Një reporter bëhet shënjestra e një fushate shpifjeje vicioze që e çon deri në vetëvrasje pasi ekspozon rolin e CIA-s në armatimin e rebelëve Kundra në Nikaragua dhe në importimin e kokainës në Kaliforni. Bazuar në historinë e vërtetë të gazetarit Geri Ueb.
Një oficer policie i cili ndërsa iu përgjigj një denoncimi për dhunë në familje, vret të dyshuarin Afrikano-Amerikan por më pas mëson për pafajësinë e tij. Duke u përballur me pasojat e atij veprimi, ai duhet të gjurmonte personin përgjegjës ndërsa shqyrtonte përgjegjësinë e tij dhe racizmin e ngulitur që e solli atë në këtë pikë.
Nga një video seksi e publikuar në internet e deri tek një valixhe e humbur me para, katër histori shumë të ndryshme ndërthuren nëpërmjet tekave të fatit, rastësisë dhe një krimineli të paparashikueshëm.
Një hajdut profesional me një borxh 40 milion dollarësh dhe me jetën e familjes së tij në rrezik, duhet të bëjë një vjedhje të fundit, të vjedhë një kazino futuriste në ajër, të mbushur me kriminelët më të rrezikshëm në botë.
Kur detektivi i ri Pol Nerto zbulon trupin e tretë të një gruaje të rrahur me kamxhik, emigrante turke, kërkon ndihmën e detektivit të dalë në pension Zhan-Luis Shifer për të ndjekur vrasësin serial.
Bashkë, ata ata infiltrohen në mafien turke në ndjekje të organizatës "Ujqërit"...
I gjendur mes policëve të korruptuar dhe bandave gangstere të Marsejës që përleshen midis tyre,
një polic besnik duhet të mbrojë skuadrën e tij duke e marrë kontrollin vetë në duar.
Graviti apo Policia, këta djem nuk besojnë te ligji. Pasi një djalë i vogël pëson një aksident duke imituar idhujt e tij, të cilët praktikojnë 'parkour', ata nëpërmjet aftësive të tyre duhet të gjejnë një zgjidhje për ta shpëtuar djalin.
Një vrasës shkon në Tajlandë në mënyrë që të zgjidhë një rast rrëmbimi të lidhur me të dhe e gjen veten të ndjekur nga një burrë, vëllanë e të cilit ai e vrau.
"Një mësuese e shkollës fillore, e edukuar, e ëmbël dhe e kujdesshme, kohën e saj të lirë e kalon me lulet dhe duke bërë rolin e hakmarrëses. Pasi fillon një marrëdhënie sentimentale me sherifin e zonës ku ishte transferuar, do t'i duhet të përballet me kriminel të lëshuar nga burgu...
Nga rreziku i humbjes së biznesit të tij, Anthoni Roca, një njeri i zakonshëm, zhvillon një mashtrim që do të bëhet grabitja e shekullit. Atij do i duhet të merret me tradhti, vrasje dhe shpagime.
Menjëherë pas uraganit Katrina, 4 shokë lagjeje, pa asnjë zgjidhje tjetër, pa dëshirën e tyre pranojnë një ofertë për të ndërmarrë përsipër një grabitje të rrezikshme në zemër të Nju Orlins.
Në 2018, 38 vjeçarja Shanann Watts dhe dy fëmijët e saj u zhdukën në Kolorado. Me fakte të reja që mësoheshin, historia e një familje të thjeshtë u përhap në të gjithë botën...
Një grup mbështetës për vrasësit organizon takime të rregullta. Pjesëmarrësit ulen në rreth dhe tregojnë për mëkatet e tyre. Gjithçka fillon të bëhet e dyshimtë kur pjesë e grupit bëhet një vajzë e cila merr pjesë për herë të parë.