Kur Drej Parkeri dhe nëna e tij shpërngulen nga Ditroiti në Kinë, Dreja ndihet i humbur në një botë shumë ndryshe nga ajo që njeh. I frikësuar dhe i rrahur nga disa shokë të shkollës, Dreja shpëtohet nga mirëmbajtësi i pallatit, z. Han, një njeri që vajton një humbje shumë të madhe. Zotit Han i vjen keq për Drenë dhe bie dakort ta mësojë kung-fu për të mbrojtur veten. Duke u stërvitur së bashku, mësues dhe nxënës mësojnë t’i zënë besë njëri-tjetrit, dhe si përfundim të krijojnë një miqësi që i shëron të dyve.
Me qëllimin për të fshehur korrupsionin e qeverisë, grupi Kurju vijon me një plan për të shkatërruar një rrugë dhe për të ndërtuar një kazino. Për të ndaluar grupin Kurju, anëtarët e qytetit SWORD fillojnë të veprojnë.
Kur dy vëllezër detyrohen të marrin pjesë në Luftën Koreane, vëllai i madh vendos të ndërmarrë misionet më të rrezikshme për të mbrojtur më të voglin nga betejat e ashpra.
Zjarri, një nga forcat më të fuqishme të natyrës vret dhe hap terror edhe pse siguria në qytetet e ditëve të sotme është e sofistikuara. Tani dy vëllezër duhet të punojnë së bashku për të shpëtuar jetë dhe të arratisen nga ferri.
Një agjent i Koresë Jugore i pushuar nga puna dhe një spiun i dezertuar i Koresë Veriore takohen rastësisht pas gjashtë viteve dhe fillojnë një biznes së bashku, të dy me synimin për të vjedhur informata nga njëri-tjetri.
Li Kang-hi, një redaktor në një revistë të famshme, bën që Senatori Jang Pil-vu të jetë në krye të zgjedhjeve presidenciale, nëpërmjet fuqisë së shtypit. Pas kësaj fshihet një marrëveshje me sponsorin më të madh të gazetave.
Pas pirjes së ujit nga një burim malor, një roje i sigurimit të bankës fiton superfuqitë telekinetike, të cilat ai duhet t'i përdorë për të shpëtuar vajzën e tij nga një kompani ndërtimi, si një superhero.
KUJDES FILMI PËRMBAN SKENA EROTIKE TË FORTA!
KËSHILLOHET PËR SHIKUES MBI 18 VJEÇ!
Vajza e vogël e qytetit, Deoki, u braktis nga profesori i universitetit, Hak-kyu, pas një lidhjeje të nxituar.
Pas tetë vitesh, ajo kthehet tek ai, pasi ai fillon të humbasë shikimin, për të planifikuar hakmarrjen e saj.
Mitsumi ka precedenca të vjetra kriminale dhe tani është sërish në vëmendjen e autoriteteve. Është një çështje e hapur dhe e mbyllur dhe Mitsumi ka rrëfyer. Në këtë pikë futet në skenë avokati premtues Shigemori, idetë e të cilit mund të bëjnë diferencën midis jetës dhe vdekjes.
Një djalosh adoleshent zbulon se është "Ajin", një qenie gjysmë njerëzore me fuqinë për t'u rikuperuar nga vdekja. Ai përfundon duke u fshehur, por edhe duke luftuar të keqen me fuqitë e tij.
Një gangster që ka dhënë dorëheqjen ndeshet me një vajzë të re dhe të mistershme. Mirëpo, ajo është dërguar nga dikush për ta vrarë atë. Gjërat nisin të ndërlikohen kur ata të dy fillojnë të kenë ndjenja ndaj njëri-tjetrit.
Një grusht shteti në Korenë e Veriut detyron një agjent të defektojë në Jug me "Numrin Një" të pavetëdijshëm. Teksa operativët nga Veriu kërkojnë për ata të dy, agjentit i duhet të punojë me koreanët e Koresë së Jugut për të ndaluar luftën bërthamore.
Detektivi veteran Sang-gil dhe policja Eun-jong janë në krye të një çështjeje që duket si vetëvrasje. Sang-gil fillimisht mendon se ishte një aksident, por shenjat e kafshimit të qenve të zbuluara në trup e çojnë atë të besojë se dikush kishte terrorizuar dhe kishte vrarë viktimën.
Plani i çmendur
Një burrë dhe gruaja e tij futen në një borxh të madh në lojëra fati dhe pastaj aksidentalisht përfshihen në një garë me disa gangsterë për të marrë një pasqyrë magjike.