Oficer Torrente, një ish polic egoist dhe i patakt Spanjoll, e gjen veten në burg. A mund ti shpëtoj ai ironisë së fatit e cila e vendos në një pozicion ku ai ka vendosur shumë të tjerë, të jetë njëkohësisht fajtor dhe i pafajshëm?
Një vrasësi me pagesë dhe të tërhequr nga puna, papritur, i duhet të përballet me të shkuarën e tij. Tashmë, duke mbrojtur familje të pafajshme, ai do të bëjë një kasaphanë të fundit, me shpresën se njerëzit që do më shumë, nuk kanë për t'u lënduar...
Torrente është zhvendosur në Marbella, ku pasi humbi gjithë paratë që kishte
i'u kthye investigimit privat. Një nga çështjet e tij përfshihet në mes të planit të vetë xhaxhait të tij për të shkatërruar qytetin... por ai nuk kupton asnjë gjë.
Një ish-ushtarake, Laura Bishop, shkon për të filluar punë në kishën më të madhe në Amerikë dhe detyrohet të heqë qafe një grup rrëmbyesish në momentin që merr vesh se vajza e saj ka mbetur brenda.
Një ish-polic bashkohet me ca djem të rinj idealistë e naivë. Së bashku, ata krijojnë një “skuadër” që duhet të kapë ca trafikantë droge, të cilët transportojnë heroinë nëpërmjet një restoranti kinez.
Ruxhero është një djalosh i qetë, i cili impulsivisht vjedh një bankë për t'i provuar ish-gruas së tij se është i guximshëm.
Një hetim policor i përshkon të gjithë, përveç heroit tonë të thjeshtw, i cili, injorohet plotësisht.
Me dëshirën për të shkruar kryeveprën e tij, një shkrimtar në prag vdekjeje, bën një udhëtim në Londër, ku shpreson të gjej frymëzimin. Ai zbulon që është e vështirë të jesh autori i shkëputur nga ngjarjet, kur muza jote është një krijesë tërheqëse, që bën gjithçka për të kontrolluar historinë e saj dhe jeta e personazheve të tu po shkon drejt shkatërrimit.
Në periferi të Tokios, jeton një "familje" e bashkuar nga besnikëria e fort dhe prirja për të vjedhur. Kur djali i tyre më i vogël arrestohet, dalin në pah sekretet që e mbanin të fshehtë ekzistencën e saj.
Një hajdut dhe banda e tij përpiqen të fshehin 250 kilogramë shufra ari në një shpellë të shkretuar. Por ndërhyrja e një shkrimtari dhe e dy policëve vënë në provë aleancat e vërteta.
Policia e Hong Kongut është vënë në kërkim të një bande falsifikimesh, e drejtuar nga një mëndje djallëzore me nofkën " Piktori". Me qëllimin për të zbuluar identitetin e tij të vërtetë, policia rekruton ish anëtarin e bandës Li Man.
Starr bëhet dëshmitare e vrasjes së shokut të saj Kalil nga një oficer policie.
Me gjithë presionet nga komuniteti ku jeton, ajo duhet të bëhet zëri i Kalilit dhe të kërkojë drejtësi.
Një artist i famshëm që në moshë të re, pasi kish arritur gjithçka dëshironte në jetë, Tomi, udhëton nëpër shkretëtirën e Mojaves. Ajo çfarë pritej të ishte një qetësim dhe kalim i kohës me veten për të kuptuar çfarë dëshironte më tej, kthehet në makthin e tij të vërtetë. Xhek e ndjek kudo. Një psikopat me një të shkuar të vuajtur, xheloz për atë që Tom kishte.
Në Spanjë, viti 1921, rrugët e Barcelonës ballafaqohen me policë dhe anarkistë, ndërsa bizneset e paligjshme lulëzojnë. Në këtë atmosferë agjenti Anibal është dërguar me një mision në Barcelonë: Të zbulojë se kush e ka vjedhur dërgesën e armëve të një treni ushtarak. Të gjitha rrugët të çojnë drejt anarkistëve, por a janë vërtetë ata?!
Një njeri, i kërkuar nëpër qytet nga shumë kriminelë, shpreson të jetojë mjaftueshëm gjatë që të marrë sigurimin e jetës që të kontribuojë dhe të sigurojë jetën e vajzës s tij të largët.
Një qytetar nderi i cili pastron borën e egër në Norvegji, kur djali i tij vritet gabimisht, Nils vendos të veprojë, ndryshe duke ndezur, një luftë ndërmjet gangsterit vegjetarian “Konti” dhe bosit së mafies serbe, Papa.
Në kryeqytetin xhamajkan dy banda janë në luftë me njëra-tjetrën dhe viktimë e kësaj lufte ngelet dhe vëllai i Denisit, për të cilin ai do të hakmerret dhe e ka gjithë kohën në mendje. A do e falë ai njeriun që i vrau të vëllain apo do e mbajë këtë barrë në supe?