Pas vdekjes së babait të tij, Tim Ueber kthehet në fshatin e tij të fëmijërisë në Somerset për t'u përballur me diçka të ligë që shqetëson paqen e fshatarëve.
Pasi dyshojnë që komshiu i tyre polic është një vrasës serial, një grup adoleshentësh kalojnë gjithë verën duke e përgjuar dhe duke mbledhur prova. Sa më shumë i afrohen të vërtetës, aq më të rrezikshme bëhen gjërat.
Kit Gordy, një studente e re në shkollën Blackwood Boarding, ballafaqohet
me dukuritë e mbinatyrshme të kësaj shkolle dhe me fuqitë e errëta të drejtoreshës.
Pas një fëmijërie të trazuar, Ashli kërkon të
lidhet përsëri me nënën e saj dhe pa dashur fton një forcë demonike.
Të dashurit e saj duhet të luftojnë me kohën për të shpëtuar shpirtin e saj.
Bazuar në ngjarje të vërteta. Tre studentë kolegji fillojnë të luajnë një lojë të quajtur "Mundësitë janë...", por papritur e gjejnë veten të mbërthyer në një rrjet mbijetese dhe vrasjesh.
Pas një epidemie globale të pazakontë, shumica e njerëzimit kthehet në "Të Infektuar" të dhunshëm. Një njeri me aftësinë për të folur gjuhën e re të të Infektuarve, i udhëheq të mbijetuarit e fundit në një gjueti për Pacientin Zero dhe një kurë.
Në një të ardhme jo të largët teknologjia do jetë e shpërndarë dhe do kontrollojë çdo aspekt të jetës. Por a do arrijë në atë pikë sa të kontrollojë dhe vullnetin e lirë njerëzor?
Xhejmsi, Kejsi dhe dy fëmijët e tyre adoleshentë shkojnë për një fundjavë në mal. Xhejmsi gjen në mes të dëborës një grua dhe e sjell në shtëpi për ta shpëtuar, pa e ditur se prania e gruas është katalizatori për një seri ngjarjesh që do ta ndryshojnë jetën e tyre përgjithmonë.
Një romancë surrealiste midis një gruaje dhe një tekniku lojërash arkade.
Disa forca të çuditshme metafizike ndryshojnë realitetin e teknikut duke çuar në
mutacione të çuditshme bio mekanike.
Një gjeni i ri krijon aksidentalisht një pajisje që përforcon aktivitetin paranormal brenda shtëpisë së familjes së tij.
Si pasojë ai rikthen përsëri shpirtrat e familjarëve por bashkë me ta liron dhe gjëra shumë më të frikshme.
Pasi jetuan në mënyrë paqësore në shpellat e një qyteti të vogël, një grup i vogël alienësh bëhen vdekjeprurës kur luftojnë për ekzistencën e tyre, duke tradhtuar shefin e dhembshur të policisë që i ka mbrojtur për 28 vjet.
Dean Morgan luan rolin e një babai të divorcuar së fundmi, vajza e së cilit zhvillon një marrëdhënie misterioze me një kuti-antikë prej druri që e blen në një pazar. Ndërsa sjellja e vajzës së tij sa vjen bëhet edhe më e çuditshme, Klaidi fillon e ndien ekzistencën e një qenie të errët dhe kupton se ka lidhje me kutinë. Ngjarje të pashpjegueshme dhe të tmerrshme fillojnë të ndodhin dhe të përkeqësohen, derisa Klaidi deshifron gdhendjet e çuditshme mbi kuti dhe zbulon se brenda saj fshihet një Dibbuk: një shpirt i humbur që mbizotëron dhe në fund përpin mikpritësin e tij njerëzor. Ndërkohë që ndikimi i Dibbuk-ut mbi vogëlushen bëhet edhe më i fortë dhe i frikshëm, Klaidi lufton me kohën për të gjetur një specialist që do të mund ta ndjekë Dibbuk-un dhe të shpëtojë vajzën e tij.
Filip Gudman është një profesor që vihet në ndjekje të disa çështjeve të mistershme duke u munduar të shpjegojë pse nuk janë të frikshme. Por tre çështje pushtimi shpirtrash që do i jepen do e bëjnë dhe atë vetë dyshues dhe të paaftë t'i përgjigjet të pashpjegueshmes.
Një seri vrasjesh po ndodhin në qytet. Disa prej viktimave kanë të gdhëndur në trup e tyre një ekuacion të çuditshëm (WAZ). Ky ekuacion detyron çdo viktimë të sakrifikojë veten ose të dashurit e tyre. Policia duhet ta zbulojë këtë vrasës, para se ai/ajo të arrijë në fund të ekuacionit. A do të mundet detektivi Edi Argo t’i japë fund këtyre vrasjeve?
Një vajzë adoleshente e zemëruar zgjon diçka në pyll kur me naivitet kryen një ritual të fshehtë për të thirrur një magjistare me qëllim që të vrasë nënën e saj.
Pasi ju premtuan se do të kalonin një natë të paharrueshme duke festuar, disa djem Britanik dhe vajza vendosin që të shkojnë në nje kasolle për ta kaluar fundjavën. Ata takojne një person që dëshiron të hakmerret ndaj tyre për shkak të vdekjes e vëllait të tij.
Selma, një boshnjake dhe Aleks, një djalë gjerman, të dashuruar shkojnë në Bosnjë për të varrosur familjen e Selmës të masakruar në genocid. Por do ngecin në një pyll të Bosnjës ku i presin shumë rreziqe dhe djallëzi.