I shantazhuar përsëri në arenë nga një bos i pamëshirshëm i krimit, një ish-legjendë e luftimeve nëntokësore duhet të mbijetojë disa ndeshjeve të egra, ku nëse humbë vetëm një luftë … do të thotë ka humbur të gjitha.
Duke pasur ndërmend të tërhiqet, një shpërndarës droge i suksesshëm realizon një shpërndarje të fundit, ndërkohë që përballet me kundërshtarët e tij dhe policinë.
Pas vrasjes së një oficeri, shefi i rajonit policor e ka të vështirë të luftojë krimin e organizuar dhe të zbardhë vrasjen, për shkak të mungesës së stafit. Ndërkohë bandat gangstere të zonës përfshihen në konflikte të brendshme, që sa vijnë e përkeqësohen.
Pas epidemisë Zika që ndodh në Malajzi, grupi i paligjshëm 'Informuesit' së bashku me një polic nga Hong Kongu, përpiqen të zbulojnë konspiracionin dhe krimet e kompanisë farmaceutike Amanah.
Një film fantazie që bazohet në një legjendë të vjetër kineze për një Herbalist i cili bie në dashuri me një gjarpër të bardhë të maskuar si një grua...
Kur ish-ushtari u bë mercenar, ai mëson për vrasjen e shokut të tij më të mirë dhe nis një mision për të zbuluar se çfarë ndodhi. Ajo që zbulon është një konspiracion i lig dhe ai vendos për eliminimin e atyre që janë përgjegjës.
Bob Parri (zoti Fantastik) dhe bashkëshortja e tij, Helena (Elastika), detyrohen të tërhiqen dhe të bëjnë një jetë të thjeshtë bashkë me tre fëmijët e tyre. I etur për t’iu kthyer jetës së dikurshme, Bobi shfrytëzon mundësinë që i jepet nga një komunikim misterioz. Por, shumë shpejt do të zbulojë se familja e tij dhe gjithë bota është në rrezik nga shkatërrimi total...
Para se të tërhiqet nga bota e vjedhjes, hajduti veteran Kith Riplej dëshiron të mbarojë edhe një punë të fundit, në mënyrë që t’i paguajë borxhin mafias ruse. Këtu, rrugët e tij kryqëzohen me mashtruesin profesionist Gabriel Martin, por gjërat nuk janë ashtu si duken...
Në vitin 2033, një vajzë e re e bllokuar në një jetimore misterioze, udhëton pas në kohë për të gjetur prindërit e saj dhe për të ndryshuar të kaluarën e saj.
Pas një epidemie globale të pazakontë, shumica e njerëzimit kthehet në "Të Infektuar" të dhunshëm. Një njeri me aftësinë për të folur gjuhën e re të të Infektuarve, i udhëheq të mbijetuarit e fundit në një gjueti për Pacientin Zero dhe një kurë.
Kur Universi vendos se çfarë dëshiron, është e kotë të rezistosh. Kur jeta e familjes së tij vihet në rrezik, Xhosef Stedman bëhet subjekt i testit të gatshëm të një shkencëtari maniak në një betejë që mund të shpëtojë botën, ose ta shkatërrojë plotësisht atë.
Rik Reinford ka ngecur në një ishull të braktisur bashkë me shoqëruesen e tij, Anën. Teksa përpiqen të shpëtojnë një të mbijetuar tjetër të plagosur, ata e gjejnë veten të përndjekur nga Zarofi, një ish- agjent i KGB-së, dhe miku i tij, Ivani. Riku dhe Ana duhet t'i harrojnë ndryshimet mes njëri- tjetrin në mënyrë që të punojnë së bashku për të mposhtur Zarofin dhe kurthet e tij.
Në një të ardhme jo të largët teknologjia do jetë e shpërndarë dhe do kontrollojë çdo aspekt të jetës. Por a do arrijë në atë pikë sa të kontrollojë dhe vullnetin e lirë njerëzor?
Historia e vërtetë e Tami Oldham dhe Riçard Sharpit, të cilët po lundronin krejt të vetëm në oqean, gjatë një prej uraganeve më katastrofike në histori. Pas stuhisë, Tami e gjen Riçardin të lënduar rëndë dhe jahtin e tyre, të shkatërruar. Ajo duhet të gjejë forcën dhe vendosmërinë për të shpëtuar.
Çarli Kenton, një boksier i dështuar i cili e humbi mundësinë e tij për të fituar titullin kur robotë prej çeliku 907 kilogramë dhe 2,4 metra të gjatë pushtuan ringun. Tani asgjë më tepër se një promotor i vogël, Çarli fiton mjaftueshëm për të bërë bashkë robotë të shkatërruar dhe t’i fusë nëpër ndeshje të nëndheshme boksi. “Çeliku i Vërtetë” fillon kur Çarli kap fundin. Ai pa dëshirë bashkohet me djalin e tij të panjohur prej vitesh për të ndërtuar dhe stërvitur një konkurrent për në kampionat. Ndërsa rreziqet rriten në arenën brutale, Çarli dhe Maksi, kundër gjithë shanseve, fitojnë një mundësi të fundit për të ngritur kokë.
Një detektiv fillestar, i biri i një policit të vdekur me turp, punon për të zgjidhur rastin e tij të parë të madh nën syrin vigjilent të një vrasësi të ngjashëm me fantazmë.
Një oficer policie, i cili është transferuar në policinë e Marsejës ngarkohet me detyrën e kapjes së grupit të hajdutëve italianë, të cilët ngasin Ferrarin e fuqishëm me mbesën e madhe të Daniel, një shoferi të tmerrshëm, i cili merr taksinë e bardhë legjendare.
Dy ish operativë paraushtarak, Xhoni dhe shoku i tij detektiv Piter, kontrollojnë Bangkokun për të gjetur vrasësin e vajzës së bukur të Xhonit, Angel – Duke bërë masakër dhe duke shpaguar qytetin.
Pak nga pasardhësit e tyre janë bërë vrasës të pamëshirshëm mercenar, "Ujqërit e Aresit". Ljutobor, është një ushtar me një detyrë të vështirë në dorë. Ai përfshihet në konflikte të brendshme dhe fillon një udhëtim të rrezikshëm për të shpëtuar familjen e tij.