Ngjarjet vendosen në Kaliforni ku pas një tërmeti masiv, një pilot shpëtimi së bashku me ish gruan e tij do të bëjnë një udhëtim të rrezikshëm nga Los Angelos në Kaliforni vetëm e vetëm që të shpëtojnë vajzën e tyre te vetme. Por teksa mendojnë se gjithçka ka marrë fund, kuptojnë se në fakt gjithçka sapo ka filluar...
Ndërkohë që po planifikon grabitjen më të madhe të jetës, një hajdut bankash bie në dashuri me menaxheren e bankës që vodhi së fundmi. Në përpjekje për të lënë pas jetën e vjetër dhe me FBI-në që po i afrohet nga dita në ditë, ai duhet të zgjedhë midis besnikërisë ndaj shokëve dhe dashurisë që mund ta humbasë përgjithmonë...
Leon, një vrasësi profesionist, merr me sy të mirë Matildën, një vajzë 12-vjeçare pasi familjarët e saj vriten. Leon dhe Matilda formojnë një marrëdhënie të pazakontë, dhe ai i mëson asaj se si të bëhet vrasëse me pagesë.
Novelistja Katerin Tramel futet përsëri në telashe me ligjin dhe policia i kërkon psikologut Dr. Majkëll Glas të vlerësojë gjendjen e saj mendore. Por përsëri, si agjenti Nik Kuran para tij, dr. Glas përfishet në një lojë joshje nga Tramel.
'West Slow' (Perëndimi i Ngadaltë) ndjek një djalë 16-vjeçar në një udhëtim, në Amerikën e shekullit të 19, në kërkim të gruas që do, i shoqëruar nga udhëtar misterioz.
Ky film tregon historinë e Adam Buckley i cili fsheh prova në mënyrë që të hyjë në një vëllazëri të kolegjit, testi përfundimtar është që të vjedh një dyqan gjatë natës, por fatkeqësisht diçka shkon keq dhe Adam e gjen veten duke jetuar një makth pa fund.
Një grup i adoleshente zbulojnë një planet të fshehur të një makine kohe, kur mendojnë edhe ta të ndërtojnë një të tille, por rrethana fillojnë të dalin jashtë kontrollit.
Në Afrikën e Jugut, dy policë do të hetojnë vrasjen e vajzës së një kampioni të botës së regbit. Situata përkeqësohet me zbulimin e një trupi të dytë të një vajze që ka në trup shenjat e ritualeve "Zulu".
Një skuadër elitë shpëtimi udhëton drejt një miniere jashtë tokësore për të shpëtuar Uit Karmajkëll, të mbijetuarin e fundit nga një shpërthim biologjik.
Një vajzë e re pasi kryen marrëdhënie seksuale me një djalë, fillon të përndiqet nga diçka e frikshme. Së bashku me shokët e saj ajo do përpiqet të shpëtojë.
Gjatë një feste në një azil të braktisur ,disa të rinj kryejnë një ritual ekzorcizmi që i çon në tmerre dhe dhunë . Pasi ata bllokohen në ndërtesë, ata përpiqen të zbulojnë të kaluarën e errët në azil për të mbijetuar.
Ky është një thriller i mbinatyrshëm me personazhe kryesore Dagun dhe të fejuarën e tij. Pasi Lori vdes ne nje aksident me makine, Dag shkon të jetojë nështepinë e tij në fermë në perfiferi, por zbulon se nuk eshte kthyer i vetem. Atje njihet me një histori në të kaluarën mbi shtëpinë ku ai jeton, dhe me një sekret që Lori mori me vete në varr. Dag fillon të shoqërohet me një studente, Xhejmi, e cila mundohet ta ndihmoje të ndajë realitetin, nga imazhet e mendjes së tij.
Benxhamin është një pirat kompjuterësh nga Gjermania, atë e ftojnë të bëhet pjesë e një grupi të ri piratësh që do të bëjë emër në skenën botërore. Por gjërat nuk përfundojnë aq mirë sa duken.
Një police vije në kërkim të një vajze adoleshente të cilën e dërgon në botën e ashpër të trafikantëve. Çfarë ndodhe pastaj kur ajo është në një loje të rrezikshme mes vete dhe keqbërëseve...
Disa te burgosur nga e gjithë bota, pasi janë shitur për një shfaqje televizive hidhen ne një ishull për të luftuar me njëri tjetrin deri ne vdekje, kush mbete i fundit fiton lirinë.
Një snajperist i forcave speciale me një shenjëtër të jashtëzakonshme, pasi vret vëllanë e një bosi të drogës dhe bashkohet me Luftëtarët Ujk, duhet të përballet me disa mercenarë të cilët i dërgon bosi i drogës për të marrë hakun e vëllait.
I vendosur në një geto të Parisit në 2010-ën, një polic i infiltruar dhe një ish kriminel përpiqen për t'u infiltruar në një bandë për të çaktivizuar një bombë me neutrone.
Damieni dhe Leito kthehen në Zonën 13 në mision për të vendosur paqen në lagjen e kontrolluar nga 5 bosa të bandave tv ndryshme, para se Shërbimi Sekret të ndërmarri masa drastike ndaj tyre.