Për shkak të një komploti, i pasuri So Chan humbet gjithçka por shpëtohet nga Sekti i Lypësve. Ai mëson artin marcial shekullor - Grushti i Dehur, për të mundur një njeri që e futi në kurth.
Manxhi një samurai shumë i aftë, dënohet me mallkimin e përjetësisë pas një beteje legjendare. I ndjekur nga vrasja brutale e motrës, Manxhi e kupton se vetëm lufta ndaj të keqes mund t'ia pastronte shpirtin. Ai premton të ndihmojë një vajzë të vogël për tu hakmarrë ndaj personave që i vranë prindërit.
Profesori Kim, një gjeolog marine, kupton rrezikun e një mega-cunami që po i drejtohet Haeundaes, një vend turistik i
njohur në bregun jugor të Koresë. Ai përpiqet dëshpërimisht të lajmërojë autoritetet dhe pushuesit të cilët nuk janë
në dijeni të forcës shkatërrimtare natyrore që po vjen drejt tyre.
Filmi Lindja e Dragoit është një rikthim modern i filmit klasik të Brus Lisë dhe rolin që ka luajtur në San Francisko në vitet '60. I frymëzuar nga beteja epike mes Brus Lisë dhe mjeshtrit të Kung Fusë Uong Xhek Man, beteja që i dha jetë një legjende.
Një tutor i zënë ngushtë prej parave mbeshtetet në aftësitë e tij si ish detektiv për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me prostitutat e tij të zhdukura...
Pas luftës në Hong Kong, mjeshtri legjendar i Wing Chung Ip Man vepron edhe njëherë, kur sfidat qe fillojnë si të thjeshta mes rivalëve të stilit kung fu, e tërheqin atë në botën e krimit dhe të rrezikshëm të Triadës. Perveç nderit qe duhet te mbroj, duhet të mbroj edhe jetën e tij, dhe nuk i mbetet asnjë zgjidhje tjetër përveçse të luftoj deri në fund.
Një burrë që drejton një dyqan pengjesh me një të kaluar të ashpër ngatërrohet me disa trafikantë droge dhe organesh, me shpresën për të shpëtuar një vajzë e cila është mikesha e vetme që ka...
Në të ardhmen, qeveria japoneze rrëmben një klasë me nxënës të klasës së nëntë dhe i detyron të vrasin njeri tjetrin duke fituar dhe mbijetuar vetëm një në fund...
Një lojtar bejsbolli pasi përfshihet në manipulimet e basteve bie viktimë e një kurthi që i bëhet kreut te organizatës së manipulimit të ndeshjeve. Pas kësaj ai pranohet në një organizatë kriminale huash, në të cilën bëhet pjesë e luftës midis klaneve brenda saj.
Është një nga kohërat më të errëta në Kinë. Batalionet të Liangut dhe Ueit përplasen në një masakër që zgjat nga agimi në muzg. Vetëm dy burra mbeten gjallë, një ushtar i rekrutuar me detyrim, i cili ekspert për të luajtur rolin e të vdekurit dhe një gjeneral armik i plagosur. Shansi i madh i ushtarit për të fituar lirinë, vjen kur ai përleshet me gjeneralin armik të plagosur dhe e rrëmben atë, duke synuar të kërkojë meritën për kapjen...
Një shpirt i një dhelpre antike niset në një mision diabolik për t'u bërë njeri pasi arratiset nga një burg akulli. Ajo zotëron trupin e një princeshe që kërkon dashurinë e një roje fisnik teksa mbretëria e saj po shkrumbohet...
Një virus përhapet në Taipei dhe forcat S.W.A.T. nisin evakuimin e zonës. Por në Ximending policia has kundërshtimin e Banditëve lokalë. Të dyja palët duhet të bashkëpunojnë për të shpëtuar nga sulmet e zombiëve.
Kur një terrorist i specializuar për eksplozivë merr peng një tunel të nëndheshëm, ai kërcënon se do të vrasë pengjet nëse nuk i plotësohen kërkesat...
Një histori për dashurinë mes një babai me probleme mendore dhe vajzës së tij të adhurueshme.
I akuzuar për vrasje dhe përdhunim, shtëpia e babait të saj është burgu.
Në Bangkok, Kham i ri u ngrit nga babai i tij në xhungël me elefantët si anëtarë të familjes së tyre. Kur elefanti i tij i vjetër dhe Kern fëmija janë vjedhur nga kriminelët, Kham e kupton se kafshët janë dërguar në Sidnei. Ai udhëton në Australi, ku e vendos elefantin foshnje në një restorant në pronësi të së keqes Madame Rose, kreu i një mafie ndërkombëtare Thai. Me mbështetjen e rreshterit efikas gjerman, Mark, i cili ishte i përfshirë në një komplot, Kham lufton për të shpëtuar kafshën nga mafiozët.
Xhon, është një ish oficer policie, zbulon se vëllai i tij të cilin nuk e kishte parë prej 29 vjetësh Yeang, është një kriminel i kërkuar nga policia. Kur vajza e Yeang, Champi merret peng nga disa mafiozë të cilët punojnë që të prodhojnë një virus të detajuar të lisë, dy vëllezërit do të bashkojnë forcat e tyre për ta shpëtuar atë...