Dy kauboj nga Nju Meksiko bëjnë një udhëtim në Nju Jork për të ndihmuar mikun e tyre të bashkohet me vajzën e tij. Në qytetin e madh, ata ndeshen me vështirësitë e jetës në metropol dhe me kriminelë të egër që bëjnë gjithçka për para, por kaubojt janë në gjendje të përshtaten kudo.
Goni është një djalosh në qytet korean me një oreks të madh për lojërat e fatit. Ai vë bast gjithë kursimet e tij në një loje huatu dhe i humb të gjitha për shkak të një loje me hile.
I vendosur për t'u hakmarrë, Goni është i vendosur të gjeje djalin që e ka mashtruar dhe i ka fituar paratë e tij.
Nancy dhe shoqet e saj nisen të zgjidhin misterin shtëpisë së pushtuar nga fantazmat në rezidencën Twin Elms. A do të mundet ajo t'i japë shpjegim dritave që pluskojnë, zhurmave dhe te qarave të çuditshme?
Çdo gjë nis me vrasjen e ish bashkëshortit të saj. Lejre detyrohet të marrë përsipër fajin, për të shpëtuar djalin e saj. Pas gjithë mundimeve për të shpëtuar nga drejtësia, Lejre do të përballet me shumë vështirësi të cilat do të krijojnë një valë të madhe krimesh.
Jang është një detektiv i vrasjeve brenda familjeve dhe parapëlqen të jetë i dhunshëm me kriminelët. Ndërkohë që Oh është një persekutor i cili beson në rëndësinë e provave. Pas vrasjessë gjysmë-vëllait të tij, Do-joung dhe Jin-vu bashkojnë forcatpër të vënë para drejtësisë drejtuesin e një familjeje mafioze.
Kuini del nga shatërvani i një parku në Vietnam duke mos mbajtur mend se kush është apo se nga vjen. Ndërkohë që vërdalliset nëpër qytet, duke kujtuar copëza nga e kaluarës së tij, ai ndiqet vazhdimit nga disa figura të mistershme dhe të rrezikshme.
The Brave është një film i frymëzuar nga ngjarjet e Lazaratit. Ai trajton luftën e një oficeri të pakorruptuar të policisë kundër mafias së hashashit që ka pushtuar një fshat shqiptar të quajtur Britëll.
Një burrë lufton me kujtimet e të së kaluarës së tij, për të kuptuar të tashmen. Por së shpejti e kupton se koha, nuk është armiku që ai mendon se është.
Prej tre gjeneratash familja Cutler jeton nga mashtrimet për fushat e Britanisë së Madhe, duke luajtur me të pasurit e lokalitetit dhe autoritet. Mirëpo Chad-i përfundon t'i japë fund principeve të babait dhe mirëqenies së ardhshme të të birit, ndërkohë që të gjitha autoritetet e gjurmojnë.
Në 1972, një bandë hajdutësh nga Jangstaun, Ohajo u përpoqën të vjedhin 30 milion dollar të presidentit Riçard Nikson, të përfituara në mënyrë ilegale prej tij e të mbajtura në fonde sekrete.
Detektivi Sherlok Holms dhe Dr. Xhon Uatsoni bashkojnë forcat për të hetuar një vrasje misterioze në Buckingham Palace. Duket çështje e lehtë, pasi të gjitha shenjat të çojnë te Xhejms Moriarti, por shumë shpejt, Sherloku do të nisë të dyshojë te një njeri që e ka shumë afër... Kush është ai që e njeh aq mirë dhe që tallet me të? A do të kapet vrasësi para se mbretëresha të bëhet viktima e tij e ardhshme?
Kur Foni akuzohet padrejtësisht për një krim që nuk e ka kryer, tërë familja e tij i qëndron pranë dhe përpiqet ta shpëtoj nga një system gjyqësor dhe polici e korruptuar dhe diskriminuese. Kjo është historia e dashurisë e dy të rinjve me ngjyrë që përballen me vështirësitë dhe racizmin në Amerikë, por që pavarësisht gjithçkaje nuk reshtin së luftuari për një familje të lumtur.
Semi dhe Fordi drejtojnë një skemë mashtrimi kartash krediti, por kur vjedhin nga njeriu i gabuar, ata e gjejnë veten të kërcënuar nga një gangster sadist. Ata duhet të fitojnë 5 milionë paund dhe të kryejnë një grabitje diamantesh për të shlyer borxhin e tyre.
Ngjarjet zhvillohen në Busan, në Korenë e Jugut gjatë viteve 1970. Li Dusani ndërton një perandori droge në Busan, teksa prokurori Kim Ingo përpiqet ta fusë në burg.