Biznesmenia e suksesshme Maria ka arritur gjithçka përveç asaj çfarë do më shumë - të ketë një fëmijë të vetin. Ajo vendos ta zgjidhë problemin vetë dhe nis një udhëtim të dëshpëruar dhe të rrezikshëm me qëllim që të realizojë ëndrrën e saj.
Një burrë mëson një vajzë se si ajo të kthehet në një armë vdekjeprurëse. Kur ajo mbush 18 vjeç, pikas një grup adoleshentësh që vrasin femra dhe këtu nis sezoni i gjuetisë.
"Libri i Zi": Në Holandën e pushtuar nga Nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, një këngëtare çifute infiltrohet në zyrat Gjermane në ndihmë të Rezistencës, por gjërat nuk shkojnë siç duhet
Frank një turist i zakonshëm qe shkon ne Itali ne pushime për te shëruar një zemër e ti të thyer, pa pritmas takohet me Elisen një grua e jashtëzakonshme qe kalon me qellim ne rrugën e tij.
Kur Semi rimerr vetëdijen e tij diku, ai nuk e di si arriti dhe pse ndodhet aty. Ai kërkon vazhdimisht të gjejë se çfarë i ndodhi dhe zbulon se jeta e tij është në rrezik.
Një grup luftëtarësh veteranë të luftës së Irakut kërkojnë të pastrojnë emrin e tyre në ushtrinë e amerikane, e cila dyshon që ato kanë kryer një krim kur në të vërtetë se kanë kryer.
Vëllezërit Samuel dhe Beket Emerson me zor po mbijetojnë. Babai i tyre luan bixhoz dhe pi alkool. Beket zbulon një mundësi për të bërë para që të shlyejë borxhet e babait të tij. Kur plani i tij dështon familja duhet të vendosi të ndryshojë mënyrën e jetesës ose të paguajë me jetë.
Një film triler me spiunazh dhe nuk është kurrë e qartë na cila anë janë të mirët. Koleta arrestohet nga një agjent pasi që është një anëtare e dyshuar e IRA-s dhe shërbimet sekrete britanike do t'i shmangin burgun dhe largësinë nga djali i saj, në shkëmbim të informacioneve.
Dy hajdutë bankash të dale në pension, bien dakord për një punë të fundit. Një fytyrë nga e kaluara e tyre ju vjedh paratë dhe i ndan ato në 7 valixhe, ku secila lihet me një person që ata njohin. Nëse ata marrin valixhen, viktima vdes, nëse ata nuk arrijnë në kohë, viktima vdes, nëse ata ngatërrohen me kurthet, vdesin të gjithë.
Sam Cahill (Tobey Maguire) dhe Tomi Cahill (Jake Gyllenhaal) janë vëllezër. Sami, niset për misionin e tij të katërt në Afganistan, ai është i martuar me të dashurën e tij të shkollës së mesme, Grace (Natalie Portman), me të cilën ka dy vajza. Por shpejt vjen lajmi se helikopteri i Sam është rrëzuar, duke vrarë të gjithë marinsat në bord. Tomi, që sapo ka dalë nga burgu, ka për detyrë të ngushëllojë gruan dhe fëmijët e vëllait të tij, pasi ai nuk po gjendet. Por gjërat ndryshojnë dhe krijohen lidhje të padëshiruara.
"Po sikur": Demetris, një burrë i pavarur bën një jetë normale. Në një çast të caktuar, zgjedhja që ai do të bëjë do ndryshojë gjithçka. Çfarë ndikimi do të ketë ajo për dashurinë dhe miqësinë që ai ka me një qen? Historia në këtë film tregohet nga dy këndvështrime të ndryshme.
Një dramatizim i 20 korrikut të oficerëve Gjermanë një grusht shteti politik vrasje, dhunë tej të dëshpëruar për parandalimin e luftës së Dytë Botërore.
Një familje mbahet peng për strehimin e shënjestre se një sindikate vrasëse gjate Spastrimit, një periudhe 12-orësh gjate te cilës çdo krim është i legjitimuar.