Në rrugën e saj për në një punë të re si mësuese, Loren-i ndalon në Grendon Folls,ku takohet dhe miqësohet me një punëtor beqarTravis-in, fëmijën e tij që po strehon dhe shumë vendas të tjerë në javët deri në Krishtlindje.
Ndërsa Fibi mundohet të gjejë tradita të reja për ta bërë sa më bukur Krishtlindjen, ajo kupton se nuk janë traditat që formojnë shpirtin e Krishtlindjes, por njerëzit me të cilët i ndajmë këto tradita.
Një regjizor duhet të përballet me pasojat e famës së menjëhershmen dhe arsyen që e ka arritur atë, teksa është në një luftë me veten dhe të tjerët në lidhje me sa është e pranueshme të sakrifikosh për artin pa humbur mirësinë tënde.
Jeta e Gabrielit është një histori magjepsëse dhe jashtëzakonisht pasionante e arratisjes së tij nga 'ferri' personal, ndërsa ai përpiqet të fitojë të pamundurën, faljen dhe dashurinë.
Në këtë histori të origjinës së Atit të Krishtlindjes, një djalë i zakonshëm (me një mi të përkëdhelur besnik dhe një dre pranë tij) nis një aventurë të jashtëzakonshme për të gjetur babanë e tij që është në një kërkim për të zbuluar fshatin fantastik të Elfhelmit.
Në vitin 1937, Japonia pushtoi Nanjingun, kryeqytetin kinez. Ndodhi një betejë dhe mizori të mëvonshme kundër banorëve, veçanërisht atyre që u strehuan në Zonën e Sigurisë Ndërkombëtare.
Poloni, 1985: I pakënaqur me rezultatin e hetimit për një vrasje, një oficer i ri në Varshavën komuniste nis të hetojë vetë për të zbuluar të vërtetën.
Gjatë pushimeve të Krishtlindjeve me familjen mbretërore në pallatin Sandringham në Norfolk, Angli, Diana Spencer, duke luftuar me problemet e shëndetit mendor, vendos t'i japë fund martesës së saj 10 vjeçare me Princin Charles.
Teksa është duke u kujdesur për pacientë të saj të sëmurë mendorë, një infermiere e re fillon të dyshoj tek vetja, kur gjëra të çuditshme fillojnë të ndodhin rreth saj.
Vetmia, vdekja dhe kuptimi i jetës, të eksploruara përmes jetëve të veçuara, që përplasen në tregimet e shkurtra mbi Tokën e së ardhmes, ku nuk mungon as koronavirusi…
Një ushtar amerikan i vendosur në Romë, me Vatikanin e hedhur në erë,
nis udhëtimin
e një heroi për të zbuluar dhe mbrojtur
kundëra një armiku të panjohur që kërcënon të gjithë botën.
KUJDES! FILMI NDALOHET PER SHIKUES NEN 18 VJECARE! PERMBAN TEMATIKA TE FORTA DHE NUDITET!
Një murgeshë e shekullit të 17-të në Itali vuan nga vizione shqetësuese fetare dhe erotike. Ajo ndihmohet nga një tjetër motër me të cilën shoqërohet dhe marrëdhënia mes dy grave kthehet në një lidhje dashurie romantike.
Ndërsa një ditë e re fillon në qytetin e vogël amerikan të Minninnewah, banorët e nisin ditën e tyre po aq të zakonshme sa edhe tjetra. Nënë Natyrë, megjithatë, ka plane të tjera për ta. Banorët kanë vetëm 13 minuta për të kërkuar strehim përpara se tornadoja më e madhe në histori të shkatërrojë qytetin, duke i lënë ata të luftojnë për të mbrojtur të dashurit e tyre dhe duke luftuar për jetën e tyre. Të mbetura për t'u përballur me pasojat, katër familje duhet të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre dhe të gjejnë forcë tek njëra-tjetra për të mbijetuar.
Për të siguruar një jetë më të mirë për familjen e tij në fshat, 18-vjeçari Mateus pranon të punojë në një kantier në São Paulo për shefin e tij të ri, Lukën. Kur ai dhe disa djem të tjerë bien në kurthin e botës së rrezikshme të trafikimit të qenieve njerëzore, Mateus detyrohet të punojë për njeriun që e bëri të rrezikojë të ardhmen e tij dhe të familjes së tij.
E mërzitur me martesën e saj me një mjek fshati dhe e mbytur nga jeta në një qytet të vogël, Ema Bovari, ndjek ëndrrat e saj pasionante pavarësisht se sa mund ti kushtojnë ato.
Një trekëndësh i ngatërruar dashurie i ndërtuar nga njerëz të detyruar të fshehin veten e tyre. Një histori lufte, dashuri, miqësie dhe arti në Moskë gjatë luftës së ftohtë.
Në një natë të tmerrshme plot me vrasje dhe makthe për një ish-kampion çiklizmi,
vetëm një detektiv i fshehtë mund ta ndihmojë që të mbijetojë deri në mëngjes.