Një burrë që drejton një dyqan pengjesh me një të kaluar të ashpër ngatërrohet me disa trafikantë droge dhe organesh, me shpresën për të shpëtuar një vajzë e cila është mikesha e vetme që ka...
Xhejms Ris, asistenti personal i ambasadorit amerikan të Francës, vepron fshehtasi si operativ i ulët i CIA-së. Duke kërkuar më shumë aksion, Risi pranon një punë që e bashkon me agjentin special shumë të ashpër Çarli Ueks, një njeri gjaknxehtë që dërgohet në Paris me një mision të një rëndësie ndërkombëtare. Tani, Risi e gjen veten në xhiron më të egër të jetës së tij ndërsa partnerët e rinj nuk ndalojnë askund në mënyrë që të ndalojnë armikun në këtë triler shpërthyes të pandalshëm.
Në momentin e tij më të vështirë, Uilli, gjendet përpara një mundësie të re për të punuar me një mik të vjetër, Markusin. Duke lënë mënjanë mllefin e vjetër, së bashku me të e me mamanë e tij, planifikojnë të rrëmbejnë paratë e mbledhura në qendrën "Qyteti dhuron". Por ky plan s'do të shkojë ashtu siç duan.
Një fermer i thjeshtë por krenar, në vitin 1922, komplotoi për të vrarë gruan e tij për përfitime financiare, duke bindur djalin e tij adoleshent të merrte pjesë në të.
Nga rrugicat e egra të qendrës së Mumbait vjen historia mbresëlënëse e Arun Gaulit, një njeri që ndërtoi vetë fatin e tij për tu bërë një nga gangsterët më të frikshëm të Indisë. Sot ai mbetet një figurë enigmatike; një kriminel i etur për fuqi dhe nga ana tjetër një njeri i respektuar, Robin Hud i kohërave moderne për klasën punëtore. Daddy është një ekskursion i paharrueshëm në botën kriminale të Mumbait.
Disa vrasje të mistershme, të lidhura me njëra tjetrën, ndodhin në një fshat të vogël. Sherifi përpiqet ta zbuloj vrasësin, por ai është gjithmonë një hap përpara.
Një burrë e një grua, të dashuruar në fshehtësi, vetëm në një dhomë. E dëshirojnë njëri-tjetrin, e duan dhe madje edhe e kafshojnë. Në muzg, nuk janë më asgjë. Të paktën burri mendonte se nuk ishin asgjë. Tani, nën hetimin e policisë dhe gjykatës, për çfarë akuzohet ai?
Një lojtar bejsbolli pasi përfshihet në manipulimet e basteve bie viktimë e një kurthi që i bëhet kreut te organizatës së manipulimit të ndeshjeve. Pas kësaj ai pranohet në një organizatë kriminale huash, në të cilën bëhet pjesë e luftës midis klaneve brenda saj.
Një nuse zgjohet nga koma për katër vjet, foshnja që mbante në bark ka vdekur. Tani asaj i mbetet të hakmerret ndaj skuadrës së vrasësve që e tradhtoi, në të cilën bënte pjesë.
Një gjuetar ndihmon të zbardhet vrasja e një të reje indiane dhe e përdor çështjen si mjet shpagimi për një veprim të papërgjegjshëm të mëhershëm që përfundoi në tragjedi.
Një kriminel famëkeq detyron dy hajdutët më legjendarë të makinave të bëjnë një vjedhje tepër të rrezikshme për të fituar lirinë e tyre. Së bashku me dy vajzat, ekipi ka një javë kohë të realizojë grabitjen më të madhe ose rrezikojnë të humbasin gjithçka, përfshirë dhe jetën e tyre.
Një detektiv cinik i papunë bashkohet me një ish-mbrojtës të papunë për të zbardhur një çështje vrasjeje që përfshin një ekip futbolli dhe një politikan.
Tre delikuentë të mitur janë dënuar në institucionin korrektues ku ata ndeshen me dhunë bandash, vdekje, dhe ngacmimet nga stafi dhe të burgosur të tjerë.
Një perëndimor i quajtur Kasei, studion arte marciale në Japoni. Atij i kërkohet të kthehet në Nju Jork në mbrojtje të Yoroi Bitsu, një arkë që përmban armët e nixhës së fundit Konga.
Një vrasës policësh kërkon hakmarrje. Dy kolegë të rinj vendosin të bashkëpunojnë për të kapur kriminelin që po u vret kolegët. Nganjëherë drejtësia nuk anon nga të drejtit.
KUJDES: FILMI PERMBAN SKENA TE FORTA EROTIKE! KESHILLOHET PER SHIKUES MBI 18 VJEC! "Më Përdhuno" : Dy vajza të margjinalizuara nga shoqëria fillojnë një tur seksi dhe dhune, duke thyer rregulla, duke vrarë burra ...
Duke ndjekur udhëzimet e përpiluara në fletoren e djalit të saj gjeni, një nënë e vetme mundohet të shpëtojë një vajzë të vogël nga duart e njerkut të saj.