Pas vetëvrasjes së bashkëshortit, një ngjarje e papritur, e detyron fotografen amerikane Katerina Grant që të kthehet në vendin ku përfundoi martesa e saj. Rikthimi e nxit të përballet me veten dhe të shkuarën, duke zbuluar më shumë mbi njerëzit në jetën e saj.
Parker, një hajdut me një kod të caktuar profesional, tradhtohet nga ortakët e tij dhe lihet pas me mendimin se u eliminua. Nën një maskim të ri dhe me aleancën e një gruaje, ai fillon misionin për të marrë shpagimin që i takon...
Një person i paidentifikuar poston një video në kohë reale në media sociale, duke treguar se ka rrëmbyer dy të panjohur dhe ka ndërmend të vrasë një prej tyre përpara se të mbarojë dita. Qëllimi i tij është të mbajë një "gjyq" në internet. Ndërsa autoritetet kuptojnë çfarë po ndodh, bëhet e qartë se publiku online do të veprojë si gjykatës dhe juri.
Bazuar ne një histori të vërtetë, për jetën e Forrest Tucker, i cili pas 16 arratisjesh nga burgu takon një grua që mund t'ia ndryshojë jetën përgjithmonë. Por a mundet dashuria të triumfojë mes tundimit të tij që ai t'i rikthehet botës së krimit?
Një zbluim i rastësishëm afër shtëpisë së një doktori sjell kujtime të dhimbshme tetë vjet pas vrasjes së gruas, dhe tani ngjarjet do të marrin një kthesë të papritur. E di doktori se çfarë po zbulon?
Agjentja strikte e FBI-së Sara Ashbërn dhe policja vulgare e Bostonit Shanon Mullins nuk do të mund të ishin më të papërshtatshme. Por kur bashkojnë fuqitë për të rrënuar një bos droge, bëhen gjëja e fundit që priste dikush... mikesha.
Bob Saginowski gjen vetën në një qendër grabitje ku gjithçka shkon keq, dhe duhet hetuar rastin thellë në familjen e tij dhe miqtë e tij, për të pasur një ekzistence më të mirë të jetës pa marrë parasysh koston.
Ish-agjenti Brajan Mills akuzohet për vrasjen e gruas së tij Lenorës padrejtësisht. Teksa ai fillon që ta zbuloj të vërtetën i duhet që të vë në pah aftësitë e tij më të mira që ta gjej vrasësin e vërtetë dhe njëherë e mirë ta pastroj emrin e tij.
Një nga të fundit i ndershëm në shoferët e kamionçinave të rimorkimit në qytet, rrezikon gjithçka në një udhëtim për tu bërë mbret i rrugës dhe për të furnizuar familjen e tij të vuajtur.
Filmi flet për historinë e adoleshentit Riçard Versh, i cili u bë një agjent i maskuar për FBI-në gjatë viteve 80' dhe në fund u arrestua për trafikim droge, për të cilën u dënua me burgim të përjetshëm.
Pushimet dimërore të tetë studentëve të mjekësisë, shndërrohen në një ankth të vërtetë pasi përballen me një kërcënim të paimagjinueshëm: zombiet nazistë.
Ky film përmban skena jo të
përshtatshme për fëmijët dhe përfshin lakuriqësinë dhe përdorimin e drogës. Këshillohet për më të rritur. Kjo histori është kopje e origjinalit.
Në vitin 1985, një grup kriminelësh tallen me sigurinë e Muzeut Kombëtar të Antropologjisë në qytetin e Meksikës për të nxjerrë 140 sende arkeologjike nga vitrinat e tyre.
Ngjarjet zhvillohen në Oregon, në vitin 1850, ku dyshja e vrasësve, vëllezërit Sisters, vihen në kërkim të një kimisti, i cili kishte shpikur formulën për të gjetur arin e fshehur në lumë.
Në vitin 1965, disa të huaj takohen rastësisht në një hotel me të shkuar të errët i quajtur El Royale. Në një natë të vetme, të gjithë shfaqin qëllimet e vërteta, para se gjithçka të shkojë për dreq...
Vogëlushi Bink ka çdo gjë qe i ofron jeta jeton në një rezidence të madhe dhe del në faqe të parë të gazetave. Aventura e tij fillon pasi rrëmbehet nga tre kriminele! Ai i shpëton atyre dhe është gjithmonë një hap përpara gjate ndjekjes se krimineleve!
Grabitësi i vetëm i mbijetuar i një grabitje të dhunshme banke, detyrohet të përdorë një drogë të fuqishme për të rifituar kujtesën. A do të arrijë ai të kujtohet ku i ka fshehur 15 milion dollare.