Detektiv Shivanshit i është ngarkuar detyra të kapë Virin, njeriun që fshihet pas vrasjeve të policëve në qytet. Eventualisht, të dy kanë një armik të përbashkët por i ndan diçka jo e vogël, ligji.
Në vitin 2029, një skuadër speciale e policisë lufton një grup terrorist që kundërshton ribashkimin e dy shteteve koreane. Por, pas kësaj lufte, qëndrojnë intriga dhe të fshehta pa fund...
Ito, një vrasës me pagesë, pjesë e Triadës aziatike, gjendet në luftë mes bandës së tij dhe dëshirës për të shpëtuar një vajzë të vogël nga vdekja e pamëshirshme.
Duke u përpjekur të kontrollojë qytetin, kryetari i bashkisë i hap derën Mafies Ruse.Shumë shpejt ai kupton që ata nuk kanë të ndjekur rregullat e tij.Për të zgjidhur problemin ai pranon bashkëpunimin me Kartelin Meksikan. Kur Mafia Ruse e kupton këtë gjë, rrëmbejnë vajzën e kryetarit të bashkisë, aty nis dhe loja më e rrezikshme.
Audri dhe Morgana janë shoqe të ngushta, të cilat përfshihen pa dashje në një konspiracion ndërkombëtar, kur njëra prej tyre zbulon që i dashuri i saj që e ka lënë atë, në të vërtetë ishte spiun.
Detektivët Çin Fong dhe Tang Ren shkojnë në Nju Jork për të marr pjesë në Garën Botërore të Detektivëve. Ata duhet të kapin vrasësin serial për të fituar çminim e madh dhe vendin e parë si detektivët më të mirë.
Shtetet e bashkuara punesojne Geri Lejn te shetise gjithe boten qe te gjeje nje kure qe te ndaloje epidemine Zombi qe ka prekur gjith boten dhe qe rrezikon shfarrosjen e njerezimit...
Në Jetën e Përtejme një rojtar do ndihmojë një shpirt të humbur gjatë gjyqeve të tij, ndërsa dy ndihmësit e tij të tjerë ndihmojnë një ish-rojtar në tokë, duke zbuluar kështu dhe të vërtetën e historisë së tyre mijëra vjeçare.
Në shtratin e vdekjes, mbreti në fuqi shpall si trashëgimtar të fronit një person që nuk e pristeasnjë njeri.Mbreti i ri i Semigalisë, duhet të gjej forcën përtë bashkuar fiset e mbretërisë, kundër kryqëzatave të dhunshme që rrezikojnë lirinë e tyre.
Filmi është i vendosur në të ardhmen e afërt, në Los Anxhelesin e shkatërruar nga trazirat, ku një infermiere drejton Hotelin Artemis, një dhomë urgjence sekrete për kriminelë.
Ajo që dukej si një ide e lehtë për një inxhinier për të fituar miliona dollarë, bën që ai të arratiset dhe të mundohet të kuptojë përse është duke u ndjekur.
Duke i shpëtuar vdekjes nga një vrasës serial famëkeq, Gjesa Dikson zgjohet nga koma për të mësuar se babai i saj ka kryer vetëvrasje.Dyshuese, ajo heton vetëvrasjen e dyshimtë dhe zbulon një konspiracion të errët të korporatave që përfshin policinë dhe vrasësin psikik që pothuajse i mori jetën.
Në vitin 1847, një ushtar irlandez pasi kthehet nga lufta gjen nënën e tij të vdekur nga uria dhe vëllanë të vrarë nga britanikët. Ai bën çdo gjë që të hakmerret...
Gjerat nuk duken ashtu siç janë për banoret e Koloradës, ku në mesin e tyre gjinden dy përbindësh vdekjeprurës dhe shansi për të mbijetuar është shumë i vogël...
Teksa transportojnë një të plagosur në spital, dy mjekë gjejnë një milion dollarë të fshehura në trupin e tij. Kur i plagosuri vdes, ata vendosin t’i mbajnë paratë, duke i hapur vetes një mal me probleme.
Një vajzë e vetme në një djerrinë pas apokaliptike e gjen veten të gjurmuar nga plaçkitës që duan ta bëjnë pjesë të minierës së tyre të përleshjeve për argëtim dhe përfitim.
Ndërkohë që Skot Lang përpiqet të gjej balancën midis të qenit një baba dhe një superhero, Houp Van Dajn dhe Doktor Hank Pim sjellin një mision urgjent, në të cilin Ant-Man duhet të bashkëpunoj me Grerëzën, për të zbuluar sekrete nga e shkuara e tyre.