Kur Keti dhe Greg Karlail ftuan vajzën e braktisur të tij të jetonte me ta, s'e kishin idenë se po ftonin xhelozinë, dhunën dhe mashtrimin në shtëpi, për të shkatërruar jetën e tyre të përsosur.
Vrasësi me pagesë Kërti Çërç punësohet për të rrëzuar një bandë trafikantësh tajlandezë të prostitucionit nga një baba, vajza e të cilit u rrëmbye dhe u vra nga kjo bandë. Me ndihmën e një trafikanti të pamëshirshëm armësh, Çërçi i gjen burrat të cilët është punësuar për të vrarë. Por çka fillon si një punë me pagesë kthehet në një luftë të drejtpërdrejt me bandën, dhe Çërçi e gjen veten midis botës së korruptuar që e rrethon dhe së vërtetës që fshihet mbrapa njeriut që e punësoi.
Uilli beson se gruaja e tij Rosalinda është e pafajshme në vdekjen e djalit të tyre, por në kërkim të së vërtetës ai zbulon të vërtetën e hidhur që lidhet me të shkuarën e saj në një krim tjetër të pazgjidhur.
Kur një i moshuar i pasur vdes dhe i lë të gjithë pasurinë kujdestares së tij, ajo përfshihet në një rrjetë mashtrimesh dhe vrasjesh. Për të mbijetuar, asaj do t'i duhet të dyshojë te qëllimet e gjithkujt, përfshirë këtu edhe te njerëzit e saj më të afërt.
Një ish i burgosur del me liri me kush nga burgu dhe takohet me shoqërinë e vjetër për të gjetur një thesar që kishin vjedhur. Ndërkohë një sherif i vjetër dhe një kartel droge i ndjekin ata hap pas hapi për të mbyllur çështjen e nisur vite më parë.
Kur një femër misterioze josh Domenikun drejt një bote të krimit e tradhëtisë ndaj njerëzve të tij më të afërt, skuadra do të përballet me sfida që do t’i testojnë ata si kurrë më pare.
Një grua e martuar ambicioze bie pre e tundimit të një mashkulli te pasur i cili e çon atë drejt tradhtisë dhe shthurjes. Vendimet e gabuara do e ndjekin atë përgjithmonë duke rezultuar në humbje të bashkëshortit dhe shëndetit të saj.
Një ish-agjent i M16 detyrohet të rikthehet në botën e spiunazhit dhe angazhohet për të zbuluar të vërtetat tronditëse të operacioneve që janë kryer nga shërbimet sekrete.
Një peshkaqen i bardhë, në mënyrë të pamëshirshme, ndjek tre kanoe në një ishull të sapo zbuluar. Ndërsa ata presin që të vijnë t’i ndihmojnë, baticat fillojnë të ngrihen, duke i detyruar ata të lëvizin drejt ujërave vdekjeprurëse. Tani gara është hapur, dhe peshkaqeni kërcënon jetët e tyre ndërsa ata mundohen të kthehen në tokë.
Rainerit i është dhënë detyra të mësojë nxënësit e tij për gjendjen autokratike gjatë një projekti një javor. I preferuar në mesin e fëmijëve, Raineir vendos t'i lërë studentët e tij të drejtojnë me temën dhe ai u kërkon atyre të ndërtojnë autokracinë e tyre. Sidoqoftë, kur fëmijët fillojnë të formojnë një grupim shumë të ngjashëm me Gjermaninë naziste, Raineri dhe mësuesit e tjerë bëhen të pashembullt dhe të pasigurt se çfarë të bëjnë.
Kur detektivja Salazar përpiqet të zgjidh një çështje që ka përndjekur për vite me radhë qytetin dhe familjen e saj, ajo zbulon të fshehta të errëta që vënë në rrezik njerëzit pranë saj.
Një çift i ri në Australinë tropikale merren peng nga tre kriminelë të cilët kanë me vete një kuti misterioze. Ata duhet të mbështeten tek guximi dhe dinakëria e tyre për të mbijetuar ndërkohë që një ciklon i madh afrohet.
Brian O’Korner është ne lufte me ligjin pasi e lejoi liderin e grupit kriminal te arratisej. Për te shmangur pasojat ai duhet te punoje me një koleg te vjetër dhe te ndihmoje policinë te arrestojnë një shpërndare droge.
Një polic nën mbulim infiltrohet në një nënkulturë të fshehur të Los Anxhelos, Garat e Rrugëve për të arrestuar një grup grabitësish. Shpejt besnikëria e tij ndaj ligjit do të vihet në dyshim pasi shokët e tij bëhen te dyshuarit kryesorë.
Gjatë një udhëtimi interatlantik nga Nju Jorku për në Londër, përgjegjësi i sigurisë së aeroplanit, Bill Marks (Liam Neeson) merr disa mesazhe kërcënuese në telefonin e tij. Dërguesi i panjohur i kërkon Marksit të kërkojë nga qeveria që të transferohen 150 milion dollarë në një numër llogarie të fshehtë.
Një gjahtar me metoda të përmirësuara të gjahut, e jeton jetën e tij i izoluar në një strehë që mbron kafshët e egra, përfshihet në një lojë vdekjeprurëse mes maces dhe miut, ku ai dhe Sherifja e zonës vendosin të ndjekin një vrasës të egër i cili mund të ketë marrë peng vajzën e tij vite më parë.