Filmi trajton historinë e studiueses së dukurive paranormale, Dr. Elise Rainer, e cila përballet me frikën e saj më të madhe kur gjendet në shtëpinë e saj të fëmijërisë.
Një vogëlushe me aftësi të frikshme ngjall nga makthet e saj më të errëta, "Njeriun prej rëre",
një përbindësh që lëndon të gjithë ata që duan ta lëndojnë vetë atë.
Në një qytet të vogël të Kebekut në Kanada, po ndodhin ndryshime të mëdha. Banorët po shndërrohen dhe po sulmojnë njëri tjetrin. Të mbijetuarit fshihen në pyje për të shpëtuar.
Për shkak të një historie të vjetër mbi fëmijë hibridë të djallit, një vajzë e pafajshme bëhet pre e një plani të errët. Pas abortit të kryer, ajo mendoi se jeta e saj nuk do të kishte me probleme, por, pasi ajo udhëton në një qytet të humbur, kupton që diçka nuk ka shkuar ashtu siç duhej.
Kloe rikthehet në shtëpi pas lindjes së djalit të saj të parë.
Edhe pse kishte tërë dashurinë e nënës së saj Kloi 19-vjeçare nuk
po e përballonte dot idenë dhe lodhjen e të qenit nënë. Mendimet
e saj filluan të bëheshin më të dhunshme me kalimin e kohës dhe
për këtë arsye shkon të këshillohet me psikologun e familjes. Megjithatë
as Dr.Reed nuk qe në gjendje të shmangte ngjarjet e dhunshme në jetën Kloit.
Viti 1991 Madrid, pas një seance në shkollë, një vajzë adoleshente që kujdeset për vëllezërit e motrat e saj më të vegjël në shtëpi, dyshon se një forcë e keqe ka hyrë në banesën e tyre.
Kjo është historia e një burri dhe një gruaje që fillojnë të rikonstruktojnë një shtëpi të vjetër. Por, ata nuk e dinë akoma se ky qytet ka një histori të frikshme.
Skoti i cili rrëmben zemrat e vajzave shumë kollaj, ka gjithçka që një adoleshent mund të kërkojë: bukurinë, popullaritetin, madje edhe një admiruese. E gjitha fillon si një lojë dhe ndjenjat e admirueses sekrete për atletin e shkollës së mesme marrin një kthesë fatale.
Një aspirante për gazetare zbulon një pemë për të cilën ka shumë histori të tmerrshme.
Teksa atë e përndjekin djajtë e së shkuarës, ajo më në fund zbulon misterin e pemës...
Detektivët Shon dhe Dejvid Karter janë në çështjen e një vrasësi serial që terrorizon qytetin. Duke u bashkuar me Detektiven Kristin Egerton, ata gërmojnë më thellë në një labirint të tmerrshëm që nuk mund të jetë në këtë botë.
Një djalë i ri, dy vëllezërit dhe motra e tij më të vegjël, të cilët mbajnë sekret vdekjen e nënës së tyre të dashur për të qëndruar së bashku, torturohen nga një prani e ligë në çifligun ku jetojnë...
Një mallkim i trashëguar prej brezash prek edhe dy binjakët Rashel dhe Eduard.
Çdo natë prania e shpirtrave të paraardhësve të tyre ndihet në shtëpi.
Ata kërkojnë zbatimin e tri rregullave nga binjakët:
Të jenë në shtrat në mesnatë, të mos lënë të huaj brenda në
shtëpi dhe nëse njëri nga ata tenton të arratiset, jeta e tjetrit
vihet në rrezik.Një veteran u bë arsyeja pse Rashela filloi të thyente
rregullat dhe si rrjedhojë duhet të vuante pasojat.
Një mama vihet në kërkim të vajzës së saj adoleshente pasi ajo zhduket. Asaj i thonë se, për herë të fundit, vajza e saj është parë në shoqërinë e një vajze të veshur me të kuqe, duke çuar atë në një rrugëtim misterioz drejt gjetjes së saj.
Parkun Kombëtar i Wolf Creek-ut bëhet përsëri vend i tmerrshëm, ndërkohë që turistë të rinj të padëshiruar bëhen preha e vrasësit të çmendur, Majki Tejlor.
Xhefri Dahmer përballet me jetën e vështirë gjatë viteve të tij të rinisë, gjë që e kthen ngadalë në një psikopat dhe vrasës serial, i cili do të pranohet në rrethin social të njerëzve me të cilët shoqërohet. Histori e bazuar mbi novelën e Dërf Bekdërfit.
Liz, Kristy dhe Beni udhëtojnë me makinë për të zbuluar natyrën Australiane. Pasi arrijnë në Parkun Kombëtar të Wolf Creek, atyre nuk u ndizet makina dhe u vjen ndihmë e papritur nga një karrotrec i drejtuar nga Mick, i cili ofron riparimin e makinës. Dhe i çon në ofiçinën e tij për të riparuar mjetin e tyre, por ai i mashtron dhe i robëron...
Një familje burgoset në shtëpinë e tyre nga disa hajdutë, të cilët i detyrojnë të luajnë një lojë jetë a vdekje ku rregullat zbardhen me kalimin e natës.
Kajli dhe Sara Miller i kanë të gjitha: një vilë të stërmadhe, makina luksoze dhe potencialin për të patur romancë në marrëdhënien e tyre. Ai sapo është kthyer nga një udhëtim pune dhe vajza e tyre Eivëri del fshehurazi për të shkuar në një festë, kur katër kriminelë të veshur me uniforma sigurie dhe maska skish hyjnë brenda në shtëpi. Ata duan çfarë ka brenda në kasafortë: para dhe diamante. Gjatë orëve në vazhdim, historitë e katër grabitësve si edhe të gabimeve në martesën e Kajlit dhe Sarës hyjnë në lojë. A ka vend këtu për heroizma?
Një burrë merr një kuti misterioze që përmban një sekret të tmerrshëm, një krijesë që do të vrasë këdo në familje derisa ai t'ia dhurojë kutinë dikujt që e do vërtetë. Vetëm kështu përbindëshi mund të vazhdojë ciklin e tij...
Fredi Gruger kthehet në këtë Makth Në Rrugën Elm, një ri-imagjinim kontemporan i horrorit klasik. Një grup adoleshentësh nga periferia ndajnë një lidhje të përbashkët me njëri-tjetrin: po përndiqen të gjithë nga Fredi Kruger, një vrasës tmerrësisht i shpërfytyruar që i gjuan në ëndrrat e tyre. Për sa kohë që ata qëndrojnë zgjuar, mund ta mbrojnë njëri-tjetrin... por kur i zë gjumi, nuk ka shpëtim.
“Majat binjake Pjesët e munguara” është një përmbledhje e skenave të fshira apo të zgjeruara të serialit horror amerikan, që mbështetet mbi misteret e disa vrasjeve. Në sezonin e parë, “Majat binjake” mori 14 nominime në Emmy Awards dhe sot, listohet si një ndër serialet më të mëdha të të gjitha kohërave...