Në kërkim të aventurës Australiane, një çift amerikan do të përballen me botën e egër siç ata nuk do e kishin marrë kurrë me mend. Një propozim martese mbetet në Australi.
Një grup prej dy burrash dhe një grua planifikojnë grabitjen e shekullit para se një sinjal i transmetuar nga qeveria të zhdukë përgjithmonë aktet kriminale.
Fundjava e një vajze të vogël në shtëpinë pranë liqenit me babanë e saj merr një kthesë të tmerrshme kur në duart e saj bie një objekt që kërkohej nga një grup kriminelësh të arratisur nga burgu.
Një kimist dhe një ish agjent i FBI-së drejtojnë kundërpërgjigjen ndaj një sulmi të një grupi ish marinsash amerikan të udhëhequr nga një ndër gjeneralët më të mirë, të cilët kërcënojnë qeverinë amerikane me një sulm me gaz sarin ndaj qytetit të San Franciskos.
Pipa fillon karrierën e saj si një agjente policie përkrah mentorit të saj, detektivit të diskutueshëm Francisco Juánez. Së bashku ata duhet të zgjidhin vrasjen e dhunshme të një vajze 19 vjeçare.
Një komandant i forcave speciale, e udhëheq skuadrën e tij në një mision në xhunglën Nigeriane, për të shpëtuar një doktoreshë, e cila do t’i bashkohet skuadrës vetëm nëse ata bien dakord të shpëtojnë bashkë me të edhe 70 refugjatë.
Një ish-mashtrues i vuajtur dhe bashkëpunëtori i tij i paparashikueshëm gënjejnë gra sipërfaqësore dhe bashkëshortët e tyre më të plakur në Los Anxhelosin egoist.
Tre vjet pasi dëshmon vrasjen e të fejuarës së tij, Sam qëndron i arratisur duke ruajtur veten e tij deri sa sheh në kinema Pariziene një aktore që i ngjan shumë dashurisë së tij të vdekur. Përfundimisht gjen të vërtetën për të fejuarën e tij.
Një vullkan që qëndronte i heshtur, shpërthen papritur duke shkaktuar dëme të mëdha në Korenë e
Jugut dhe në Korenë e Veriut. Një profesor universiteti, harton një plan të çmendur për të frenuar
shpërthimet e mëtejshme.
Agjenti 007 është i plagosur në krenarinë e tij, pasi është tradhtuar nga Vesper, gruaja që dashuronte. Misioni i tij i ri fillon me detyrën e re për Bondin që të mos bënte asnjë hakmarrje personale. Pasi zbulon se një organizatë sekrete kishte kapur Vesper, e që një llogari bankare i përket një agjenti M16 të korruptuar në Haiti, Bond falë edhe ndihmës së Kamilës, një grua e etur për hakmarrje, njihet me Dominik Grin një biznesmen që bën pjesë në organizatë. Bond zbulon që Grini është duke punuar për të marr kontrollin e një prej burimeve natyrore më të rëndësishme në botë dhe për ta arritur këtë është gati të bëjë gjithçka. Mes mashtrimeve dhe tradhtive, Bond, me ndihmën e disa miqve të vjetër duhet të zbulojë burrin që shkaktoi tradhtinë e Vesper dhe të ndalojë planin e Grinit.
Një doktor, i marrë me sy të keq, dhe familja e tij mbahen peng në shtëpinë e tyre, nga dy kriminelë në arrati. Por një grabitje e shkuar jo sipas parashikimeve i detyron ata të kërkojnë ndihmë mjekësore të menjëhershme.
Një studente e shkëlqyer në një shkollë Katolike ka frikë për familjen e saj kur një murgeshë dhe mësuese e re në kampus
nuk është siç duket dhe është e fiksuar fizikisht pas vëllait të saj...
Kur ndalesa rutinë e një makine, rezulton në vdekjen e pashpjegueshme dhe mizore të kolegut të saj polic, Reneja është e vetmja që arrin të shikojë pamjet e incidentit. Ndërsa sulmet ndaj policëve shtohen, ajo përpiqet të kuptojë forcën e mbinatyrshme që qëndron pas tyre.
Një djalosh i ri pakistanez është në kërkim të suksesit në Wall Street. Ai e gjen veten të përfshirë në një konflikt mes Ëndrrës së tij Amerikane, një krize pengjesh dhe një thirrjeje të fortë nga atdheu i tij.
Një djalë i ri, anëtar i një bande që vjedh makina në Beograd, e vë veten dhe familjen para rrezikut kur rruga e tij ndeshet me atë të një lideri mafioz që punon për shefin e policisë.
Pas vdekjes së parakohshme të nënës së tij, një i ri fillon të shoqërohet me fqinjën e tij karizmatike
dhe përfshihet në botën e varësisë dhe dhunës. Njëkohësisht kjo lloj epidemie pushton dhe qytetin e tyre të vogël
Historia e një të riu guximtar, i cili ngrihet kundër padrejtësisë, dhunës dhe abuzimit ndaj grave, në një vend, ku ngacmimet seksuale dhe përdhunimet janë pjesë e përditshmërisë.
Jetët e katër miqve të ngushtë të fëmijërisë, të cilët dëshirojnë të bëhen gangsterë, dalin jashtë kontrollit kur vjedhin një dërgesë kokaine. Ata nxitin një luftë të vërtetë që do të përfshijë ata, baronët e drogës në Evropë dhe një kartel të pamëshirshëm Kolumbian.