Një agjent i fshehtë me një tatuazh dragoi bëhet i njohur për ndihmën ndaj policisë për të zgjidhur raste të vështira. Sidoqoftë, personaliteti i tij impulsiv ndonjëherë e vë atë në telashe.
Sara është një vajzë adoleshente që pret ditëlindjen e saj të 18-të që të largohet nga shtëpia prej babai të saj, Donit. Para se t'i fryjë qirinjve, i ati e burgos atë në një bordum të fshehtë në shtëpi.
Të detyruar nga konfiskimi i pashmangshëm i lokalit të mikut të tyre,
dy shokë të përjetshëm do të vendosin të grabisin makinën e blinduar të një banke,
duke mos ditur që ngarkesa e saj nuk ka para, por një drogë e re në rrugë.
Një detyrë rutinë policie kthehet në një situatë jetë a vdekje, kur dikush i etur për drejtësi dhe hakmarje, sulmon kamionin e policisë dhe bën ç’mos që të zbuloj të vërtetën, duke treguar që jo gjithçka është bardhë e zi, por që shpesh rregullat thyhen në emër të dashurisë.
Një burrë kthehet nga ushtria në kërkim të motrës së tij të humbur, e cila u zhduk në mënyrë misterioze gjatë një festivali të çuditshëm tradicional, të quajtur “The Droving”.
Një kujdestare ligjore e ligë zbraz kursimet e pacientëve të saj të moshuar por
has në probleme kur një grua që po përpiqet ta mashtrojë
rezulton të jetë më shumë sesa duket në pamje të parë.
Hollivudi i viteve 1930 rivlerësohet nga syri kritik i skenaristit Herman J. Menkuic kur ai nxiton për të mbaruar skenarin e filmit "Qytetari Kein" i vitin 1941.
Gaza është një djalë 14-vjeçar që jeton në bregdetin turk të Egjeut. Së bashku me babanë e tij dominues, ai ndihmon kontrabandën e refugjatëve nga vendet e shkatërruara nga lufta drejt Europës, duke u dhënë atyre strehim të përkohshëm dhe ushqim të pakët derisa të përpiqen të largohen. Gaza ëndërron të shpëtojë nga kjo jetë, por nuk mund të mos tërhiqet në një botë të errët të imoralitetit, shfrytëzimit dhe vuajtjeve njerëzore. A mund të mos shndërrohet një përbindësh kur rritet nga një i tillë? Bazuar në romanin e Hakan Günday, që dokumenton krizën e refugjatëve në Europë, "Më shumë" është historia mbërthyese e një djali që duhet të rritet në një botë ku nuk ka vend për pafajësi.
Një skuadër sigurie vendoset në një mision shoqërimi ndihmash në një zonë të rrezikshme të kontrolluara nga bandat. Ata duhet të ndalojnë edhe transportimin e disa armëve të rrezikshme që do të nisin një konflikt të madh.
Tre policëve u kërkohet të shoqërojnë një emigrant të paligjshëm në aeroportin “Charles de Gaulle”, ku ai do të detyrohet të hipë në aeroplan dhe të kthehet në atdhe. Por, kur të mësojnë të vërtetën, duhet të bëjnë një zgjedhje të vështirë...
Pasi del nga burgu, Edi vendos të fillojë një jetë të re dhe të afrohet me vajzën dhe nipin e tij. Por planet e tij për një jetë të re, vështirësohen, kur ai zbulon për telashet e vëllait të tij dhe papritmas bëhet tepër e vështirë t’i qëndrosh larg botës së krimit.
Kur gazetari i Uashington Post Jamal Khashoggi, zhduket në Stamboll,
e fejuara e tij dhe disidentët në të gjithë botën zbulojnë të dhëna për një vrasje dhe
ekspozojnë një tentativë globale për të mbuluar te vërtetën.
Një hajdut futet në një makinë të specializuar me një sistem të posaçëm sigurie që e mban të bllokuar brenda, me qëllim që askush të mos mund ta dëgjojë duke kërkuar ndihmë.