë atyre dhe cili qe fajtori...
Një ekip i S.W.A.T. sulmohet nga një terrorist ndërkombëtar i cili ndjek pa rreshtur dhe egërsisht një njeri misterioz i cili u kap nga S.W.A.T. i Siatëllit pas një sulmi i cili përfundoi tmerrësisht keq.
Duke u bazuar në idenë "Çdokush mund të tradhtoj këdo", Sarkar, figura e fuqishme politike këtë herë përdor dinakërinë dhe hilet politike për të zbuluar armiqtë.
Një boksier i talentuar i futet rrugës së boksit të paligjshëm për të fituar para. Gjatë rrugëtimit takon edhe një mjeshtër Kung Fu-je, i cili e përgatit për ndeshjet më të rëndësishme.
Mjeshtrit ndërkombëtar të vjedhjes, Sajmon Templar, i njohur ndryshe si Shenjtori, i kërkohet nga një burrë i pasur i dëshpëruar të gjejë vajzën e tij të rrëmbyer. Megjithatë, përveç se të shmangë autoritetet, Sajmonit i duhet të përballet me një kundërshtar të rrezikshëm nga e shkuara e tij.