Ruth Slater, një grua e liruar nga burgu pas vuajtjes së dënimit për një krim të rëndë, bën përpjekje për të rihyrë në shoqëri. Ajo duhet të rregullojë përsëri jetën e saj në një botë që refuzon ta falë të kaluarën e saj.
Një mësuese në qytetin e vogël të Oregonit dhe vëllai i saj sherif, zbulojnë se një nxënës po fsheh një sekret të rrezikshëm që mund të ketë pasoja të frikshme.
Situata i del jashtë kontrollit edhe pse gangsteri amerikan Erik Vaskez thur plane për t'u bërë lideri i botës meksikane të krimit, sepse ndërkohë aleatët e tij të fuqishëm i bëhen armiq...
Përpjekjet e një të riu me ngjyrë për të rimarrë shtëpinë e fëmijërisë së tij, një shtëpi tashmë e shtrenjtë e stilit viktorian, në një lagje të San Franciskos.
Marta, një neurokirurge dyzetvjeçare, bie në dashuri. Ajo lë karrierën e saj të shkëlqyer në Amerikë dhe kthehet në Budapest për të filluar një jetë të re me këtë person. Por dashuria e jetës së saj pretendon se ata nuk janë takuar kurrë më parë.
Katër studentë ekselentë universiteti detyrohen të përballen me veten në mënyra të tmerrshme kur eksperimenti i tyre i Fizikës Kuantike çon në një ekzistencë paralele të ngatërruar që i bën ata të pyesin se kush janë, çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo.
Një letër dashurie për gazetarët e vendosur në një postë të një gazete amerikane në një qytet imagjinar francez të shekullit të njëzetë që sjell në jetë një koleksion tregimesh të botuara në "The French Dispatch Magazine".
Një baba i tregon vajzës së tij aventurat e fëmijërisë së tij, të viteve ’80, ndërsa ndiqte ëndrrën e tij për të patur një Nintendo të tijën për Krishtlindje…
Një ish-i burgosur kthehet në shtëpi pas 17 vjetësh burg, me shpresën për t’u falur nga të afërmit e njeriut që ka vrarë dhe nga e ëma, që ka mbetur vetëm dhe e sëmurë.
Një natë, Kripa është në arrati nga seksi dhe dhuna kur takon Sadhavin, një grua që çuditërisht i ngjan nënës së tij të vdekur. Ajo i jep atij strehë dhe e mëson të udhëtojë brenda përmes seksit.
Bandat rivale kërkojnë miliona dollarë të fshehura brenda një godine luksoze që është planifikuar të shkatërrohet, por fillimisht ata duhet të merren me rojen i cili i gjeti paratë i pari.
Filmi tregon jetën e një familjeje të klasës punëtore irlandezo-veriore nga këndvështrimi i djalit të tyre 9-vjeçar, gjatë trazirave në Belfast. Dilema e një familjeje nëse duhet të vazhdojë të jetojë në atdhe, ku e ka jetën të rrezikuar, apo të emigrojë jashtë vendit...
Historia e vërtetë e udhëtimit për jetë a vdekje të talentit adoleshent të futbollit Martin Bengtsson përmes një industrie moderne të futbollit, ku gjithçka dhe të gjithë e kanë një çmim.
Pilotët Gjermanë dhe ata Britanike rrëzojnë njeri tjetrin në dëbore, dhe e gjejnë veten në të njëjtën kabinë, në përpjekje për t’i mbijetuar acarit të Norvegjisë.
Një studente mjekësie që vuan nga paraliza e gjumit, e gjen veten të burgosur nga një qenie djallëzore, pasi zhvendoset në shtëpinë e të dashurit të saj.
Në vitet 1820, Hugh Glass, një banor i zonave kufitare, nis hakmarrjen e tij ndaj atyre që e braktisën duke e menduar të vdekur pasi u sulmua në pyll nga një ari.
Është koha e Krishtlindjeve në Aldovia dhe një foshnje mbretërore është gati të lindë. Amber dhe Riçard presin anëtarët mbretërorë nga një mbretëri e largët për të rinovuar një armëpushim të shenjtë, por kur traktati zhduket, paqja rrezikohet dhe një mallkim i lashtë kërcënon familjen e tyre.