Udhëtimi familjar merr një kthesë të rrezikshme kur mbërrijnë në shtëpinë e disa të afërmve dhe e gjejnë lagjen e braktisur. Në errësirë tre psikopatë me maska i ngacmojnë për të testuar limitet e familjes ndërkohë që përpiqen të mbijetojnë.
Për shkak të problemeve familjare, familja e Yilmazit shkon te shtëpia e gjyshes. Por në atë shtëpi askush s'është i mirëpritur veç gjyshes, Saadetes, dhe shpirtrat e këqij do ua bëjnë jetën ferr...
Natën e Krishtlindjes, një vejushë në tremujorin e tretë të shtatzanisë përndiqet dhe torturohet nga një e huaj e fiksuar me fëmijën e saj të palindur.
Një film i paparashikueshëm, shumë prekës!
Një vajzë e vogël e braktisur, me fuqi të tejbotshme, merret në kujdestari nga një burrë dhe një grua, të cilët thonë se janë prindërit e saj.
Pari është një film horror i mbinatyrshëm në të cilin një burrë përpiqet të ndihmojë një grua të quajtur Ruksana, një viktimë abuzimi, të cilën ai e gjeti të lidhur në një kasolle.
Eli, një grua e varur nga droga, shkon në një qytet të ri me dy fëmijët e saj adoleshentë. Ndërsa lufton për t’i shpëtuar varësisë, jeta e saj ndryshon kur takon Kristoferin, i cili vuan nga një lloj tjetër varësie...
Tetë shokë universiteti i drejtohen "Shtëpia Fantazmash Me Qira" për festën e tyre të Hallouinit. Por kua ato e luajnë përsëri lojën që e bëri atë shtëpi famëkeqe, ata zgjojnë një shpirt të lig e cila synon të ushqehet me shpirtrat e tyre.
Një baba është akuzuar për një krim që nuk i kujtohet ta ketë bërë: për abuzim seksual me vajzën e tij. Pretendimi që kultet satanike kishin pushtuar qytetin, i alarmon të gjithë. Një detektiv mundohet të zbulojë të vërtetën dhe më në fund ia del.
Foshnja e destinuar për të përhapur ligësinë në mbarë botën, lindi më 06/06/2016. E ëma e fëmijës kryen vetëvrasje dhe nuk sheh pasojat. Sekti i ligësisë nuk heq dorë për të mbrojtur foshnjën dhe tezja e foshnjës vëzhgohet nga forcat e liga. Organizatat sekrete turke dhe evropiane që duan të parandalojnë këtë ngjarje po kërkojnë një fëmijë, kurse rendi i ligë do të sjellë mallkimin në shtëpinë ku fëmija po shikon.
Stamboll, Turqi: Jemi në një epokë të re ku njerëzimi hidhet në një vorbull frike dhe dëshpërimi, e të gjitha profecitë shfaqen të vërteta. Tani e keqja do të përhapet si një virus në mbarë botën dhe Satani do të gjejë një trup në të cilin do të udhëheqë ushtrinë e djajve.
E strehuar në rezidencën e saj të madhe në Kaliforni, trashëgimtarja e armëve të zjarrit, Sara Uinçester, beson se është e përndjekur nga shpirtrat e njerëzve që janë vrarë nga pushka Uinçester.
Si mund ta ndalosh një mallkim që nuk vdes kurrë? Xhejku, i mbijetuari i vetëm i masakrës në The Grudge 2, torturohet nga vizione rrëqethëse të Kajakos dhe Toshios që e çojnë atë deri në futjen në çmendinë. Mjekja e Xhejkut, Dr. Salivan, është e vendosur t’i hetojë tregimet e tij të tmerrshme. Ajo eksploron shtëpinë e tij në Çikago, duke gjetur edhe një familje tjetër që është gati t’i dorëzohet mallkimit. Bëhet e qartë që tregimet tmerruese të Xhejkut janë të vërteta dhe një grua e mistershme japoneze mund të jetë e vetmja shpresë për ta që t’i largojë njëherë e përgjithmonë shpirtrat... përveç nëse plani i saj i shkatërron të gjithëve.
Në Tokio, një grua e re vihet në të njëjtin mallkim misteriozë që vuan motra e saj. Me një fuqi mbinatyrore, mbushet një person me zemërim para se të përhapet në viktimën e saj të ardhme, një grup së bashku punojnë që ti kuptojnë sekretet e tyre dhe tua shpëtoj jetën.
Ana, një vajzë adoleshente, kthehet në shtëpi pas qëndrimit
në një spital psikiatrik; kishte tentuar vetëvrasjen pas vdekjes
së të ëmës. Por kthimi i saj nuk do të jetë i lehtë, pasi i ati ka filluar një lidhje me ish-infermieren
e së shoqes. Ana i rrëfen urrejtjen e saj të motrës, Aleksit, dhe nis një betejë për të larguar njerkën e ardhshme.
Një djalosh adoleshent zbulon se është "Ajin", një qenie gjysmë njerëzore me fuqinë për t'u rikuperuar nga vdekja. Ai përfundon duke u fshehur, por edhe duke luftuar të keqen me fuqitë e tij.
Një miliarder me mendje të shkëlqyer, i quajtur Karl Durant, po eksperimenton me peshkaqenët, të cilët së shpejti rebelohen dhe shkaktojnë tmerr midis një grupi shkencëtarësh.
Dominik dhe Dresden janë dy vëllezër nga Minesota që kërkojnë mënyra te ndryshme për të bërë jetën qe ëndërrojne. Ata fillojnë xhirimet e një filmi të frikshëm i cili do u sjellë shumë të papritura.