Polici i burgosur Karl Liukas, i njohur si Frankenshtain, është një shofer i famshëm në një garë makinash me emrin Gara e Vdekjes, e cila zhvillohet në oborrin e një burgu dhe transmetohet nga televizioni. Vetëm një fitore tjetër mungon që ai bashkë me skuadrën e tij të fitojnë lirinë nga burgu. Por kompania e Garës së Vdekjes ndërron duar, dhe shefi i ri i lojës ka në mendje ndryshime të mëdha që do të ndikojnë tek Liukas dhe skuadra e tij... Gjithçka do të zhvillohet në Afrikën e Jugut gjatë garës së parë jashtë burgut të Ishullit Internacional....
Një emigrant mundohet të mbijetojë në një vend të ri, pa ndihmën e askujt për t'i paguar mamasë së sëmurë faturat e spitalit. Por vështirësitë e ndryshme me të cilat përballet dhe njerëzit të cilët takon e vendosin përballë aventurave të pamenduara.
Një regjisor rrëmben vajzën e një aktori të famshëm dhe ndërsa aktori kërkon për vajzën e tij, regjisori filmon kërkimin e dëshpëruar në kohë reale për relizimin e filmit e tij të ardhshëm.
Iljas Bazna punon si shërbetor në Ambasadën Britanike në Turqi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pasi Bazna fillon të punojë si një spiun gjerman ai do të përjetojë një sërë ngjarjesh të papritura.
Për të marrë hak për vdekjen e nënës së saj, Piksi planifikon të bëjë një grabitje dhe të largohet nga Irlanda. Por gjërat nuk shkojnë sipas planeve. Ajo së bashku me dy shokët e saj të rinj përjetojnë disa aventura, edhe pse kthehen në shënjestrën e disa gangsterëve, dhe në fund asaj i duhet të përballet me fatin e vet.
U RREGULLUA FILMI! Aleks Pruit, një djali 8-vjeçar që jeton në Çikago,i duhet të shmangë spiunët ndërkombëtarë që kërkojnë një çip kompjuterik tepër sekret në makinën e tij të lodrave.
Me ngjarje të vendosura në Boston në vitin 1978, një takim në një depo të shkretë midis dy bandave kthehet në një shkëmbim zjarri dhe një lojë mbijetese...
Kur Alphonse Kurian, një vrasës psikopat, fillon një rrjedhë vrasjesh, Samueli, një këshilltar mjeko-ligjor, përdor aftësitë e tij mjeko-ligjore për të zbuluar të vërtetën prapa këtyre ngjarjeve të tmerrshme.
Një vit pasi Kevinin e harruan në shtëpi dhe iu desh të përballej me dy hajdutë, aksidentalisht ai e gjen veten në qytetin e Nju Jorkut dhe takon disa “fytyra të njohura”.
Një ish-ushtare gjendet përballë një klani kriminal që i vrau burrin dhe nis planin e saj, për t’u hakmarrë e vetme, ndaj të gjithë anëtarëve të këtij klani.
Frymëzuar nga historitë e vërteta të bandave të rrugës në Zelandën e Re përgjatë 30 viteve, “Savage” ndjek Denin në tri momente përcaktuese në jetën e tij, teksa ai rritet nga djalosh në një anëtar të pamëshirshëm bande.
Të fshehura në një tualet, gjatë një situate me vrasës që gjuajnë,
tre gra testojnë besimin e tyre kur fillojnë të kërkojnë kleçka në historinë e një viktime tjetër.
Në këtë dramë kriminale të viteve 1970, një grua është e detyruar të shkojë në arrati, pasi burri i saj tradhton partnerët e tij, duke e dërguar atë dhe foshnjën e saj në një udhëtim të rrezikshëm.
Leonida Riva është një veteran i zymtë, i vetmuar i luftës, dikur Kapiten i forcave speciale të Ushtrisë. Jeta dhe puna e kanë larguar Rivan nga familja e tij. Djali i tij i madh, Matia, nuk e ka falur kurrë ndërsa vajza e tij, Teresa, e do atë pa kushte. Sidoqoftë, një ngjarje tragjike do ta detyrojë Leonidën të shndërrohet në diçka që ai mendonte se e kishte varrosur prej kohësh në të kaluarën.
Duke dashur të bëjë një jetë të ndershme, një grabitës famëkeq bankash, dorëzohet, vetëm e vetëm për tu tradhëtuar nga dy agjentë të pamëshirshëm të FBI-së.
Fredi dhe Marvini kanë synimet e tyre për një të ardhme të mbushur me "para dhe mjaltë", duke besuar se një jetë krimi dhe shthurjeje do t'i çojë atje. Fatkeqësisht, të jetosh jetën e krimit, vjen me pasoja. Kur mbyllet një seri punësh të drejtpërdrejta, ata hasin në rrugën e tyre, armikun më frikësues deri më tani, Tapiceren. Kaosi pasues i shkaktuar nga dy rojtarët e saj Semo dhe Roi, i detyron djemtë të rishikojnë karrierën e tyre si kriminelë.