Frank një turist i zakonshëm qe shkon ne Itali ne pushime për te shëruar një zemër e ti të thyer, pa pritmas takohet me Elisen një grua e jashtëzakonshme qe kalon me qellim ne rrugën e tij.
"Po sikur": Demetris, një burrë i pavarur bën një jetë normale. Në një çast të caktuar, zgjedhja që ai do të bëjë do ndryshojë gjithçka. Çfarë ndikimi do të ketë ajo për dashurinë dhe miqësinë që ai ka me një qen? Historia në këtë film tregohet nga dy këndvështrime të ndryshme.
Amelie është një vajzë e pafajshme dhe naive në Paris me sensin e saj të drejtësisë. Ajo vendos të ndihmojë ata përreth saj dhe gjatë rrugës, zbulon dashurinë.
Një vajzë e re, e lindur në shekullin e 20-të, pasi i ndodh një aksident, do të shndërrohet në një person që nuk do të plaket kurrë. Pas shumë vite vetmie ajo takon një mashkull që do i komplikoj gjithë jetën, me të cilën ajo është mësuar tashmë. Ndiqni “Mosha e Adalinës”, një film që përmbys rolet familjare dhe perceptimet e tyre në shoqëri.
Një gjahtar shpërblimesh do të ngarkohet me një detyrë të re, të çuditshme, por interesante për të: duhet të vihet në ndjekje të ish-bashkëshortes së tij Nikol Harli, gazetare, në kërkim nga drejtësia. Kështu, ajo që parashikohej si një ditë e zakonshme pune do të shndërrohet në një aventurë të jashtëzakonshme...
Një maturante shqyrton zhvillimin e ndarjeve klasore në shoqëri, pasi zbulon se ajo është cilësuar, nga shoqet e saj më të bukura, si DUFF – Shoqja e Caktuar si e Shëndosh dhe e Shëmtuar.
Dy të rinj takohen në një tren në Evropë, dhe kalojnë një mbrëmje së bashku në Vjenë. Fatkeqësisht, të dy e dinë se kjo ndoshta do të jetë nata e tyre e vetme së bashku.
Nëntë vjet pas takimit të parë, Xhesi dhe Selina takohen përsëri me njëri-tjetri. Xhesi është martuar dhe ka fëmijë dhe është bërë shkrimtar duke treguar historinë e nëntë viteve më parë....
Xhesi dhe Selina kanë shkuar me pushime në jug të Peloponesit. Por historia e tyre është më e ngarkuar se kaq. Brenda një dite shprehen të gjitha ndjenjat, problemet, vështirësitë dhe situatat e ndryshme me të cilat përballet çdo çift.
Megi Mërdok vuan nga sëmundja e Parkinsonit, dhe dëshiron që të mos lejojë askënd ta bëjë për vete, por takon shpirtin e saj binjak, Xhejmin (Gyllenhaal) i cili është goxha i aftë me femrat dhe shitjet e ilaçeve farmaceutike. Dhe shumë shpejt ata do të gjenden nën ndikimin e drogës më të fuqishme: "dashurisë".
Kler (Xhenifer Lopez), një grua e tradhëtuar nga burri i saj, kalon një natë të nxehtë me një djalë më të ri, Noan, i cili jeton ngjitur me shtëpinë e saj. Por ngjarjet do të marrin një rrjedhë të rrezikshme kur ajo të zbulojë të shkuarën e tij...
Pas disa javësh udhëtimi në Europë, Uilliami e gjen veten në Kopenhagen, vendilindjen e babait të tij. Aty fillon aventura e tij së bashku me një vajzë vendase ku të dy ata zbulojnë dashurinë e vërtetë...
Në një botë të ndarë nga Fraksionet dhe të bazuar në virtyte, Trisi mëson se është "E Ndryshme", dhe s'do të përshtatet me të. Kur ajo zbulon një komplot për të shkatërruar "Të Ndryshmit", Trisi dhe misteriozi Katër duhet të gjejnë se çfarë i bën "Të Ndryshmit" të rrezikshëm para se të jetë tepër vonë.
Ndodh që në jetë mund te këtë dhe gjëra te pashpjegueshme. Ata nuk e dinin psenë e lidhjes se tyre. Kishin një lidhje sa magjike aq dhe pa shpjegim. Sa afër, aq larg ishin, mund ta preknin e ta ndjenin njeri tjetrin. Por a ndodhi mrekullia? A u takuan ata? Shikoni filmin për më tej...
Një biznesmen ambicioz nga Nju Jorki, kërkon një zog të rrallë që do ta ndihmojë atë të mbyllë një marrëveshje me një sheik nga Dubai. Sapo përmbush misionin e tij me të zotin e zogut, ai bie në dashuri me mbesën e tij dhe...
Pesë djemtë të martuar komplotojnë në fshehtësi të ndajnë një apartament në qytet - një vend ku ata mund të kryejnë punët e fshehta dhe të kënaqen me fantazitë e tyre më të thella. Por fantazitë kthehen një makth kur ata zbulojnë kufomën e një gruaje të panjohur në apartament, dhe e kuptojnë se një nga grupi duhet të jenë i përfshirë.
Pasi kryen së një marifet të rrezikshme gjatë një shfaqje ajrore, pilot i Forcave Ajrore të Koresë së Jugut, Tae-hun përjashtohet nga Shqiponjat e Zeza dhe transferohet në një njësi tjetër. Atje miqësohet me pilotët e tjerë dhe bie në dashuri me të bukurën Se-Young. Kur një MiG i Koresë së Veriut...
Një dramë romantike e përqendruar te dy të dashuruar: Tajler prindërit e të cilit janë ndarë pas vetëvrasjes së vëllait të tij dhe Alli e cila bën një jetë të zymtë që pas vrasjes së mamasë përpara syve të saj.
Presioni i famës e ka çuar këngëtaren Noni drejt një fundi të errët. Por, fati e do që ajo të njohë Kazin, një polic të ri i cili e ndihmon atë të gjej kurajën për të ngritur zërin dhe për t’u bërë artistja që ajo do të jetë. Një histori e bukur që ndërthurë dashurinë, pasionin, tradhtinë, etjen për famë e pushtet dhe mbi të gjitha luftën e njeriut për të mbijetuar përball pengesave që hasim në jetë.