Një pasardhëse i një fisi fluturuesish vihet në kërkim të disa perlave magjike. Kur ato bien në dorën e një njeriu, ajo bashkohet me një grup të pazakontë heronjsh për të shpëtuar njerëzimin nga shkatërrimi.
Kjo është historia e një gazetari ambicioz, i cili heton një aksident
të harruar prej kohësh. Kur e mbijetuara e vetme
e aksidentit zhduket papritur, ai e kupton
se asgjë nuk është siç duket dhe se e vërteta
e errët do ta përndjekë gjithë jetën e tij.
Pasi një polic amerikan është dëshmitar i vrasjes së kolegut të tij në një transaksion droge në Tajlandë , e gjen veten në anën e kundërt të ligjit.
Pavarësisht dëshirës së tij për t'u larguar nga ai vend, bashkohet me një ish-mercenar për te vendosur drejtësi për vrasjen e kolegut të tij.
Një grua që po kërkonte djalin e saj të humbur merr në shtëpinë e saj një vajzë të vogël
që e gjeti afër malit Jang, një mal misterioz ku mesa duket jetonte
një krijesë mistike që imitonte zërat e njerëzve.
Ekspozuar gjatë një tregtie të paligjshme armësh e cila shkon gabimisht në Berlin, një njeri i Koresë së Veriut “fantazmë” agjent i cili gjen veten në shënjester e një kërkimit ndërkombëtar. Ai ishte tradhtuar nga gruaja e tij apo vendi i tij? Ai duhet të jetë i pergatitur për të bërë sakrificën e fundit.
Jin-hong është një prokuror i rreptë i cili është i fiksuar të gjejë njeriun që i vrau mamanë.
Shumë shpejt do të bëhet vetë ai i dyshuari kryesor, kur gruaja e vdekur ringjallet për të vendosur drejtësi.
Ai që nisi si një mision i thjeshtë shoqërimi, kthehet shumë shpejt në kaos pasi të burgosurit e burgut Koh Kla marrin drejtimin e tij. Një njësi speciale bllokohet në burg dhe duhet të luftojnë për të mbijetuar dhe për të mbrojtur një dëshmitar të rëndësishëm.
Një vrasës me pagesë pranon dhe një punë të fundit, në mënyre që paratë e marra t'i përdorë për t'i thyer shikimit një vajze që qëlloi aksidentalisht. Por, ai nuk e di që kjo do t'i sjellë mjaft telashe.
Pas një vdekjeje të papritur, zjarrfikësi Ja-hong dërgohet në jetën e përtejme nga tre mbrojtësit e tij. Vetëm pasi të kalojë 7 gjykime në 49 ditë dhe të provojë pafajësinë e tij në botën e të gjallëve, do mund të rimishërohet dhe tre mbrojtësit e tij do i qëndrojnë pranë gjatë gjithë gjykimeve.
Xhin-seok shpërngulet në shtëpinë e re me vëllanë e madh Ju-Seok, mamanë dhe babanë. Xhin-seok vuan nga ankthi por me mjekimet që merr arrin të bëjë një jetë normale. Një mbrëmje me shi, Xhin-seok e sheh vëllanë duke u rrëmbyer nga disa burra me një fugon të zi. Pas 19 vitesh heshtje Ju-Seok rikthehet në shtëpi por nuk mban mend asgjë. Xhin-seok vëren disa ndryshime në sjelljen e të vëllait dhe fillon të dyshojë se personi që është kthyer nuk është Ju-Seok. Ndërkohë Xhin-seok dëgjon zhurma nga një dhomë e kyçur përkohësisht, nga pronari i mëparshëm i shtëpisë.
Një burrë qejfli kishte një grua dhe dy dashnore, por mesa duket as ato nuk i mjaftonin
dhe duhet t'i hiqte qafe. Në ditëlindjen e tij të vajzat e zbulojnë të vërtetën
dhe takohen bashkë. Mesa duket kishin të njëjtin profesion dhe kjo e bënte
më të vështirë misionin për të vrarë njëra-tjetrën.
Një mama vihet në kërkim të vajzës së saj adoleshente pasi ajo zhduket. Asaj i thonë se, për herë të fundit, vajza e saj është parë në shoqërinë e një vajze të veshur me të kuqe, duke çuar atë në një rrugëtim misterioz drejt gjetjes së saj.
Tungu, një inspektor policie është në mision për të goditur skemën kriminale të kontrabandës së Shingut, por nuk e arrestoi dot. Ndërsa Tungu vazhdon kërkimin e tij, ai zbulon përfshirjen e Shingut me shefin e Blackit. Shingu humbet pjesën e tij të arit prej Blackit. Për të marrë pjesën e tij, Shingu shfaqet në lundrim, ndërsa Tungu është atje për ta ndjekur.
Kim Ho, njeriu i më i mirë i shpatave në Joseon dhe roja i mbretit, një ditë urdhërohet në burg për të ruajtur të burgosurit. Në mesnatë, ndërkohë që ai është në gjumë diçka ndodh dhe 5 burra të armatosur…
Një emigrant i paligjshëm nga kontinenti kinez hyn në Hong Kongun e korruptuar, të kolonizuar nga britanikët në vitin 1963, duke u transformuar në një trafikant droge të pamëshirshëm dhe në rritje.
Një histori dashurie, hakmarrjeje dhe traditash të egra, me ngjarje të vendosura në shekullin e 17-të. Hanshiro, një samuraj i varfër dhe i shkatërruar nga jeta, troket në derën e feudalit Kagejo, me kërkesën për të bërë harakiri (vetëvrasje) në oborrin e tij. Duke menduar se ai po shtiret, Kagejo i tregon historinë e dhimbshme të Motomes, pa e ditur se me këtë, i ka hedhur benzinë zjarrit të hakmarrjes që është ndezur brenda samurajit, i cili tashmë ka humbur gjithçka në jetën e tij…
Djali i një oficeri shumë të famshëm në Korenë e Veriut, dyshohet se është vrasës serial nëpër botë. Për të kapur vrasësin Korea e veriut dhe e jugut bashkë me interpolin, vihen në kërkim të tij.