Një emigrante kineze bëhet pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të krimit të kontrabandës së qenieve njerëzore ndërkohë që përpiqet të krijojë një jetë më të mirë për familjen e saj.
Ji Mo konsiderohet si një person i veçuar sepse mund të shohë përbindësha. Një ditë, ajo sheh një përbindësh në supermarket dhe takon Mengun, një gjuetar përbindëshash. Ajo zbulon se me të vërtetë ka përbindësha në botë, dhe përfshihet në një stuhi të re.
Një sëmundje që i kthen njerëzit në zombi është shëruar. Zombit, dikur të infektuar, diskriminohen nga shoqëria dhe familjet e tyre, gjë që shkakton lindjen e problemeve sociale. Kjo çon në ndërhyrjen e ushtrisë dhe të qeverisë.
Një adoleshente introverte, e ndërgjegjshme për mjedisin, e quajtur AJ,
tërhiqet zvarrë në një park pushimesh bregdetare nga familja e saj 'normale' e dhimbshme,
ku ajo befasohet papritur nga një roje shpëtimi, me emrin Isla.
Historia e vërtetë e lindjes së legjendës "Winnie-the-Pooh", që solli lumturi për fëmijët e botës, por shumë vuajtje e trishtim për atë që e inicioi atë, Kristoferin. Një film që tregon se suksesi i jashtëzakonshëm, jo gjithmonë është burim lumturie... Ngjarjet mes katër personazheve kryesore, çiftit Milne, djalit të tyre dhe dados së tij të dashur, do të marrin një rrjedhë që nuk e kishte parashikuar askush...
U RREGULLUA FILMI! Në 1994, gjatë krizës financiare të Koresë, dy persona takohen duke shkëmbyer historitë e tyre ne një program radioje.
Ata ranë në dashuri, por nuk duket se kjo dashuri ka gjetur kohën e duhur.
Nje bankier i suksesshëm humbet gruan në një aksident tragjik. Së bashku me ndihmën e një punonjëse të shërbimit të klientit, ai fillon të rindërtojë jetën e tij nga fillimi.
Filmi është frymëzuar nga një histori e pabesueshme e një qeni shephard të quajtur Palm, i cili u la pa dashje në aeroport nga pronari i saj. Ajo miqësohet me Nikolasin nëntëvjeçar, nëna e të cilit vdes duke e lënë me një baba që ai mezi e njeh. Një pilot që gjen qenin në aeroport. Është një histori e aventurave të mahnitshme, miqësisë së vërtetë dhe dashurisë së pakushtëzuar.
Një çift i ri dhe modern që shkojnë në Francë për të eksploruar një shtëpi nënujore dhe për të shpërndarë zbulimet e tyre në rrjetet sociale, i nënshtrohen një ndryshimi serioz të planeve kur ata hyjnë në brendësi të një shtëpie të çuditshme të vendosur në fund të një liqeni dhe prania e tyre zgjon një shpirt të errët që përndjek shtëpinë.
Një çift strehohet ne ishullin qe frymëzoi Ingmar Bergman, të cilët shkruanin skenare për filmat e tyre te ardhshëm kur kufiri mes realiteti dhe trillimit behet i mjegullte.
Pronarja e galerisë së pikturave në Nju Jork, Bruk dhe bashkëshorti i saj Ouen, përballen secili me tundime të jashtëzakonshme, me rezultate shumë të papritura.
Isabel është një studente gazetarie që po bën praktikën në 1 gazetë në qytetin bregdetar të Galicias. Gjatë kësaj kohe, në sektorin e nekrologjisë, ajo has disa letra anonime kushtuar Lusias. Këto letra tregojnë një histori dashurie, miqësie dhe tradhtie në vitin 1958.
2 çifte e nisin jetën e tyre në dekada të ndryshme dhe në vende të ndryshme, por një ndodhi e papritur do t'i bashkojë në një mënyrë që askush s'do ta kishte parashikuar.
Për të fituar disa para shtesë, studenti i çuditshëm Beni, punon si shofer për një natë. Detyra e tij është të shëtisë dy vajza të reja misterioze rreth Los Anxhelosit në një natë festash. I mahnitur nga sharmi i klienteve të tij, ai mëson se pasagjeret e tij kanë një etje të madhe për gjak.
Aleksia është një vrasëse e pamëshirshme. Këto vrasje tashmë nuk kanë të ndalur. Por, pasi la një dëshmitare në një skenë të tmerrshme vrasjesh, ajo detyrohet të ikë, me një identitet të rremë...
Sapo Tesa merr vendimin më të madh të jetës së saj, gjithçka ndryshon. Zbulimet për familjen e saj, dhe më pas të Hardinit, vënë në dyshim gjithçka që dinin më parë, duke e bërë më të vështirë të ardhmen e tyre së bashku.