Edward kërkon për familjen biologjike në Portugali. Ai gjen një vilë dhe ribashkohet me nënën dhe binjakun e humbur prej kohësh. Por e kaluara e tyre e përbashkët mban një sekret të errët që do të ndryshojë përgjithmonë kuptimin e tij për identitetin dhe origjinën.
Një çift i ri detyrohet të largohet nga stacioni i tyre misionar i krishterë në shkretëtirën Kalahari pasi kërcënohet me vdekje nga një bandë militante ekstremiste. Pas rrëzimit të avionit, ata duhet të luftojnë njerëzit dhe kafshët për jetën e tyre.
Annika dhe Caro, përfshihen në një rrjetë ngjarjesh të paparashikueshme, pas një nate jashtë në qytet. Për t'iu larguar së bashku policisë dhe trafikantëve të drogës, ato përballen me përplasjen e dy botëve.
Një njësi e forcave speciale të ushtrisë amerikane zihet në pritë gjatë një misioni për të shpëtuar një aset të inteligjencës dhe e vetmja shpresë e tyre e mbetur qëndron tek një operator droni i largët i Forcave Ajrore që i ndihmon ata gjatë një beteje brutale 48-orëshe për mbijetesë.
Akoma e trazuar nga e shkuara e saj, një grua do të përjetojë një makth, të cilin nuk e priste kurrë, në të cilin përfshihen trafikantë droge dhe peshkaqenë.
Jaime i vjen keq për ndarjen me të dashurën e saj, ndërsa Marian duhet të relaksohet. Në kërkim të një fillimi të ri, ato nisin një udhëtim të papritur rrugor për në Tallahassee. Gjërat shpejt shkojnë keq kur ata ngatërrohen me një grup kriminelësh të paaftë.
Jess, një nënë dhe infermiere e ndarë, shpërngulet me vajzën dhe djalin e saj të vogël Owen përsëri në shtëpinë e saj të vjetër në fermë. Menjëherë pas vendosjes aty, Owen kafshohet nga qeni, duke rezultuar në një infeksion misterioz nga kafshimi.
Biznesmeni David Mann gjatë udhëtimit të tij, zemëron shoferin e një cisternë të ndryshkur ndërsa kalonte shkretëtirën e Kalifornisë. Një udhëtim i thjeshtë bëhet vdekjeprurës, pasi Mann lufton të qëndrojë në rrugë, ndërsa kamioni cisternë luan si macja me miun me jetën e tij.
Duke u përpjekur t’ia nisë nga e para, Adam Evans, kërkon shpengimin ndërsa kthehet në lagjen e tij të vjetër për të pushuar demonët e tij, ndërsa vëllai i njeriut që vrau kërkon hakmarrje.
Një autore e izoluar që shkruan romane spiunazhi për një agjent sekret dhe një sindikatë globale spiunazhi, kupton se komploti në librin të ri që ajo po shkruan po fillon të pasqyrojë ngjarje të botës reale, në kohë reale.
Pasi njihet sërish me një shok fëmijërie, Stebbi i bashkohet botës së tregtisë së drogës për të shlyer borxhin e tij. Frymëzuar nga ngjarjet e vërteta.
Pasi një provë eksperimentale e drogës shkon keq, subjektet e testimit përballen me një efekt anësor të tmerrshëm: nëse bie në gjumë, vdes. Të bllokuar në një strukturë të izoluar, pason paniku ndërsa përpiqen të arratisen dhe disi të qëndrojnë zgjuar.
Friga, e cila përpiqet të balancojë punën e saj të rrezikshme si menaxhere sigurie në minierën e Kirunavarës me jetën e saj familjare, duhet të luftojë për jetën e saj dhe të njerëzve të dashur kur qyteti fillon të shembet në minierë.
Në Epokën e Gurit të Vjetër, një bandë e ndryshme njerëzish të hershëm
bashkohen në kërkim të një toke të re. Por kur ata dyshojnë se një qenie keqdashëse,
mistike po i gjuan, klani detyrohet të përballet me një rrezik që nuk e kishin imagjinuar kurrë.
Një avokate e mbrojtjes penale duhet të zgjedhë midis familjes, detyrës dhe dëshirave të saj të rrezikshme, kur merr përsipër çështjen e një artisti të akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij.
Cash po përpiqet të jetojë një jetë të ndershme dhe të qetë, por kur ‘’Macja e Madhe’’ e detyron të kthehet në shërbimet e saj, ai tregohet i aftë për çdo gjë për të mbrojtur qytetin dhe të vetmen familje që i ka mbetur.
Disa terroristë kanë rrëmbyer Avionin Presidencial, dhe është detyra e një agjenteje fillestare të Shërbimit Sekret, për të shpëtuar Presidentin e SHBA-ve.
Pas tërmetit të vitit 1988 që shkatërroi një pjesë të madhe të Armenisë veriore, dy individë që i bashkon një lidhje tragjike, përfundojnë në të njëjtën skuadër shpëtimi.
Pasi vritet klienti i një ish të burgosuri që punon si mekanik dhe taksist, atij i duhet të arratiset, sepse fajësohet për vrasjen e klientit, i cili mbante informacion sekret dhe ky informacion kërkohet nga Shërbimi Sekret Kombëtar Korean.