Pas vdekjes së tre fëmijëve që supozohet të jenë vrarë nga ujqërit, nëna e një djaloshi gjashtë vjeçar të humbur punëson shkrimtarin Rasëll Kor për të gjetur djaloshin në vendin e egër të Alaskës.
Udhëheqësi sfidues Moisiu ngrihet kundër Faraonit egjiptian Ramses, duke vendosur 600.000 skllevër në një udhëtim monumental të ikjes nga Egjipti për t'i dhënë fund ciklit të tmerrshëm të vuajtjeve dhe mjerimit të tyre.
Një studente e pafajshme universiteti dërgohet në një burg në xhungël.
Ajo aty duhet të luftojë për jetën e saj kundër një gardianeje të ligë,
të burgosurve të çmendur dhe eksperimenteve me makinerinë e torturës.
Shoqëria sekrete e Zambakut të Kuq është e vendosur të rrëzojë Perandorin e keq Mançu. Një nga Guvernatorët e tij dërgohet në një mision për të marr listën e anëtarëve të Shoqërisë sekrete. Ndërkohë, Fong Sai-Yuk, një praktikant kung-fu-je, bie në dashuri me vajzën e një tregtari të pasur. I ati i saj, që të shtojë influencën e tij në qytet, vendos t'ia jap vajzën për nuse fituesit të një konkursi kung fu-je...
Një këngëtare opere me famë botërore, bëhet pjesë e një grupi të marrë peng kur ftohet të performojë për një industrialist të pasur në Amerikën Jugore.
Një i ri gjimnazist mund të shohë fantazma si dhe shpirtra të këqij. Një korrëse shpirtrash i transferon pa dashur fuqitë e saj dhe ai e gjen veten duke luftuar shpirtrat që e ndjekin dhe nga e kaluara...
Një veri-perëndim të Paqësorit, Red Miler dhe Mendi Blum bënin një jetë të lumtur dhe të qetë. Kur parajsa e tyre tokësore shkatërrohet egërsisht nga prijësi sadist i një sekti, Red nis rrugëtimin e tij drejt gjakakmarrjes.
Dy marina amerikan janë në Luftën e Dytë Botërore të cilit janë caktuar për të mbrojtur një marinar të Navajo, që duhet përdorur gjuhen e ti si një radio Cypher të pathyeshme.
Një burrë u rrit sikur të ishte një qen, arratiset nga pronari i tij për të filluar një jete të re, por ky i fundit e kërkon për ta shfrytëzuar ne dyluftime vdekjeprurëse pasi arti i tij marciale është i pamposhtshëm kur lirohet nga qaforja.
E bukura dhe paqësorja Ema bëhet dëshmitare e një vrasjeje të egër. Gjashtë burra të dhunshëm vrasin një polic me gjakftohtësi. Për ta hequr qafe, ata e ndjekin Emën si kafshë në Karoon e shkretuar. Duket pre e lehtë. Por jeta është plot me surpriza...
Pasi një terrorist i tmerrshem merr peng mbesën e tij në një ndeshje futbolli, një ish-ushtar me aftësi të jashtëzakonshme nis një luftë personale për ta shpëtuar atë dhe për të shmangur shkatërrimin në masë.
Pas vrasjes së kolegut të tij Tom Loun dhe familjes së tij nga vrasësi i rrezikshëm Rog, agjenti i FBI-së Xhak Kroford betohet të hakmerret, pasi ndihet fajtor pas asaj që ndodhi. Do t’ia dali ta zbulojë pas një gjakderdhje të madhe midis Triadës kineze dhe Jakuzës japoneze. Por kur xhaku dhe Rogu do të përballet bashkë, një e vërtetë nga e kaluara do të zbulohet.
Gjatë një aventure në botën e krimit, Han Solo njihet me bashkë-pilotin e tij të ardhshëm, Çubakan. Gjatë rrugës së tij takohet papritur me Lando Kalrisian, para se të bashkohet me Rebelimin.
Lufta e drogës në kufirin e SHBA-së dhe Meksikës ka përshkallëzuar, pasi aleancat kanë filluar trafikimin e njerëzve në të gjithë kufirin amerikan. Për të fituar luftën e hapur, agjenti federal, Met Grejvër ribashkohet me Alejandron energjik.
Miqësia me një robot sekret, e kthen jetën e një vajze të vetmuar në një aventurë mahnitëse. Të dy do të përballenme njerëz të këqij, robotë të ligj dhe me një armik të rrezikshëm.
Ngjarja vendoset në vitin 2245, kur Dielli i Tokës rrezikon të shuajë krejt njerëzimin. 5 mercenarë udhëtojnë drejt një planeti të panjohur, në kërkim të një minerali të rrallë, që mund të zëvendësojë Diellin.
Një ekspert sigurimi duhet të futet brenda një qiellgërvishtësish që ka marrë flakë, 225 kate të lartë, për të shpëtuar familjen e tij që është e bllokuar brenda nga kriminelët.
Të etur për aventurë, një grup eksploruesish nisen drejt një liqeni të qetë në Mejn, që është vendi i një sekreti vdekjeprurës. Fatkeqësisht, shumë shpejt zbulojnë se nuk janë vetëm. Tashmë, do t’u duhet të luftojnë me një grabitqar gjigant dhe të uritur...
Kur vullkani i fjetur i ishullit fillon të riaktivizohet, Owen dhe Claire zhvillojnë një fushatë për shpëtimin e dinosaurve të mbetur nga kjo ngjarje që do të çojë në zhdukjen e tyre.